-
Shërbimet online/ Rama: Dokumentin e pronës mund ta merrni me telefon nga shtëpia (Të gjitha hapat për 5 minuta)
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se tashmë dokumenti i pronës do të mund të merret pa lëvizur nga shtëpia, pra ose nga celulari apo kompjuteri më i afërt, në vetëm pak minuta. Kryeministri Edi Rama tha se kjo ka qenë ëndrra e tij dhe tani u bë realitet. Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj u shpreh se 40 mijë qytetarë kanë marrë shërbim online në dy muajt e fundit që të gjitha sportelet ishin mbyllur për shkak të pandemisë.
14 Maj 2020, 17:28 -
Ligji për pronat, Lame: Legalizohen të gjitha ndërtesat, regjistrohen tokat bujqësore
Pas kontestimeve nga ish pronarët dhe kritikave nga Komisioni i Venecias, qeveria ka ndryshuar tërësisht projektligjin për procedurat kalimtare të pronësisë. Projektligji i ri synon që të regjistrohen të gjitha tokat bujqësore në vend, si dhe legalizimin e të gjithë banesave të palegalizuara në vend. Sipas drejtorit të Kadastrës Artan Lame, nëse banesa nuk legalizohet, qytetari do të përfitojë banesë sociale ose do të kompensohet.
3 Mars 2020, 17:01