-
'Pa gjurmë'/U nis të blinte tullumbacë, 6 vjeçarja rrëmbehet tek dera e shtëpisë, nëna 27 vite në kërkim të vajzës
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Pa Gjurmë” u prezantua rasti i Valentina Hoxhës një nëne , e cila prej 27-vitesh vuan mungesën e vajzës së saj. E bija, Juliana Hoxha në atë kohë ishte vetëm 6 vjeçe kur u nis për të shkuar në dyqan të blinte tullumbace për vëllain e saj, për të mos u kthyer më në shtëpi. Nga ajo ditë nëna e kërkon për të rene në gjurmët e saj.
19 Shkurt 2019, 21:42 -
Juliana Hoxha nga arresti shtëpiak ankohet tek AMA: Nuk jam e arrestuar
Juliana Hoxhës, nën hetim për abuzim me 5 tendera në Ministrinë e Drejtësisë, i është komunikuar nga Gjykata e Tiranës masa e sigurisë “arrest shtëpie” nën akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë me tenderat”.
18 Shkurt 2019, 20:14 -
Abuzimi me tenderat, gjykata lë në 'arrest shtëpie' ish-sekretaren e Ministrisë së Drejtësisë
Në dy vite, 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera te Ministria e Drejtësisë duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro. Për këto abuzime veç 12 zyrtarëve që janë nën hetim dhe per të cilët është dhënë masë sigurie, po verifikohen edhe dy ish-ministrat Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.
10 Shkurt 2019, 12:21 -
Tenderat, ndryshohet masa për dy zyrtarë të arrestuar të Ministrisë së Drejtësisë (Po verifikohen edhe Vasili me Manjanin)
Dy nga ish zyrtarët e arrestuar për abuzim me detyrën në pesë procedura prokurimi pranë ministrisë së Drejtësisë kanë lënë qelitë për t'u hetuar me masë arrest në shtëpi. Ndërsa për ish sekretaren Juliana Hoxha dhe 9 të tjerë masat do të verifikohen të shtunën pasi në mungesë është caktua arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.
8 Shkurt 2019, 11:20 -
Abuzim me tenderat, 4 zyrtarë të arrestuar, 8 detyrim paraqitje, verifikim 2 ish-ministrave Vasili e Manjani (EMRAT)
Dy ish-ministra të Drejtësisë, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani po verifikohen për disa tendera në kohën që kanë drejtuar këtë dikaster, ndërsa katër zyrtarë janë arrestuar dhe tetë të tjerë janë në arrest shtëpie. Zyrtarët e arrestuar janë ish-sekretarja e përgjithshme Juliana Hoxha, drejtori ekonomik Aurel Lamce dhe dy specialistët e IT-së, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj. Report Tv zbulon emrat e të gjithë personave që po hetohen. Report Tv zbulon detaje nga dosja dhe tenderat që po hetohen nga prokuroria e Tiranës.
6 Shkurt 2019, 01:17