-
Jo vetëm gjoba, por burg për shkelësit e masave shtrënguese! Rama: Do të ndryshojmë Kodin Penal dhe Rrugor
Përpos Aktit Normativ me masa administrative mbi shkelësit e masave kundër koronavirusit, qeveria brenda 15 prillit do i përfshijë në Kodin Penal dhe Rrugor për t'i kaluar sëbashku në Kuvend me një paketë për të qartësuar dispozitat që mund të bien ndesh. Nëse do të miratohen ndryshimet që do të propozojë qeveria, shkelësit nuk do të dënohen vetëm me gjoba, por do të përfundojnë në burg, ndërsa në Kodin Rrugor do të sanksionohen vitet e heqjes së lejes së drejtimit të makinës.
8 Prill 2020, 16:40 -
E plotë/ 3 nismat e reja anti-krim, policia përgjime pa vendim prokurori, neni i ri në Kodin Penal që godet mafien (DOKUMENTI)
Policia masa kundër njerëzve të krimit edhe pa miratimin e prokurorit, por kjo veprimtari do të mbikëqyret nga kreu i SPAK-ut, kryeprokurori dhe ministri i Brendshëm. Kush përdor pasuritë e konfiskuara mënyrë të pajustifikuar do dënohet deri në 7 vite burg
12 Shkurt 2020, 12:17 -
E drejta e protestës në Kushtetuese/ Gjykata e Shkodrës kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Nuk duhet leje për tubimet
Gjykata e Apelit Shkodër kërkon të shpallet antikushtetues konsiderimi vepër penale e tubimeve apo protestës pa marrë më parë leje tek organet kompetente. Ky ankim i gjykatës është depozituar prej 28 janarit dhe pritet që sapo të formohet trupa gjykuese të shqyrtohet.
9 Shkurt 2020, 10:19