Rezart Taçi do pastronte paratë e 'Cosa Notra-s', Report Tv siguron dosjen e hetuesve italianë! 18.4 milionë euro ishin depozituar në ‘Alpha Bank’, shqiptari dhe ekonomisti do fitonin 3 mln

Të tjera detaje të forta zbulohen në lidhje me pastrimin e parave të Cosa Nostra-s italiane përmes Shqipërisë, ku ishte i përfshirë edhe ish-biznesmeni shqiptar Rezart Taçi.  Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv 18.4 milionë euro ishin depozituar nga korriku në nje llogari bankare të hapur pranë ‘Alpha bank’ në Tiranë dhe pastaj duhet transferoheshin në Hong-Kong dhe Singapor nëpërmjet një kompanie të Rezart Taçit, po SPAK e ka bllokuar operacionin. 

Llogaria ishte në emër të Francesco Zummo me shumën 18.399.996 euro. Ndërsa Taçi do të fitonte 3 milionë euro nga ky operacion, ose 16% e shuma. Shuma vinte nga një bankë në Kantonin zviceran të Ticino dhe ishin pjesa e pasuri 150 miliona euro te Francesco Zummo ta konfiskuar nga gjykata italiane si te ardhgura e Cosa Nostra.

Ish bosi i naftës Rezart Taçi, kunati i tij Artur Balla dhe ish truproja e tij Bledar Lilo janë të përfshirë në një skemë pastrimi të parave përmes firmave të naftës. Kjo është akuza që SPAK ka ngritur dje pas hetimeve disamujore që ka nisur në bashkëpunim me antimafian Italiane.

Në dosje tregohen edhe detaje nga rruga që do të ndiqnin paratë e pista (nga Tirana në Hong Kong dhe pastaj në Singapor) dhe mbi frikën e partneres së Petruzzella-s, se një aferë e tillë “kriminelë”, do ta fuste në telashe Fabion.

Janë zbardhur përgjime të italianëve, 2 prej të cilëve tashmë të arrestuar, Francesco Zummo, 90 vjeç dhe ekonomisti i tij Fabio Petruzzella, të cilët kanë ardhur në Shqipëri në muajin qershor ku hapën edhe llogari bankare për të transferuar më pas 18 milionë eurot që u sekuestruan nga SPAK.

Gushtin e kaluar, në tryezën e prokurorit të Palermos, Francesco Lo Voi, kane ardhur disa dokumente u dërguan nga kolegët në Napoli, të cilët po hetonin për një trafik ndërkombëtar droge. Mes të përfshirëve do të ishte edhe Daniele Cestagalli, nje broker italo-zvicerane miku i Rezart Taci. Në majin e kaluar, Cestagalli ishte përgjuar teksa fliste me Petruzzella-n. Ky i fundit tha: "... nëse arrijnë atje, atëherë ok le të bëjmë një gjë, në vend që t'i zhvendosim nga e njëjta llogari rrjedhëse, unë e hap vetë një dhe ia transferoj vetes ... kështu që ai vdes dhe i humbet gjurmët”. Sipas hetuesve, ai po fliste për operacionin e madh të pastrimit të parave të Zummo.

Gjatë të njëjtit takim, Petruzzella do t'i kishte dorëzuar Cestagalli-t 70,000 euro cash: "... ndërkohë, mbajini këto, mbajini..."; "... i keni numëruar tashmë?"; "70". Petruzzella e ftoi bashkëbiseduesin të jetë i vetëdijshëm: "Oh jo, duhet të më thuash nëse është ... ka ndonjë ‘kal trojan brenda’. Ai kishte frikë se mos përgjohej me një virus kompjuterik.

Të nesërmen Cestagalli foli me Rezart Taci të cilit i tregoi detaje të operacionit.

“...mbrëmë më pas zbrita tek personi i tij i kontaktit që quhet.... Fabio Petruzzella ... Z. Zummo dëshiron të largojë gjithçka menjëherë dhe të heqë qafe atë dhe më pas të bëjë një turne në llogarinë e tij të avokatit, domethënë, me pak fjalë, ai i merr këto fonde dhe më pas i transferon menjëherë në llogarinë e avokatit të tij (në realiteti është një nga kontabilistët më të respektuar te Palermos) kush është ky Fabio Petruzzella përveç kësaj duhet te me hapesh një llogari për rezultatet sepse atëherë unë duhet te njoh gjysmën e botës gjithçka duhet, megjithatë pyetja dedikuar në seritë e sakta dhe kjo është arsyeja pse unë doja të të shihja për të folur me ju për numrat, komisionet e kështu me radhë”.

Në disa biseda, Petruzzella, i referuar si ndihmësi i Zummo-s, flet qartë me një bashkëpunëtor për operacionet financiare që duhen bërë për të pastruar paratë. Për shërbimin e tij, llogaritari italian dhe biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, kishin rënë dakord të ndanin një tarifë fitimi prej 3 milionë eurosh, lose 16% e totali te pastruar.

