-
Miratohet akti i dytë normativ për rishikimin e buxhetit, 7 mld lekë për paketën e dytë! U prekën pagesat për Rrugën e Arbrit, inceneratorët dhe Rapiscani
Është miratuar në komisionet parlamentare akti i dytë normativ për rishikimin e buxhetit 2020, ku kanë kaluar mbi 7 miliardë lekë për emergjencën e krijuar nga COVID-19. Fondet do të sigurohen, ulja e pagesave për kontrata si ajo e Rapiscanit, e Rrugës së Arbrit, apo inceneratorëve Fier & Elbasan. Ndërkohë ministrja Anila Denaj njoftoi se në qershor mund të kemi aktin e 3 normativ për rishikimin e buxhetit.
28 Prill 2020, 17:09