-
‘Djathtas 1912’, Kulluri i përgjigjet sulmeve të Berishës: S’na kishte marrë malli për fjalimet e shokut Enver! Te ne s’ka njerëz të përfshirë me krimin, gjeji te oborri jot
Edvin Kulluri i përgjigjet sulmeve të Berishës, i cili një ditë pas prezantimit të partisë së re ‘Djathtas 1912’ i quajti puçistë apo ‘tao tao partitë’. Për Report Tv, Kulluri thotë se Berisha do ketë një rezultat edhe më të dobët se 14 maji në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa thotë se ‘Djathtas 1992’ nuk ka njerëz të përfshirë në krim, por ata Berisha duhet t’i kërkojë në oborrin e tij.
13 Tetor 2024, 11:58 -
Ben Andoni: Sfida e 'Të Djathtëve-1912', Konservatorizmi dhe jo Berisha?!
Neoliberalizmi evropian e ka shndërruar kuadrin ligjor të vendeve që aspirojnë integrimin në një matricë, ku ajo familje idilike, që gjendet ndër ideologët e konservatorëve, nuk ekziston, të paktën tek ne me ligjet tona laramane; për institucionet e shtetit tashmë “po kujdeset” Rama që të mos pipëtijnë para tij, ashtu si Berisha, që i ktheu në zgjatime të pushtetit të vet; e sa për pronën, atëherë të bën të stepesh sepse dy partitë kryesore gatuan një gjellë, që po i kushton tmerrësisht vendit. Me gjasë dhe logjikisht, një pjesë e njerëzve të së “Djathtës-1912” e dinë mirë këtë dhe e ndjejnë realisht shqetësimin.
12 Tetor 2024, 21:01 -
Spahiu: Partitë e reja të bashkohen dhe të nxjerrin një kandidat për kryeministër më të mirë se Berisha-Rama
Spahiu e shikon si të domosdoshme bashkimin e partive të reja opozitare në front kundër Berishës dhe Ramës në zgjedhjet e 2025. Nga ana tjetër, Spahiu bëri ironi me Berishën pasi po lufton kundër gjithë botës si Don Kishot, ndërsa nuk ka asnjë aleat që e mbështet.
12 Tetor 2024, 17:43 -
Qeveri teknike si e vitit 2017? Berisha: Ai ishte model i dështimit të plotë! Me Ramën kryeministër është jashtë çdo imagjinate!
Sali Berisha thotë se nuk do të ndalet në kërkesën e tij për qeveri teknike, të cilën kërkon ta plotësojë përmes mosbindjes civile, por thekson se nuk do të përsëritet skenari i vitit 2017. Sulmon Alibeaj e partinë e re "Djathas 1912': Janë puçista
12 Tetor 2024, 15:57 -
'Djathtas 1912' Alibeaj parti të re me anti-berishistët e pa Bashën: Sot duhet një entitet i ri djathtas! Kulluri: Po koalicionit me partitë opozitare por Saliu s'ka vend
Enkelejd Alibeaj prezantoi sot partinë e re ‘Djathtas 1912”, me mbështetës si Arbri Agalliu, Flutura Açka, Edvin Kulluri, larg euroatlantikëve të Bashës dhe i ndarë prej kohësh me Sali Berishën.
12 Tetor 2024, 08:26