18-vjeçarja më e re e familjes Kardashian-Jenner ndodhet në mes të një udhëkryqi. Minutat e para të moshës së pjekurisë e vunë Kylie Jenner përpara një dileme: 10 milion dollarë për një video porno të saj dhe të dashurit, rreperit Tyga.

Përfaqësuesi i kompanisë Vivid Entertainment që prodhon filma për të rritur, Steve Hirsch, u shpreh: "Videoja e Kim Kardashian e ndihmoi atë të krijonte një karrierë, kështuqë do të jetë pozitive edhe për ty".

Kjo ofertë është konkuruar edhe nga kompani të tjera, megjithëse janë shtruar oferta modeste në krahasim me shifrën prej 10 milion dollarësh. Drejtues të kompanive të ndryshme kanë kërkuar që videoja të jetë të paktën 22 minuta e gjatë dhe e kanë siguruar që do të jetë me e klikuar se ajo e Kim Kardashian apo e Paris Hilton.

Kompania Digital Playground i ofroi gjithashtu 18-vjeçares postin e Ambasadores së kësaj firme. Bukuroshja Jenner nuk ka dhënë asnjë përgjigjë në media rreth kësaj, por priten reagime në ditët në vijim.
kylie jenner
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)