-
Bota
I shtypur nga treni, gjendet i vdekur ish-miku dhe besniku i Toto Riinas, 'bosi i bosëve' të Cosa Nostra-s
Salvatore Di Gangi, i konsideruar si një nga besnikët e ish-bosit historik të mafias siçiliane 'Cosa Nostra', Totò Riina-s, i dënuar me 17 vjet për mafia, vdiq në moshën 80-vjeçare i shtypur nga treni. Trupi u gjet midis dy binarëve të tunelit hekurudhor midis stacioneve të Genova Piazza Principe dhe Genova Brignole. Burri dyshohet se u sëmur dhe më pas u përplas nga një tren që kalonte.
29 Nëntor 2021, 13:00 -
Kronikë
Pas hetimit për pastrim të parave të Cosa Nostra-s, SPAK nis hetimin pasuror për Rezart Taçin! Italianët në kërkim të shqiptarit, kontrolle në Milano ku dyshohet se fshihet
Pas hetimeve nga antimafia italiane e SPAK për pastrim parash, ndaj biznesmenit Rezart Taçi SPAK nis edhe verifikimin e pasurisë në Shqipëri. Ndërkohë për llogari të SPAK policia italiane ka bërë kontrolle në Romë e Milano ku dyshohet se qëndron biznesmeni Rezart Taçi.
15 Nëntor 2021, 11:53 -
Kronikë
Dosja e pastrimit të parave të Cosa Nostra-s/ Më 6 tetor 2021 Rezart Taçi foli me bosin e Palermos dhe u bë garant për shumën e 18 mln euro
Dosja e prokurorisë mbi planin e pastrimit përmes Shqipërisë të 18.399.996 eurove, të cilat dyshohet se i përkasin Cosa Nostras, zbulon surpriza të reja. Një nga protagonistët e dosjes që Report TV ka siguruar, është Rezart Taçi, i akuzuar nga SPAK për “pastrim parash” dhe sot i shpallur në kërkim. Prapaskenat e bujshme zbulohen në faqet e dosjes, ku prokuroria e Palermos tregon që Rezart Taçi ka folur direkt në telefon me pronarin e shumës së madhe, Francesco Zummo, 90 vjeç, të cilit gjykatat italiane i kanë konfiskuar një pasuri prej më shumë se 150 milionë euro të konsideruara të prejardhura nga Cosa Nostra.
14 Nëntor 2021, 09:43 -
Kronikë
Rezart Taçi do pastronte paratë e 'Cosa Notra-s', Report Tv siguron dosjen e hetuesve italianë! 18.4 milionë euro ishin depozituar në ‘Alpha Bank’, shqiptari dhe ekonomisti do fitonin 3 mln
Të tjera detaje të forta zbulohen në lidhje me pastrimin e parave të Cosa Nostra-s italiane përmes Shqipërisë, ku ishte i përfshirë edhe ish-biznesmeni shqiptar Rezart Taçi. Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv 18 milionë euro ishin depozituar në dy llogari bankare të hapur pranë ‘Alpha bank’ në Tiranë dhe pastaj duhet të transferoheshin në Hong-Kong dhe Singapor, nëpërmjet një kompanie të Rezart Taçit, por SPAK e ka bllokuar operacionin. Llogaria ishte në emër të Francesco Zummo me shumën 18.399.996 euro. Ndërsa Taçi dhe ekonomisti italian Petruzzella do të fitonin 3 milionë euro nga ky operacion. Shuma vinte nga një bankë në Kantonin zviceran të Ticino.
13 Nëntor 2021, 16:04 -
Kronikë
Përgjimet/ Toto Riina përmendi 'një burrë nga Shqipëria' kur foli për masakrat! Misteri i shqiptarit që po 'mundon' hetuesit italianë! Pjesëmarrës te vrasja e Borsellinos apo masakrës së Chinnici?
Një shqiptar mund të jetë bashkëpunëtori më i ngushtë i Toto Riinës, kreut të mafias italiane Cosa Nostra për dekada, në njërën prej vrasjeve më të rënda mafioze në historinë e Italisë. Ai është ende i paidentifikuar. Mediat italiane kanë publikuar disa përgjime të reja në lidhje me vrasjet mafioze të ndodhura në Palermo në vitet ’80 dhe ’90 të urdhëruara nga kryemafiozi famëkeq Toto Riina.
14 Korrik 2021, 09:36 -
Bota
Vrau Giovanni Falconen dhe qindra të tjerë, ish-bosi mafioz i Cosa Nostra, Brusca: Kërkoj falje, kam krijuar kaq shumë dhimbje dhe trishtim (VIDEO)
Lirimi nga burgu i ish shefit të mafias Giovanni Brusca , besnik i kreut të liderëve të Cosa Nostra, Toto Riina dhe një nga vrasësit e gjykatësit Giovanni Falcone, heroit simbol në luftën kundër krimit në Itali, ka shkaktuar reagime të shumta në Italinë fqinjë. Ku familjarë të viktimave të personave të vrarë nga ai dhe banda që drejtonte kanë shprehur zhgënjimin dhe dhimbjen pas një vendimi të tillë.
2 Qershor 2021, 10:29 -
Operacion i madh anti-drogë në Itali/ Arrestohen 101 persona, mes tyre bosi i drogës që e kishte shpallur veten 'Skënderbe' (VIDEO)
Një operacion i madh anti-drogë i quajtur ‘Skenderbeg’ është zhvilluar në Catania të Italisë, duke çuar në pranga 101 persona, të cilët akuzohen për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.
23 Nëntor 2020, 12:24