'Djathtas 1912'/ Agron Kapllanaj: Basha i mirëpritur! Burimi: Këta presin që të arrestohen Rama me Berishën që të marrin vota

Teksa po i afrohemi zgjedhje elektorale të 2025, një parti e re është krijuar e dalë nga gjiri i Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për partinë ‘Djathtas 1912’. Në Studio Live ishte i ftuar një nga themeluesit e kësaj partie, Agron Kapllanaj së bashku me analistin Genc Burimi në lidhje Skype.

Kapllanaj shpjegoi për Arbër Hitajn simbolikën e kësaj dhe çfarë përfaqëson ajo.

'Djathtas nuk ka më mirë. 1912 simbolikë, nuk ka pasur të djathtë të qeveris këtë vend. U flasim qytetarëve shqiptarëve edhe elektoratit të djathtë që gjejnë veten këtu që mendojnë se janë të djathtë, që u ka  munguar një program i djathtë. Gjejnë veten janë të parët që u bëjmë thirrje. Kërkojmë votat e qytetarëve shqiptarë që mendojnë dhe besojnë te kjo forcë politike.'

Deputeti Kapllanaj më tej sqaroi ndarjen me Lulzim Bashën.

'Nga momenti i statutit, kemi kartën e parimeve, pas konkretizimit të mbledhjes së firmave do e çojmë në gjykatë. Derë e mbyllur nuk kemi për askënd që nuk mbart mbi shpatulla kusure të tipit non grata, i akuzuar nga organet e drejtësisë. Edhe zoti Basha dhe të tjerët janë të mirëpritur të japin kontributin e tyre. Nuk di që Basha të jetë non grata apo i akuzuar.

Pas datës 11 qershor kur iu kaluar vula dhe PD Sali Berishës atë ditë ka qenë mbledhje e fundit e kryesisë kur nuk ishim më forcë politike, kam kërkuar në ato momente të krijohej forcë politike dhe të ndaheshim nga e shkuara dhe kërkova të mos vazhdohet më pa identiteti politik. Nga ai moment jam shkëputur dhe kam vijuar jetën normale deri në një moment kur ish drejtues duke puqur mendimet, ishte detyrim të përfaqësonim atë elektorat.'

Burimi thekson se Shqipëria nuk është gati për parti të reja, teksa nuk sheh ndonjë gjë të re tek ‘Djathtas 1912’, përveç atyre të propozimeve të Bashës kur ishte kreu i PD-së.

'Është herët për të komentuar. Grupi i Bashës doli herën e fundit me një program. Nuk shoh çfarë do jetë programi në krahasim me atë që u paraqitur tek pallati i sportit ku kishte shumë tryeza. Nuk kam ça të komentoj, nuk kanë status. Çdo alternativë politike është e mirë. S’mund të marrin vota as për një deputet. Shqipëria është mësuar me dy parti qendrore. Kjo parti mund të bëhet gati për zgjedhje të mëvonshme të 2029. Janë të zhgënjyer është normale. Te propozimi i tyre nuk shoh ndonjë gjë të re përveç asaj që propozoi Basha.'

Sipas Burimit, partitë e reja presin që drejtësia të arrestojë Berishën me Ramën dhe më pas të marrin vota.

'Qori, Lapaj apo Shabani pse nuk e kanë kapur këtë elektorat që ju do e kapni menjëherë? Ju keni parti me njerëz që kanë ngrënë me lugë të artë që 30 vjeç. Kanë ngrënë në atë çorbë kanë qenë me Berishën. Pano me Qorrin nuk kanë qenë në politikë. Basha dhe Alibeaj nuk do kishin impact në politikë nëse do ishte Berisha. Me kaq sa kohë nuk do ia dilni dot në këtë moment. Vetëm po ndodhi një ‘Deus Ex Machina’ që Ramën dhe Berishën ti neutralizoj drejtësia. Sot vëmendja është e përqëndruar tek dy forca të mëdha.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:56
Themelues i 'Djathtas 1912', Kapllanaj: Dy rrugë ka me Berishën, ose je armiku i tij dhe të fyen, ose je me të i nënshtruar dhe burrë i ndershëm

Agron Kapllanaj deputeti opozitar themelues i 'Djathtas 1912', theksoi se me Berishën nuk mund të ketë bashkëpunim. Sipas tij, Berisha ose të bën armik dhe të fyen ose të bëhesh aleat dhe për të je burrë shumë i ndershëm.

'E kam thënë disa herë që me zotin Berisha ka dy rrugë, nëse je  kundër tij je armiku i tij dhe të sulmon pa rezervë ose duhet të jesh me të dhe ti nënshtrohesh. Si me ata deputetë që kishte sharë dikur dhe tani që janë bashkë janë burrat më të mirë. Kam zgjedhur rrugë tjetër.

Nuk i shërbejmë në asnjë mënyrë qeverisë. Synojmë ato vota që vitet e fundit janë duke u rritur, ato vota të atij elektorati q ënuk e gjen veten as te Berisha dhe as te Rama. I marrim ato vota që të bëjmë një qeveri të djathtë me parti të tjera të djathta.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noku: 14/10/2024 21:15

    Sa mall pi ky Burimi ia qr…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Interi mposht Arsenalin me penallti, Barcelona shënon pesë gola në Beograd! Në Munich shtyhet ndeshja, Atletico fiton në Paris! Surprizon Brest

Champions League/ Interi mposht Arsenalin me penallti, Barcelona shënon pesë gola në Beograd! Në Munich shtyhet ndeshja, Atletico fiton në Paris! Surprizon Brest