-
PD denoncim në polici/ Drejtuesit e Landfillit të Sharrës: S'pati kërcënime nga punonjësit! Ftojmë Bashën dhe këdo që të njihet nga afër me këtë projekt madhor
Shoqëria konçesionare “Integrated Energy BV SPV” që ka në menaxhim Landfillin e Sharrës e kanë cilësuar denoncimin e Partisë Demokratike ndaj disa punonjësve si një veprim i ulët.
18 Tetor 2020, 21:36 -
Klosi u përgjigjet akuzave nga Fieri: Inceneratori përfundon në dhjetor sipas kontratës! Përpunimi i mbetjeve jo ndotje dhe helmim, por për vaditje (VIDEO)
Ministri i turizmit Blendi Klosi nga Fieri, u ka dhënë përgjigje të gjitha akuzave politike të bëra kundrejt inceneratorit në këtë qark, duke thënë se ai është drejt përfundimit dhe brenda afateve kohore të përcaktuara në kontratë. Klosi ka theksuar se 3 vjetët e para janë për t'u ndërtuar impianti, 4 vite për të bashkëpunuar kompania me bashkinë dhe pas 7 vitesh do ti kalojë bashkisë.
18 Tetor 2020, 12:26 -
Braçe 'sulmon' Shkullakun: Ai që tregon si lac orën gënjen për qejf, vëmendje, hall, nga urrejtja apo për të vrarë të vërtetën! Je i sëmurë
Zv.kryeministri Erion Braçe, është përfshirë në debatin mes gazetarit Armand Shkullaku dhe kryeministrit Edi Rama, pasi ky e ka akuzuar analistin atë se ka gënjyer me vetëdije të plotë në emisionin "Opinion" duke thënë se ai e dinte shumë mirë që incerenatori i Elbasanit prodhonte energji pasi vite më par.
18 Tetor 2020, 11:41 -
I tha se do ta padisë, Veliaj 'dhëmbë për dhëmbë' me Bashën: Mezi pres të shkoj në Gjykatë të zbuloj sa milion euro do paguante për plehrat ky me kunatin
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i përgjigjet "dhëmbë për dhëmbë" kreut demokrat Lulzim Basha pasi ky i fundit tha se do ta denonconte për të 3 herë pasi i përmendi kunatin e tij dhe publikoi dokumentet e një kontrate për inceneratorin e Sharrës në kohën që ishte në pushtet opozita.
17 Tetor 2020, 17:09 -
Inceneratori 'çon' Kryemadhin në Fier: Qytetarët na kërkojnë të vazhdojmë qëndresën! (Asnjë fjalë për naftëtarët që janë në grevë prej 20 ditësh)
Në 20 ditë grevë urie të naftëtarëve (17 ditë burrat dhe 3 ditë gratë), nuk mjaftuar për të çuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi në Fier.
17 Tetor 2020, 14:10 -
Rama përballë mashtrimin e Bashës për inceneratorët me faktet: Gënjeshtra e ka hundën e gjatë po këmbët e shkurtra
Kryeministri Edi Rama ka publikuar dokumentet ku kryedemokrati Lulzim Basha, aso kohe kryetar i Bashkisë, i ka kërkuar i ka kërkuar qeverisë në ikje 34,6 mln euro investim fillestar për kompaninë që do menaxhonte mbetjet dhe me çmim 8 euro më të shtrenjtë se çmimi aktual.
17 Tetor 2020, 12:40 -
Akuzat e Bashës për Inceneratorin e Elbasanit/ Drejtori: Hajdeni në çdo kohë dhe faktojeni! Funksional që nga 2016! S'ka asnjë faturë se ERE s'ka caktuar çmimin e energjisë
Me letra të ngjitura në mur ku shkruhet "Zoti Basha mos gënje", Enea Murataj, drejtuesi i Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve të Elbasanit ka sqaruar edhe një herë se inceneratori i Elbasanit punon që prej vitit 2016 dhe prodhon energji që injektohet në rrjet, ndryshe nga sa pretendon Partia Demokratike.