Ka një tjetër bisedë mes Petruzzella-s dhe partneres së tij. Ajo i shfaq frikën se do të arrestohej.

“Janë kriminelë”, i thotë partnerja Petruzzella-s, me frikën se aferat e tij do ta fusnin në telashe. Ajo kishte frikë nga më e keqja: “Fabio, shpresoj të mos arrestohesh nesër”. Dhe ai: "Arrest? Por nga çfarë ... “. Ajo tashmë kishte kuptuar gjithçka: "Për pastrim parash". Dhe ai përsëri: “Unë? Çfarë kam pastruar?”. Partnerja iu përgjigj me këto fjalë që tashmë tingëllojnë si një akuzë: “Paratë e Zummos”.

Por ai, edhe pse kishte marrë një mijë masa paraprake për të mos u përgjuar nga autoritetet ligjzbatuese, me sa duket besonte se ishte i sigurt dhe imun nga hetimi.

Një tjetër detaj që zbulohet nga përgjimet është se ai shpresonte se ta kalonte shumën e parave nga Tirana në Hong Kong dhe pastaj në Singapor. Plan i ndalur nga Njësia Antikorrupsion e Palermos, e cila akuzon Zummo-n se ka përdorur profesionin e tij si sipërmarrës dhe kontaktet me botën financiare për të fshehur dhe investuar paratë e pista të mafies përmes llogarive të hapura në të gjithë botën.

Emri Zummo-s, u shfaq për herë të parë në një hetim 42 vjet më parë. Një shënim i zbuluar në makinën e Michael Pozza-s, "personeli" i mafies kanadeze, i gjetur i vrarë në Toronto në vitin 1979, i prezantoi hetuesit me Francescon. Menjëherë pas kësaj, Giovanni Falcone u përball me ndërtuesin e Palermos, duke hetuar një trafik të madh droge midis SHBA-së dhe Italisë, që u bë i njohur atëherë si “Pizza Connection”.

Njësia Investigative e Antimafias Italiane, e cila në bashkëpunim me SPAK-un shqiptar, zbuloi pastrimin e dyshuar të miliona eurove para të pista mes Italisë dhe Shqipërisë.

SPAK ka lëshuar 3 urdhër arreste, për Rezart Taçin, ish bosin e naftës në vend, i cili është ende në kërkim dhe dy bashkëpunëtorët e tij Artur Balla dhe Bledar Lilo, që janë arrestuar ditën e sotme, të cilët akuzohen për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”. 

Pjesë nga dosja hetimore e italianëve

K.T./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zhirajr: 15/11/2021 23:57

    LIGJ Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE FINANCIMIT TË TERRORIZMIT1 Neni 3 Subjekte të këtij ligji janë: a) subjektet bankare, si dhe çdo subjekt tjetër që licencohet apo mbikëqyret nga Banka e Shqipërisë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në subjektet e parashikuara në shkronjat “b”, “c” e “ç” të këtij neni. KREU II VIGJILENCA E DUHUR Neni 4 Rastet kur kërkohet vigjilenca e duhur Subjektet duhet të marrin masat e vigjilencës së duhur ndaj klientit në rastet e mëposhtme: b) kur klienti, në raste të ndryshme nga ato të përcaktuara në shkronjën “a” të kësaj pike, kryen ose kërkon të kryejë: i) një transfertë brenda ose jashtë vendit apo një transaksion në një shumë të barabartë ose më të madhe se 100 000 (njëqind mijë) lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të huaja, për subjektet e përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “g” dhe “l” të nenit 3 të këtij ligji, si dhe subjektet e tjera që kryejnë shërbime transfertash, këmbimi valutor apo lojëra fati; ii) një transaksion me një shumë të barabartë me jo më pak se 1 000 000 (një milion) lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja, kryer në një transaksion të vetëm ose në disa transaksione të lidhura me njëri-tjetrin. Nëse shuma e transaksioneve nuk dihet në kohën e veprimit, identifikimi duhet të kryhet sapo të bëhet e ditur shuma dhe të arrihet pragu i mësipërm; ç) në të gjitha rastet, pavarësisht nga limitet e raportimit, të parashikuara në këtë nen, kur ka dyshime për pastrim parash ose financim të terrorizmit. KREU IV DETYRIMI PËR RAPORTIM Neni 12 Raportimi tek autoriteti përgjegjës 1. Subjektet i paraqesin një raport autoritetit përgjegjës, ku parashtrojnë dyshimet që kanë për rastet kur e dinë apo dyshojnë se po kryhet, është kryer apo tentohet të kryhet pastrimi i produkteve të veprës penale, financimi i terrorizmit apo fondet e përfshira rrjedhin nga veprimtari kriminale. Raportimi bëhet menjëherë dhe jo më vonë se 72 orë.

    Përgjigju
  • Fshati: 13/11/2021 18:14

    Nqs parate vinin nga nje banke zviceriane, per Çfare pastrimi kishin nevoje ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës