-
Tabaku nxjerr foton nga inceneratori i Fierit: Dje u pa se aty nuk përpunohet asgjë, provë e vjedhjes së 28 mln eurove
abaku shkruan në një postim në medita sociale se dje shqiptarët panë me sytë te tyre se inceneratori i Fierit nuk është funksional dhe se nuk përpunohet asnjë mbetje ndonëse e ka marrë pagesën nga qeveria dhe duhet të kishte përfunduar 3 vite më parë
9 Shkurt 2022, 10:18 -
Komisioni Hetimor inspekton Inceneratorin e Fierit, drejtori: Depozitohen 130 tonë mbetje çdo ditë! PD: Objekti nuk është funksional! PS: Brenda 40 ditëve nis punën, u provua se nuk është fantazmë
Deputetët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët ishin në impiantin e përpunimit të mbetjeve në Fier, nga ku demokratët hodhën akuza se nuk është funksional, ndonëse pagesat nga shteti vijojnë të kryhen. Më herët në komision ata u përplasën me socialistët për procedurën e ndjekur për dhënien e tenderit.
8 Shkurt 2022, 17:41 -
Inceneratori i Fierit/ Felaj: Gjithçka e ligjshme! Tabaku: Të vjedhësh me procedurë s'është argument! Komisioni Hetimor zbret në terren
Opozita ka paraqitur ditën e sotme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët shkeljet e bëra lidhur me inceneratorin e Fierit. Kryetarja e këtij Komisioni, njëherazi edhe përfaqësuesja e PD-së, Jorida Tabaku ka listuar shkeljet e rënda që sipas saj janë bërë nga qeveria.
8 Shkurt 2022, 13:39 -
Nga Rama te Ahmetaj e Gjiknuri, zbulohen kur do të thirren dëshmitarët në Komisonin Hetimor për inceneratorët! Tabaku: Lefter Kokës do ia nisim letrën në burg
Edi Rama, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi do të thirren për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për inceneratorët nga datat 21-23 shkurt.
7 Shkurt 2022, 11:50 -
Kryemadhi në Report Tv: Inceneratorët kanë marrë para edhe nga AZHBR! Do t’i drejtohem SPAK-ut dhe BE-së
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, hodhi akuza të rënda këtë të premte ndaj Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural, teksa tha se prej kësaj të fundit kanë përfituar edhe inceneratorët.
4 Shkurt 2022, 19:03 -
Komisioni Hetimor për Inceneratorët deri më 25 shkurt! Rama dëshmitari i parë! Yuri Kim: Ndjekim nga afër procesin! Soreca: Lufta ndaj korrupsionit kyçe për integrimin
Komisioni Hetimor për Inceneratorët do të rifillojë punën ditën e hënë, ndërkohë, kryetarja Jorida Tabaku ka publikuar edhe listën e personave që do të thirren për t ëdëshmuar, ku i pari është kryeministri Edi Rama. Vijimi i punës së këtij komisioni deri më 25 shkurt u përshëndet edhe nga ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca.
4 Shkurt 2022, 12:51 -
Raporti i ri i KLSH, Joida Tabaku: U paguan 80 milionë euro për incineratorin që nuk ekziston
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha se raporti i KLSH për inceneratorët provoi vjedhjen kolosale të qytetarëve shqiptarë. Në një deklaratë për meidait, sipas Tabakut, u paguan 80 milionë euro për incineratorin që nuk ekziston.
30 Janar 2022, 12:25 -
Berisha akuza të forta Bashës dhe Ramës: Deri para dy ditësh Klodian Zoto dhe Stela Gugallja mbaheshin të fshehur në Lushnje nga 'kaçakët'
Sali Berisha ka hedhur akuza të forta kundrejt Lulzim Bashës lidhur me aferën e inceneratorëve. Në nkë kohë kur Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë shpallur në kërkim ndërkombëtarë, Sali Berisha thotë se ato janë fshehur në Lushnje, nga Basha dhe Rama në bashkëpunim.
27 Janar 2022, 11:56 -
Afera 3.7 mln euro për inceneratorët, shpallen në kërkim ndërkombëtar Stela Gugallja dhe Klodian Zoto
Ende nuk ka asnjë gjurmë nga Stela Gugallja dhe Klodian Zoto të përfshirë në skemën e skandalit të inceneratorëve, për këtë arsye Policia e Shtetit me kërkesë të SPAK ka vendosur që t'i shpallë në kërkim ndërkombëtar. Lajmi konfirmohet nga burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta.
26 Janar 2022, 11:52 -
Ina Zhupa: Inceneratori i Tiranës aferë korruptive, të hetohet! Berisha në garë në zgjedhjet lokale? Nuk trembemi nga kandidatë 'non grata'
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e ka quajtur inceneratorin e Tiranës një aferë korruptive, teksa ka listuar edhe shkeljet e evidentuara gjatë zhvillimit të tenderit.
22 Janar 2022, 14:51 -
Skandali me inceneratorët, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të ish-ministrit Lefter Koka
Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi sekuestron e pasurive të ish-ministrit Lefter Koka. Vendimi është marrë në seancën e zhvilluar ditën e sotme, duke refuzuar kërkesën e bërë nga Koka.
18 Janar 2022, 11:15 -
Festat i kaloi në qeli, Lefter Koka lihet sërish në burg nga Apeli i GJKKO! Kërkoi lirinë pas arrestimit për përfitim të 3.7 mln eurove nga Inceneratori i Elbasanit
Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka do të qëndrojë sërish në burg. Ai ka dalë sot para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme të Apelit pasi kërkoi lirinë dhe pretendoi për masë më të butë sigurie pasi është një person që nuk ka rrezikshmëri shoqërore, dhe as mund të prishë ndonjë provë.
2 Janar 2022, 11:08 -
‘Merrni përgjegjësi për daljen e pagave dhe aferën e inceneratorëve’ Rama i përgjigje komentuesit: Janë çështje të drejtësisë
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi në rrjetet sociale. Një qytetar i ka kërkuar kreut të qeverisë që të marrë përgjegjësi për skandalin e publikimit të pagave si dhe aferën e inceneratorëve. Rama në përgjigje të tij, thotë se këto janë çështje që i përkasin drejtësisë, ndërsa shton se dhe në vende të tjera ka pasur raste të ngjashme.
27 Dhjetor 2021, 16:15 -
Dosja e inceneratorit të Elbasanit/ Arrestohet Lefter Koka! SPAK zbardh skemën: Si përfitoi ish-ministri 3.7 mln euro me kompani fiktive! Në sekuestro inceneratorë
SPAK arreston ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur politikisht, atë të inceneratorit në Elbasan. Report Tv mëson se Lefter Koka u vu në pranga në banesën e tij në Durrës gjatë paradites së të martës. Në kërkim janë shpallur edhe S. G dhe K. Z, ndërkohë që janë sekuestruar kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori e Elbasanit, “Integrated Technology Services”, si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.
14 Dhjetor 2021, 12:18 -
Komisioni Hetimor për inceneratorët, Tabaku: Shumë institucione nuk kanë kthyer përgjigje për pyetjet e drejtuara! Do i padisim nëse s'japin informacion deri në mbledhjen e radhës
Institucionet shtetërore të cilët kanë marrë pyetje nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët duhet të kthejnë përgjigje deri në mbledhjen e radhës të këtij komisioni, ose në të kundërt do të paditen.
7 Dhjetor 2021, 14:30 -
Politikë
Komisioni Hetimor për inceneratorët, biznesmeni Mërtiri kërkesë bankave të nivelit të dytë: Mos nxirrni informacion konfidencial! Po shkelin ligjin dhe janë jashtë objektit
Biznesmeni Mirel Mërtiri e quan në shkelje të ligjit kërkesën e deputetëve të opozitës në Komisionin hetimor për inceneratorët, që i kërkojnë bankave të nivelit të dytë, ektraktet e llogarive të tij bankare. Përmes një letre ai i kërkon bankave të mos i lëshojnë këto informacione private që shkelin të drejtat e njeriut.
16 Nëntor 2021, 09:12 -
Politikë
Inceneratorët/ PS: Informacion nga Bashkia e Tiranës që nga koha e Lulzim Bashës, fondet publike i përfitonte kunati i tij dhe Jamarbër Malltezi! Miratohen ekspertët e PD (DEBATET)
2 orë e 40 minuta ka zgjatur Komisioni Hetimor për inceneratorët, ku debatet nuk munguan, e megjithatë në fund palët ranë dakord për miratimin e ekspertëve si edhe për të zbritur në terren për të parë nga afër punën e bërë, kjo e fundit kërkesë e mazhorancës.
10 Nëntor 2021, 15:11 -
Politikë
Komisioni Hetimor për Inceneratorët, miratohet pa debate rregullorja e brendshme! Mbledhja e radhës, ditën e mërkurë
Ndonëse me rezerva, maxhoranca ka dhënë votën pro rregullores së brendshme të funksionimit të Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Ishte nënkryetarja e komisionit Ermonela Felaj e cila kërkoi që në rregullore të përfshiheshin edhe tre pika të tjera, të marra nga kodi i procedurës penale dhe ligji për komisionet hetimore.
5 Nëntor 2021, 12:13