Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ka filluar në orën 09:00 me takime të ndara midis Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrellit, dhe të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçakut, së pari me delegacionin e Beogradit të kryesuar nga Aleksandar Vuçiç. Së fundmi janë publikuar pamjet brenda takimit Vuçiç-Borrell dhe Lajçak.
Borrelli dhe Lajçaku do të takohen edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në orën 10:00.
Takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.