Kërcënoi me burg anëtarët e KPK pasi e shkarkuan, KPA le në fuqi vendimin për Edison Ademit
Ish kreu i Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademit për shkarkimin nga detyra.
Ky i fundit u shkarkua më 9 prill 2019 pasi iu gjetën probleme me pasurinë ku sipas ILDKPI-s ai kishte burime për t'i justifikuar por i kishte fshehur dhe kishte bërë deklarime të pasakta ndër vite.
Shqiptarja.com ka zbardhur dhe pasurinë e Edison Ademit nga viti 2003-2017, një pjesë e të cilës, sipas Komisionit të Vetingut, nuk është e justifikuar. Sa i takon pasurive të paluajtshme, prokurori deklaron vetëm një apartament banimi me sipërfaqe 65 m2, blerë në vitin 2003, përmes një kredie 30 000 euro.
Gjatë seancës dëgjimore, KPK tha se apartamenti ishte 130 m2, ku ishte prenotuar në vitin 2003 dhe blerë në vitin 2012, në vlerën 45 mijë dollarë.
Në deklaratat e pasurisë, prokurori ka deklaruar të ardhura nga vëllai emigrant, nga viti 2005 deri në vitin 2017, në shumat nga 1 200 pound deri në 6 000 pound çdo vit. Sipas KPK subjekti nuk paraqiti prova për të vërtetuar ligjshmërinë e tyre.
Ndërkohë në fund të seancës dëgjimore me KPK-në, Ademi ka kërcënuar trupin gjykues duke u shprehur: "Kjo nuk mbaron këtu, do përballemi sërish bashkë. Po nuk të futa në burg, mbaje mend".
Vendimi i KPA-së (9 nëntor)
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.32/2019, datë 09.07.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Edison Ademi, kundër vendimit nr. 137, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 137, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Edison Ademi.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 09.11.2020.
E.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.2%
-
Të gabuar
82.7%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3103
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn
18 Dhjetor, 11:20
-
KPA largon përfundimisht nga Drejtësia prokuroren e Shkodrës! Edlira Cufit iu gjet lidhja me të dënuarin për prostitucion, i mbylli dosjen
17 Dhjetor, 10:31
-
Mbyllet mandati i KPK-së, ambasada e SHBA-së: Llogaridhënia do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve të guximshëm si ju
16 Dhjetor, 18:59
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor, 15:40
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor, 20:15
-
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
12 Dhjetor, 16:37
-
Largohet nga vetingu gjyqtarja e Gjykatës së Gjirokastrës Mirela Iliopullo! E konfirmon dhe KPA
6 Dhjetor, 15:12
-
Vrau në Ndroq Alfred Dedjan/ Gjykatësja e 'Gërdecit' liroi Julian Gjoshin në 2021! Iu gjet pistoleta në makinë, tha se do e dorëzonte në komisariat! Raport mjekësor se vuante nga zemra
4 Dhjetor, 11:47
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor, 07:06
-
SKEDA/ Operacioni i SPAK, kush është Taulant Tafa, gjyqtarit që iu kontrollua banesa! Dy vite më parë i uli dënimin Arben Grorit
25 Nëntor, 14:08
-
Vettingu/ Mbyllet rivlerësimi në KPK, në ‘filtër’ 805 magjistratët! Vetëm 373 u konfirmuan të ndershëm, qytetarët ndihmuan drejtësinë me rreth 6700 denoncime (SHIFRAT)
22 Nëntor, 12:05
Nuk eshte KPA dhe as KPK jane thjesht vrases me pagese
Përgjigjushpifje te ulta , degradim mendor , rregjim me i keq se i ENVER HOXHES . ME PROVA NE DUAR PARA SYVE KU VERTETOHET PAGESA E TAX NE UK nga i vellai shkruar e zeze mbi te bardhe .Komisioner pa personalitet qe paguhen me mijra euro nga tax paguesit shqiptar dhe ulen dhe vendosin per fatin e njeriut pa lexuar fare . Mohohen dokumentacionet si te ishin analfabet . Vetem te rroga e kane mendjen se pune nuk bejne . Turp! Turp !Po kush do kete turp?Ata jane te zgjedhur me nje formim te ulet , sherbetor te numrave qe perdoren si kriter per te trumbetuar reformen ne drejtesi .Ti shqiptar qe te duket arritje po ta kishe informacionin do te vije duart ne koke , do te kuptoje se burgu per keta njerez do te ishte pak . Ata jane sigurimsat e koheve moderne qe gjykojne pa prova qe te bardhen e bejne te zeze dhe qe jane zjarvenesit e sistemit te drejtesise me qellim
PërgjigjuLajm i mire, ne procesin e pandalshem te reformimit qilizme ne drejtesi.
Përgjigju