-
Debati për anijen me mbetje zhvendoset në Kuvend! Açka: Do asgjësohen në det! Balla: Ka ikur koha kur nuk zbatohej urdhri i Prokurorisë! Hoxha: S'janë kuti kartoni t'i fshehim
Pavarësisht tensioneve jashtë sallës plenare, Kuvendi zhvilloi mbi 2 orë diskutime. Një pjesë e opozitës që braktisur Bashën e Berishën kërkoi pajtim PS-PD, ç’ka u refuzua nga Gazment Bardhi. Kuvendi rrëzoi një dekret të presidentit dhe zgjati me 2 javë hetimin parlamentar për koncesionet në shëndetësi. Ndërkohë që pjesën më të nxehtë të debatit e mori çështja e anijes me mbetje të dyshuara të rrezikshme në Durrës.
31 Tetor 2024, 11:10 -
Opozita vijon 'mosbindjen civile' në Kuvend! Të përjashtuarit përplasen me gardën, karriget jashtë, këmbëkryq në oborr! Të tjerë bllokojnë foltoren!
Opozita vijoi edhe sot aksionin e mosbindjes civile në Kuvend. Deputetët e PD të cilët janë të përjashtuar nuk u lejuan të hyjnë në kuvend, ndërsa të tjerët që ishin pa masë ndëshkimore fillimisht u vendosën para foltores dhe më pas morën karriget dhe i nxorrën jashtë. E gjithë kjo nuk e ndali maxhorancën të vijojë punën parlamentare normale duke votuar pr/ligjin për “Kërkimin Shkencor”, dhe zgjatjen e veprimtarisë së Komisionit Hetimor në shëndetësi. Alibeaj: Merrni masa të kthehet normaliteti! Spiropali: Ulemi, por jo të djegim karrige
31 Tetor 2024, 08:04 -
Një ditë pasi u thirr në SPAK, deputeti i PS Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin! Reagimi për Report Tv: S’kam probleme ligjore, por do kujdesem për shëndetin
Deputeti i PS, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin një ditë më parë, 9 tetor. Lënia e mandatit erdhi një ditë pasi Çyrbja u pyet për 5 orë në SPAK për një kallëzim të PD në 2021, kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit. Për Report Tv, Çyrbja thotë se nuk ka probleme ligjore, por do të kujdeset për shëndetin. Vendin e tij në Kuvend pritet ta zërë Erjon Meka.
10 Tetor 2024, 09:24