-
Në hetim për korrupsion, kryeprokurori i Sarandës pezullohet nga detyra! SPAK: Veprime të paligjshme në favor të vjehrrit të tij
Mes dyshimeve se ka abuzuar me detyrën duke kryer veprime korruptive në favor të vjehrrit të tij, GJKKO ka pezulluar nga detyra kryeprokurorin e Sarandës, Kledian Llaho. Ndaj tij, SPAK ka nisur hetim për korrupsion. Llaho është në hetim disiplinor edhe nga ILD, pasi ka zvarritur hetimet e një çështjeje dhe se me dashje s'ka zbatuar një vendim gjykate.
16 Janar, 11:16 -
Largoi prokuroren nga hetimi pa pëlqimin e saj, KLP rrëzon vendimin e kreut të Prokurorisë së Sarandës
Vendimarrja e drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho për zëvendësimin e prokurores Besiana Sadikaj nga hetimi i një procedimi penal u konsiderua i pabazuar në ligj dhe u rrëzua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
16 Gusht 2024, 17:48 -
Ndërtimet pa leje gjatë fushatës në Ksamil dhe Sarandë, arrestohen 6 inspektorë të IMT-së
Gjashtë inspektorë të ndërtimit janë vënë në pranga për shpërdorim detyre me kërkesë të prokurorisë së Sarandës. Nga hetimet ka rezultuar se inspektorët kanë lejuar ndërtimin e 16 objekteve pa leje në zonën bregdetare të Ksamilit dhe Sarandës.
17 Tetor 2023, 12:12 -
Prokuroria Sarandë sekuestron 679 metra katror tokë truall, u regjistrua në kundërshtim me ligjin në emër të 2 personave
Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar 679 metra katror tokë truall në zonën Turizëm-Kanal i Çukës pasi ru egjistrua në kundërshtim me ligjin në emër të 2 personave. Hetimet kanë avancuar duke konstatuar elemente të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.
22 Korrik 2022, 13:46 -
Ishte me 'detyrim paraqitje' se dhunoi gruan, shpallet në kërkim lituanezi pasi arratiset nga Saranda
Një tjetër shtetas i huaj është shpallur ne kërkim me urdhër të Prokurorisë së Sarandës. Pas suedezit Sebastian Lichota Buinski, për të cilin rëndon masa “arrest ne burg” në mungesë prej shtatorit, Prokuroria e Sarandës ka lëshuar urdhër ndalimi edhe për 51-vjeçarin lituanez Nikoljas Kuznecovs.
25 Dhjetor 2021, 09:49 -
Kronikë
‘Më futi duart në fyt e më mbylli në dhomë’ arratiset nga Shqipëria suedezi që dhunoi të dashurën, prokuroria e Sarandës kërkon kthimin në burg
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Sarandës ka vendosur dje ndryshimin e masës së sigurimit për shtetasin suedez Sebastian Lichota Buinski, 33-vjeç i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”, me pasojë rrahjen e shtetases suedeze Edith Lena Monique Bjornklev, 31-vjeç
29 Shtator 2021, 11:13 -
Kërcënoi me burg anëtarët e KPK pasi e shkarkuan, KPA le në fuqi vendimin për Edison Ademit
Kërcënoi me burg anëtarët e KPK pasi e shkarkuan, KPA le në fuqi vendimin për Edison Ademit. Ky i fundit u shkarkua në prill të 2019 pasi kishte probleme me pasurinë si dhe kontakte me persona të përfshirë në trafik droge.
9 Nëntor 2020, 20:39