Shërbimet online/ Rama: Dokumentin e pronës mund ta merrni me telefon nga shtëpia (Të gjitha hapat për 5 minuta)

TIRANE-472 shërbimeve online që u futën në fillim të këtij viti sot u shtohet edhe i Kadastrës. Kryeministri Edi Rama së bashku me kreun e Kadastrës, Artan Lame dhe të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj prezantuan sot shërbimin e ri, që qytetarët dokumentin e pronës do të mund ta marrin pa lëvizur nga shtëpia, pra ose nga celulari apo kompjuteri më i afërt, në vetëm pak minuta.

Por si do të bëhet kjo?
Futeni te e-Albania nga telefoni ose kompjuteri
Klikojmë te drejtoria e përgjithshme AKSH (Kadastra) për marrjen e një kartele pasurie
Plotësojmë të gjitha të dhënat që kërkohen nga sistemi
Vendosim elementët e pronës, zona Kadastrale (i merr nga kopja e vjetër dhe i shton)
Pagesa bëhet online me kartë (duke vendosur të dhënat)
Më pas te hapësira ime te e-albania gjendet kartela elektronike (llogaria private)
Në fund është vula elektronike dhe kodi qr, nëse e skanon shfaqet certifikata origjinale
Për pasuritë e dixhitalizuara dokumentin e merrni në pak minuta, të padixhitalizuara për 5 ditë

Kryeministri Edi Rama tha se kjo ka qenë ëndrra e tij dhe tani u bë realitet. "A e besoni dot që mbaroi kalvari 30 vjeçar i hipotekave dhe falë revolucionit digjital 2020, dokumenti i pronës do të mund të merret pa lëvizur nga shtëpia ose nga celulari apo kompjuteri më i afërt, në vetëm pak minuta?

E pra, më në fund ia dolëm ta mbajmë këtë zotim tejet të vështirë dhe t'i japim fund sekserëve, bakshisheve, pritjeve e zvarritjeve, që në 30 vjet e kthyen hipotekën, në gropën më të zezë të korrupsionit në Shqipëri, pas gjykatave e prokurorive, ku vazhdon pastrimi i thellë e tejet i vështirë po ashtu! Do të mjaftojë tashmë një klik në https://e-albania.al dhe kadastra shtetërore do të vijë tek ju, pa ndërmjetës e pa radhë.

Sistemi sapo është "ndezur" dhe lutja ime për të gjithë është që në këto dy javë të para testimi, pak durim nëse hasni në vështirësi gjatë marrjes së shërbimit. Siç do ta shihni edhe pagesat e shërbimeve të kadastrës do të mund t'i bëni online, përmes llogarisë suaj bankare, ndërkohë që po finalizohen marrëveshjet me të gjitha bankat e nivelit të dytë në vendin tonë.

Për ata që nuk kanë kartë krediti apo debiti, mandat pagesa gjenerohet nga https://e-albania.al dhe qytetari e bën pagesën në bankë dhe e ngarkon në aplikim - pa radhë, pa vonesë, pa rryshfet. Bëhet fjalë për një cështje shumë të madhe për qytetarët që marrin shërbime dhe pikën më të nxehtë në raport me cilësinë e shërbimit, që është shërbimi në hipoteka. Nuk kemi sistemin e deri ca kohëve, por agjencinë e Kadastrës, sistem i integruar. Shërbimet online në Kadastër janë pjesë e transformimit dixhital.

Me futjen e vulës elektronike tanimë edhe pjesa tjetër e shërbimit në Kadastër do të bëhet online. Nuk është më nevoja, as mundësia për të shkuar fizikisht për të marrë shërbime, sepse gjithcka do të bëhet nga shtëpia, nga telefoni. Sot jemi për të lajmëruar që lehtësohet i gjithë procesi. Është një nga ëndrrat e mia që hipoteka të mos ishte më si Meka apo Vatikani i të gjithë djajve dhe dokumenti të merrej kështu sikur ndodh tani. Kur e kemi thënë që Kadastrën dhe Hipotekën ta fusim në xhepin e cdo qytetari, shumë u tallën dhe sot është një realitet. Është moment i një transformimi të madh.