17 Tetor 2020, 12:18 -
Akuzat për vilat dhe 'pazari' në Sharrë/ Basha-Veliajt: Gënjeshtar, të hënën dorëzoj padinë e tretë! Meta bën rolin e tij, koncesionet e paligjshme do anulohen e përgjegjësit do shkojnë në burg
Basha s'lodhet me të njëjtat kërkes: 1 në 3 shqiptarë nuk siguron dot ushqim mjatueshëm! Numri i rasteve është shtuar, i testimeve ka rënë
17 Tetor 2020, 12:14 -
Veliaj: Ne ndërtuam një incenerator me 30% më pak kosto për ton, Basha dhe kunati i tij po vajtojnë fitimin e humbur (VIDEO)
Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj tha nga inceneratori i Sharrës në Tiranë, se Lulzim Basha kur ishte kryebashkiak kërkoi të ndërtonte një incenerator me kosot 30 % më të lartë për ton nga çfarë paguhet sot. Sipas Veliajt akuzat e Bashës vijnë për shkak se ai po vajton fitimin e munguar në dëm të qytetarëve.
16 Tetor 2020, 18:26 -
Reagon Bashkia Elbasan: Inceneratori ka prodhuar energji që në 2017! Do e marrim në dorëzim në 2021
Pas debateve të lindura mbi inceneratorin e Elbasanit, ka ardhur edhe reagimi i Bashkisë e cila sqaron se ky incenerator është në punë që prej vitit 2017 dhe prodhon energji elektrike, mjaftueshme për veten e saj si edhe për ta dërguar në rrjet.
16 Tetor 2020, 16:11 -
Akuzat për inceneratorët/ Rama: Do apo s'do Lulëzimi, vendi do pastrohet nga plehrat! Basha: Trego ku i çove 70 mln euro, retorika boshe nuk të shpëton
Debat absurd e ka quajtur kryeministri Edi Rama përplasjet që ka pasur ditëve të fundit me kryedemokratin Lulzim Basha për çështjen e inceneratorëve. Në përgjigje të këtij të fundit, i cili sot kërcënoi hapur kreun e SPAK Arben Kraja se do mbajë përgjegjësi për mos nisjen e hetimeve, Rama tha se të gjitha akuzat janë gënjeshtra.
16 Tetor 2020, 13:31 -
Rama: Inceneratori i Elbasanit prodhon energji prej 2017, por ERE s'i jep çmimin! Kompania ia shet bashkisë, por s'arkëton asnjë lekë! Në gjyq me shtetin për të marrë paratë (VENDIMI)
Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar padinë e kompanisë "Albtek" te inceneratorëve në Elbasan.
16 Tetor 2020, 09:32 -
'20 milionë euro për inceneratorin e Fierit, por ai nuk ekziston!' PD denoncon: Qeveria vjedh njerëzit
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar se para pak ditësh qeveria ka kaluar 2 milionë Euro për llogari të dy inceneratorëve, atë të Fierit dhe inceneratorit të Tiranës, duke e çuar kështu totalin e fondeve për llogari të këtyre dy inceneratorëve në 75 milionë euro."Me 2 mi
14 Tetor 2020, 12:22 -
Basha akuza Ramës: Paratë i ke për kriminelë e Fierit dhe Tiranës, je i lidhur me anëtarin e bandës së Lushnjes
Kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se ka shpenzuar 2 mln euro për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës vetëm gjatë ditëve të fundit. Në një komunikatë për mediat ai thotë se Rama nuk ka para për të mbështetur pensionistët por i ka për afera korruptive Klodian Mërtirin për të cilin tha se është pjesëtar i bandës së Lushnjes.
10 Tetor 2020, 12:31 -
'Fushata' e Metës shkon në Durrës: Pas tërmetit, qyteti është i mbërthyer nga dara e abuzimeve bashkiake
Ilir Meta e çon këtë herë "fushatën e tij" në Durrës për mbrojtjen e të drejtave të sovranit (durrsakëve) duke akuzuar bashkinë se po abuzon me inceneratorët e Sharrës, ku është vendosur që qyteti i Durrësit të djegë mbeturinat.
28 Shtator 2020, 19:18 -
PD akuza Ramës për plehrat në Durrës, por e dinte që në 2018 se mbeturinat do vinin në Sharrë
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama dhe kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, se mbushën Durrësin me plehra vetëm që t'i japin inceneratorit të tyre në Tiranë 100 milionë euro shtesë.
11 Qershor 2020, 13:24