-
I mban prej dy dekadash, Serbia refuzon t’i kthejë artefaktet arkeologjike të Kosovës
Kosova posedon dosjen dhe dokumente tjera, megjithatë Serbia vazhdon t’i mbaj mbi një mijë artefakte arkeologjike. Ato janë marrë vetëm për një ekspozitë në Beograd, por nuk janë kthyer për më shumë se dy dekada
16 Shtator 2023, 12:17 -
-
Propozimi që BE-ja thotë se Vuçiç e pranoi dhe Kurti e refuzoi
Krijimi i instrumentit të vetëmenaxhimit për serbët, njohja e dokumenteve të ndërsjella dhe simboleve kombëtare, shpërbërja e strukturave të administruara nga Serbia në Kosovë dhe tranzicioni i tyre në instrumentin e vetëmenaxhimit si dhe nisja e negociatave për marrëveshje ligjërisht të obligueshme, janë disa nga pikat e propozimit të Bashkimit Evropian për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në takimin e djeshëm në Bruksel, që përfundoi pa ndonjë rezultat
15 Shtator 2023, 13:50 -
-
-
Kurti pas takimit me Vuçiç: S’pati kompromis! Asociacioni s’mund të dalë si qerrja para kuajve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se takimi në Bruksel s’ka pasur asnjë rezultat për shkak të kushtëzimit të Serbisë për themelimin e Asociacionit.Pas takimit me presidentin Aleksander Vu&cced
14 Shtator 2023, 20:32 -
Takimi në Bruksel/ Brnabiç: Doja të arrihej një marrëveshje, por Kurti tregoi se kjo gjë nuk do ndodhë
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, tha se nuk ishte optimiste për arritjen e një marrëveshjeje mes Beogradit dhe Prishtinës e cila u zhvillua ditën e sotme në Bruksel."Vuçiç ka mjaft fokus, stabilitet
14 Shtator 2023, 15:16 -
Serbia vazhdon përdorimin e ambulancave për qëllime kriminale, kapet një e tillë me lëndë narkotike
Serbia ende po përdor ambulancat për qëllime kriminale dhe terroriste. Mediat serbe raportuan se një autoambulancë është ndalur duke transportuar lëndë narkotike. Ambulanca dyshohet se u përket strukturave ilegale të Serbisë në veri të Kosovës.
14 Shtator 2023, 14:43 -
-
-
-
-
-
U gjet sasi e lartë e metalaksilit, parandalohet dërgesa e trangujve serbë në tregun slloven
Kastravecat nga Serbia të destinuara për tregun slloven janë ndalur në kufi për shkak se në to është gjetur fungicidi metalaksil, ka njoftuar Sistemi Evropian i Paralajmërimit të Shpejtë në Tregtinë Ushqimore (RASFF).
14 Shtator 2023, 11:26 -
-
-
-
-
Përfundon pa sukses dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: Albin Kurti nuk e pranoi propozimin për kompromis, insistoi në njohje! Vuçiç: Kurti i shmanget asociacionit
Takimi trepalësh që u mbajt sot në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ka përfunduar pa sukses dhe pa gjetjen e një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Për Borrell, mospajtimi i Kurti dhe Vuçiç nuk sjell ardhmëri evropiane për dy vendet. Ndërsa kryeministri serb theksoi se presidenti i Kosovës i shmanget asociacionit të komunave.
14 Shtator 2023, 07:24 -
Analistët i shohin të pakta mundësitë për një përparim në bisedimet e së enjtes Kosovë – Serbi
Analistë shqiptarë e serbë me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës i shohin të pakta mundësitë për një përparim në bisedime, meqë sipas tyre, asnjëri nga udhëheqësit e të dyja vendeve nuk ka dhënë shenja për ndryshim qëndrimesh
13 Shtator 2023, 22:51