Bashkërisht Kadastra dhe AKSHI të bëni një plan të paktën dy mujor për lajmërimin dhe shpjegimin e sistemit dhe për trajnimin e të gjithë personave, psh në pushtetin vendor për të shërbyer qytetarëve. Institucionet mund ta marrin shërbimin në kohë reale, prokurori, gjykata, banka, vettingu, bashki, etj. Adaptimi me filozofinë e re me dokumentet me vulë elektronike është në proces. Sistemi i ri që prezantuam në janar është shumë i mirë, por ka vijuar, 40 mijë shërbime në kohën e pandemisë në dy muajt e fundit. Në këtë proces janë të përfshira të gjitha moshat" tha Rama.

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj u shpreh se 40 mijë qytetarë kanë marrë shërbim online në dy muajt e fundit që të gjitha sportelet ishin mbyllur për shkak të pandemisë. "Ka zero korrupsion. Risi tani është se cdo pjesë skepticizmi nga janari është shuar në këtë kohë pandemie, ku sportelet kanë qenë mbyllur dhe puna ka vijuar online. 40 mijë qytetarë kanë marrë shërbime gjatë këtij dy mujori, kopja e kartelës së pasurisë ka qenë shërbimi më i kërkuar.

Shërbimi vjen me vulë elektronike nëse është në bashkësinë e pasurive të dixhitalizuara për 3 minuta ose e kundërta brenda  5 ditëve. Kjo do të ndryshojë sjelljen edhe të noterëve që do të jenë më të shpejtë në transaksionet e tyre" tha ajo. Kalimin e shërbimeve online kryeministri Rama e ka cilësuar si një nga shtatë prioritetet e qeverisë së tij për vitin 2020 (lexo ketu).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:41
Artan Lame: Qytetarët e marrin shërbimin e pronës për 3-5 minuta

Kreu i Kadastrës, Artan Lame u shpreh se shërbimet për pronat e regjistruara do të merren për 3 deri në 5 minuta. Lame tha po ashtu se janë 37 mije aplikime online vetëm për muajin prill, pra pavarësisht pandemisë dhe mbylljes së sporteleve puna ka vijuar. 

"Qytetari me këto shërbime, ka tre elementë. E para ku e merr shërbimin, e dytë kur kohë do t'i duhet për ta marrë shërbimin dhe e treta si e merr shërbimin.

Ku-në e zgjidhëm me aplikimin online. Qytetari nuk ka më punë me sportelet tona.

Kur, është ajo që po bëjmë sot. Aplikimi po bëhet online dhe nëse paguan me kartë ose direkt me telefon ose bar kompjuteri, shërbimi i kthehet mbrapsht përgjigja brenda 5  minuta.

Si-ja është të jemi të ndërgjegjshëm që ne sot po lancojmë në rreth 4 mln e 100 mijë që ka Shqipëria rreth 1 milion e 700 mijë të tyre i nënshtrohen këtij sistemi.  Pra për këto 1 mln e 700 mijë prona shërbimi merret për 3-5 minuta pas pagesës.

Edhe për pronat e tjera, por që nuk janë në sistem përgjigjen do ta marrim po online, por jo për 3 minuta, por pasi ta përpunojnë drejtoritë vendore. Me këtë e zhdukim kontaktin me publikun", tha Artan Lame.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sidrit Golemi: 15/05/2020 11:48

    certifikate per cilen prone, per ate qe grabitet diten me diell ?

    Përgjigju
  • ardit: 14/05/2020 21:58

    Po ato qe Jane ne proces legalizimi apo qe duan te nisin procesin?

    Përgjigju
  • Bukra: 14/05/2020 21:17

    Bravo ju qofte per kete lehtesi te madhe qe po i beni popullit, vetem nje Kryetar Shteti, si ju mund ti realizonte keto veprime

    Përgjigju
  • Renato Bega: 14/05/2020 17:55

    Kjo eshte ajo qe vetem Rilindja mund ta beje.Kryeveper!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat