'Pa gjurmë'/U nis të blinte tullumbacë, 6 vjeçarja rrëmbehet tek dera e shtëpisë, nëna 27 vite në kërkim të vajzës

Historia e Julianës së vogël ngjan me atë të Bleonës, një histori e cila trumbeton edhe sot si mjaft histori të rrëmbimit të fëmijëve në Shqipëri. Koha ndyshon, vendi por jo mosha. Juljanës Hoxha sikundër Bleona ishte një 6-vjeçare e mitur asokohe kur u zhduk pa lënë gjurmë ende edhe sot.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Pa Gjurmë” u prezantua rasti i Valentina Hoxhës një nëne , e cila prej 27 vitesh vuan mungesën e vajzës së saj. Historia daton që në vitin 1992, mëngjesin e 12 marsit e cila do të ishte fillimi i një ditë e zezë për familjen Hoxha kur paraditen e asaj dite Juliana do të dilte për të blerë dy tullumbacë për vete dhe vëllain e saj. Ishte një realitet i trishtë për dhe jo një ëndërr si kjo.

Shtëpia e familjes Hoxha ndodhet në afërsi të spitalit Pediatrik, të Tiranës jo shumë larg banesës së tyre. Vajza e vogel u nis me para në dorë dhe është drejtuar për në kioskën e lagjes. Pasi ka blerë tullumbacet, ajo është nisur për në drejtim të banesës. Nga një dëshmitare mësohet se vajzës së vogël i ishte afruar një makinë tip " Benz" me derën e makinës të hapur. Sipas po të njëjtës dëshmitare  është parë që nga makina të zbriste një femër bionde që ka zgjatur duart për të rrëmbyer Julianën. Automjeti është larguar në drejtim të paditur dhe që atëherë nuk dihet më asgjë për fatin e Juliana Hoxhës, një histori e trajtuar edhe më parë në media. Kjo ka qenë pak a shumë skena e rrëmbimit me mënyrën sesi është përshkruar nga e vetmja dëshmitare në arë kohë, e cila pati dëshmuar të njëjtën gjë edhe në polici. Dyshimet janë se në rrëmbimin e vajzës ka patur edhe bashkëpunëtorë fqinj të familjes të cilët kanë dhënë sinjalizimet e mundshme për rrëmbyesit e Julianës asokohe 6 vjeçe që sot është 33 vjeçe.

Nëna Valentina vendosi të rrëfente mbrëmjen e sotme para gazetares Odeta Dume, historinë e dhimshme të familjes së saj, ndjenjën e mungesës për vajzën së saj e cila e vuan prej më shumë se 27 vitesh.  Ajo trego tregoi momentin e dhimbshën kur mësoi të vërtetën e hidhur për humbjen e vajzës së saj në atë kohë fëmijë, vetëm 6 vjeç e cila atë ditë u largua nga shtëpia për të blerë një tullumbace për të mos u kthyer më kurrë.

U zhduk ne mëngjesin 12 mars të vitit 1992-të . Vajza ishte 6 vjeç, kur doli nga shtëpia për të blerë tullumbace për vete dhe vëllain por nuk u kthye më . Dyqani ku shkoi për të blerë vajza është në lagje, nuk ndodhte as 100 metra larg shëtpisë Një banore e lagjes na tregoi më vonë, se e kishte parë nga dritarja tek rruga e spitalit të fëmijëve një grua bjonde e cila doli nga një makinë  dhe e ka kapur vajzën përdore . Deri sa të mbyll sytë nuk do të harroj atë ditë. Ju shtrova dy fëmijëve mëngjesin për të ngrënë. Dhe vajza doli nga dera e shtëpisë . Në kthimin për në shtëpi në rrugë i kishte rënë mesa duket vajzës njëra nga  tullumbacet që ma sollën fëmijët. Vajta deri tek spitali i fëmijëve për tu interesuar e për të pyetur. Mbas këtyre të dhënave ne nuk dinin se çfarë të bënim. Kanë kaluar 27 vjet dhe nuk kam rreshtur asnjë ditë së kërkuari tim bijë. Kam dyshime se e kanë marrë për t'a trafikuar për organe . Uroj vetëm të bëhet fjlaë vetëm për një berësim. Imazhet e saj nuk janë fshirë kurrë në zemrën time. Kudo që të jetë, unë dua vetëmtë di që jeton dhe është gjallë dhe të vazhdojë jetën e saj. Kam 27 vjet që vetëm qaj. Zemra ime më thotë se ajo është gjallë e izoluar në ndonjë vend. I bëj thirrje kushdo që e ka parë diku, ju lutem me zemrën e nënës që të më njoftojë dhe të më tregojë të vërtetën . Sido që të jetë e verteta , fati i saj unë do e pranoj.  Ngushëllohem vetëm me besën time 5 vjeç, e cila më sheh duke qarë po të paktën të di ku ndodhet .

Valentina, nëna e Juliana Hoxhës

Me shpresën e vetme se një ditë do ta gjej të bijën e humbur sot kjo nënë ka nevojë për ndihmë, në kërkim të vajzës të cilën e kërkon prej 27 vitesh. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen