-
PD propozon ndryshime në Kodin Penal, Basha: Politikanët që përdorin krimin në fushata elektorale të dënohen me 22 vite burg
Partia Demokratike do të kërkojë ashpërsim të kodit penal për personat që kryejnë krime zgjedhore. Kryetari i PD Lulzim Basha zbuloi edhe 4 propozimet, duke thënë se synohet shkëputja e lidhjeve të krimit me politikën.
6 Dhjetor 2021, 13:44 -
Kronikë
20 'piromanë' vunë zjarre gjatë 2020-s dhe askush nuk shkoi pas hekurave! Në Shqipëri zjarrvëniet e qëllimshme nuk dënohen! Kodi Penal parashikon deri 20 vite burg
Prej më shumë se 20 ditësh vendi ka qenë në 'pushtetin' e zjarreve. Policia është vënë në kërkim të 'piromanëve' të cilët me veprime me dashje apo nga papërgjegjshmëria kanë shkaktuar ndezjen e flakëve dhe kanë shkrumbuar hektarë pyje e kullota në vend.
12 Gusht 2021, 10:12 -
Opinion
Zjarret dhe përllogaritja e dëmeve
Ende nuk është bërë ndonjë përllogaritje e dëmeve, që gjithsesi duken të larta. Deri më tani, policia ka identifikuar 33 piromanë, duke arrestuar 15 prej tyre, të dyshuar si përgjegjës për vendosjen dhe përhapjen e vatrave të zjarrit, me pasoja të rënda në fondin pyjor, mjedis dhe shëndetin e qytetarëve. Dhe Kodi Penal parashikon një varietet dënimesh që mund të shkojnë deri në 20 vjet në burg për veprën e djegies së qëllimshme të pyjeve.
11 Gusht 2021, 09:33 -
Kronikë
Deri në 20 vite burg, ndëshkimi që pret 'piromanët', ja çfarë parashikon Kodi Penal për të gjitha rastet e zjarrvënies
Kodi Penal në fuqi parashikon deri në 20 vite burg për autorët e vendosjes dhe përhapjes së zjarreve nga Jugu në Veri. Ndëshkim deri 8 vite burg edhe për zjarrvënien nga pakujdesia
10 Gusht 2021, 15:07 -
Kronikë
Njerëzit e drejtësisë që po falin ‘kamikazët’ e rrugës, Binas Nina e Miranda Konica vetëm 4 vite burg për Behar Pemën që vrau dy vajza në 2020, Gjykata e Tiranës liroi Jehon Breçanin
Gjyqtarë dhe prokurorë pa Veting po shfrytëzojnë hapësirat në Kodin Penal duke shpëtuar vrasësit e rrugës. Behar Pema ia hodhi me 4 vite burg pasi goditi për vdekje në gjendje të dehur me makinë dy vajzat Lusinda Garunja dhe Xhaneta Qallia. Gjykata e Tiranës liroi nga qelia djalin e Erzen Breçanit që i këputi këmbën me maminë 23-vjeçares Xhesina Gega
9 Korrik 2021, 17:30 -
Kronikë
Neni për pasurimin e paligjshëm, deputetët shpërfillin propozimin e kryeprokurorit Çela, shmanget diskutimi për ndryshimin e Kodit Penal
Kuvendi mbulon me heshtje propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela për miratimin e një neni të ri në Kodin Penal për pasurimin e paligjshëm të zyrtarëve dhe ish zyrtarëve që nuk justifikojnë pasuritë me të ardhura të ligjshme
14 Qershor 2021, 16:21 -
Kronikë
Neni për pasurimin e paligjshëm, propozimi që po frikëson politikanët e ish-gjyqtarët, miratimi detyrim nga OKB-ja! Deputetët para një prove të fortë
Kryeprokurori Olsian Çela i ka kërkuar Kuvendit ndryshimin e Kodit Penal për të shtuar një nen të ri për pasurimin e paligjshëm, propozimi prek njerëzit e politikës dhe drejtësisë me pasuri të dyshimta. Neni i ri buron nga Konventa e OKB-së kundër korrupsionit e pranuar nga Shqipëria që në vitin 2006
10 Maj 2021, 16:35 -
Rikthehet Gjykata Kushtetuese, pas tre vitesh mungesë mban seancën e parë për padinë e ngritur për dënimet në mungesë
Pas tre vitesh mungesë Gjykata Kushtetuese mban sot seancën e parë për padinë për dënimet në mungesë e ngritur nga gjyqtarët, e cila një vit më parë solli dhe përplasjen e tyre me qeverinë dhe parlamentin
26 Janar 2021, 09:17 -
Kuvendi miraton marrëveshjen me Pfizer, Rama: Mund të porositim sasi të tjera! Tre skenarët e vaksinimit, gjithçka për përfundimin brenda 14 muajve!(VIDEO)
Parlamenti miratoi me 94 vota tre aktet normative për sigurimin e vaksinës anti covid. Kryeministri Edi Rama tha se procesi i vaksinimit synohet të mbyllet brenda 14 muajve dhe zbuloi se sapo është firmosur marrëveshja me Pfizer për 500 mijë dozat e para.
18 Janar 2021, 08:25 -
Nesër seanca e parë, sfidat dhe vendimmarrjet e rëndësishme të Kuvendit në këtë sesion parlamentar
Ditën e nesërme (18 janar) Kuvendi i Shqipërisë do të fillojë sesionin e ri parlamentar për vitin 2021. Seanca e parë për këtë vit do të fillojë në orën 17:00. Shqiptarja.com ka mësuar se qeveria ka dërguar në Kuvend aktin normativ me tekstin e marrëveshjes sekrete me kompaninë Pfizer Export BV për blerjen e një sasie të vaksinës kundër COVID-19.
17 Janar 2021, 17:08 -
Ndryshimet në Kodin Penal, Yuri Kim: Parlamenti finalizoi sot marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore! Mbështesim mbajtjen e zgjedhjeve të lira
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka përgëzuar miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal, që përfshinin edhe disa pika të arritur nga marrëveshja e 5 qershorit mes partive politike për reformën zgjedhore.
23 Dhjetor 2020, 17:33 -
Shfuqizohen 6 vepra penale, nga protestat e paligjshme, plagosja nga pakujdesia, mbajtja pa të drejtë e uniformës ushtarake-policore deri tek skemat piramidale
Projekti për Kodin e ri Penal shfuqizon veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme, krim vetëm protestat me persona të armatosur.
4 Dhjetor 2020, 17:17 -
'S'ka shanse të ndalohen me ligj', Basha-Ramës: S'punon për të shpëtuar jetë njerëzish por merret me meme! Përpiqet t’u mbyllë gojën kritikëve
Një propozim për Kodin e ri Penal i cili po hartohet nga Ministria e Drejtësisë që parashikon burg për memet është brë temë diskutimi sot. Pas Ramës i cili tha se s'ka shanse të ndalohen memet, ka reaguar edhe kreu i PD Lulzim Basha, i cili akuzon kryeministrin se nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësinë, por sipas tij gjen kohë të merret me meme
3 Dhjetor 2020, 20:14 -
Dënimi me burg për memet? Rama: Po si mund të ndalohen me ligj, s’ka asnjë shans
Kodi i ri Penal parashikon burg për montazhe apo meme. Personat që publikojnë montazhe me fjalë apo imazh të një personi, pa pëlqimin e tij, duke i dëmtuar reputacionin dhe kur nuk përmendet shprehimisht se publikimi është një montazh, do të dënohen deri në 1 vit burg
3 Dhjetor 2020, 18:16 -
Veprat e reja penale/ Burg kush bën meme e montazhe, kush shikon tjetrin fshehurazi zhveshur, ngacmon me fjalë dhe hap llogari false në emër të tjetrin në Facebook
Zbulohen veprat e reja penale në Kodin e ri Penal, deri në vit burg kush bën meme dhe nuk sqaron se është montazh, 1 vit burg nëse vëzhgon pjesët intime të një personi pa pëlqimin e tij dhe kur është në ambient të mbyllur, 1-2 dy vjet burg kush përgjon bisedën e tjetrit, deri në 6 vite burg për zyrtarët.
3 Dhjetor 2020, 16:26 -
Kodi i ri Penal/ Dyfishohet dënimi për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, 3-fishohet për tenderat, konfiskim me detyrim të parave dhe pasurive të përfituara
Kodi i ri Penal parashikon 3-7 vitet burg për korrupsionin aktiv të pushtetarëve, deri në 12 vite për korrupsionin pasiv, sot është 1 deri në 5 vjet m burg, 3-8 vite burg për shkeljen e barazisë në tendera, sot është gjer në 3 vjet burg
2 Dhjetor 2020, 16:11 -
Hartimi i Kodit të ri Penal: Konsumatorët e drogës deri në 10 gram kanabis nuk dënohen! Për dhunë në familje nisin hetimet edhe pa denoncim
Report TV siguron draftin e ndryshimeve të Kodit Penal që parashikon që zyrtarëve të drejtësisë që përfshihen në korrupsion t’u konfiskohet pasuria. Ndër të tjera drafti dekriminalizon konsumin e kanabisit deri në 10 gram si dhe ushtrimin e prostitucionit e kosideron kundravajtje penale nga vepër penale që është me kodin e vjetër. Ndryshimet që pritet të kalojnë së shpejti në Kuvend parashikojnë 7 vite burg për anëtarët e komisioneve zgjedhore që braktisin detyrën.
2 Dhjetor 2020, 11:29