-
Lefter Alla lirohet nga qelia, ish-kryebashkiaku i Bulqizës përfundoi dënimin
Ish-Kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla është liruar nga burgu pas dënimit për mosbarazim në tender dhe shpërdorim detyre. Alla rezulton se është liruar që në muajin Gusht nga burgu i Fierit për plotësimin e kohës së dënimit
22 Shtator 2024, 10:52 -
I dha të afërmit tenderin 3 mln €, Apeli i GJKKO lë në fuqi 3 vite burg për ish kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla
Gjykata Poscame e Apelit ka dënuar përfundimisht me 3 vite burg Lefter Allën ish kryebashkiaku i Bulqizës i cili u gjet fatjor për vepren penale të shkelje te barazisë në tendera dhe shpërndorim të deryrës.
8 Qershor 2024, 10:32 -
Kërkoi largimin e gjyqtarit, shtyhet vendimi për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla
Apeli i GJKKO do të shpreh vendimin për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla më datë 30 maj. Alla është dënuar me 3 vite burg, për shkak të shkeljes së barazisë në tendera gjatë kohës kur ishte kryebashkiak. Vendimi për Allën nga Apeli i Posaçëm është shtyrë për shkak se avokati i Allës kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lala.
21 Maj 2024, 15:49 -
Tenderi 3 mln euro, 3 vite burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla! 2 vite për të afërmin fitues, Aqif Konesha! 6 lirohen me kusht
Tre vjet burg i kushtoi ish kryetarit të Bashkisë së Bulqizës, afera me tenderin e ujësjellësit, të cilin ia dha një të afërmi të tij, duke shkelur procedurat e prokurimit publik . Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 2 vite. I afërmi Aqif Konesha është dënuar me 2 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar do të vuajë vetëm 1 vit e 4 muaj burg.
28 Dhjetor 2023, 10:15 -
I dha të afërmit tenderin 3 mln euro, ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kërkon pafajësi në GJKKO: Lashë biznesin për ti shërbyer qytetarëve
Ish-kryebashkiaku i bulqizës lefter alla kërkoi pafajësi në seancën e paraqitjes së konkluzioneve në gjykatën e posaçme. Një javë pasi spak kërkoi 3 vjet e 6 muaj burg ndaj tij, për abuzime në tendering e ujësjellësit me vlerë 3 milionë euro, ai i kërkoi gjykatës ta shohë çështjen me kujdes dhe shtoi se kishte lënë biznesin e tij privat për ti shërbyer qytetarëve.
21 Dhjetor 2023, 12:13 -
I dha të afërmit tenderin 3 mln euro, SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për Lefter Allën! Në total 26 vite burg për 10 të pandehurit
Prokuroria e Posaçme kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. SPAK ka kërkuar në total 26 vite e 9 muaj burg për 10 të pandehurit e kësaj dosje, të cilët akuzohen për abuzime me tenderin e ujësjellësit me vlerë 3 milionë euro.
15 Dhjetor 2023, 10:54 -
Nën akuzë për korrupsion, ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. Ish-kryebashkiaku i akuzuar për "shkelje të barazisë në tendera" dhe "shpërdorim të detyrës" i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të GJKKO.
29 Nëntor 2023, 11:54 -
SPAK çon në gjykatë dosjen për Lefter Allën dhe 12 të tjerë! Si përfitoi tenderin 322 mln lekë i afërmi biznesmen i ish kryebashkiakut socialist
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla dërgohet në gjyq bashkë me 12 persona të tjerë të arrestuar për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. SPAK ka mbyllur hetimet dhe u ka njoftuar akuzat ish-kryebashkiakut dhe të akuzuarve të tjerë për tenderin për rehabilitimi të rrjetit te ujësjellësit në një nga lagjet e Bulqizës.
16 Shtator 2023, 11:52 -
Në burg për tenderin, mbyllen hetimet për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla dhe 12 të tjerët, dosja shkon për gjykim
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla është marrë zyrtarisht i pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. SPAK ka mbyllur hetimet dhe u ka komunikuar akuzat zyrtare Allës dhe 12 personave të tjerë, duke e dërguar dosjen për gjykim
7 Shtator 2023, 11:57 -
Nga Alla te Fran Tuci, 5 kryebashkiakë të arrestuar në 4 muaj! Pranga për korrupsion e shpërdorim detyre, më i bujshmi videoskandali i Gjicit
Nga shpërdorimi i detyrës, korrupsioni, blerja e votave e deri tek shkelja e barazisë në tendera. Në katër muaj, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion arrestoi 5 kryetar dhe ish-kryetar bashkie. Fran Tuci, Safet Gjici, Vangjush Dako, Fredi Beleri dhe Lefter Alla vijojn të jenë në masë arresti në burg, në pritje të gjykimit.
16 Korrik 2023, 18:18 -
Në burg për korrupsion, mjekët: Lefter Allës i rrezikohet jeta në qeli! GJKKO nuk bindet, cakton ekspertë të rinj për vlerësimin e shëndetit të tij
Gjykata e Posaçme ka caktuar një grup të ri ekspertësh mjekësorë për të vlerësuar gjendjen shëndetësore për ish kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla i cili mbahet në paraburgim nën akuzën për korrupsion.
29 Qershor 2023, 14:22 -
Lefter Alla kërkon sërish lirinë në GJKKO për shkak të problemeve shëndetësore: Nuk jam në gjendje të përballoj burgun
Ish kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla vijon përpjekjet me drejtësinë për t’u liruar nga qelia, me pretendimin se është sëmurë dhe se qëndrimi prapa hekurave i rrezikon jetën. Report Tv, mëson se ditën e sotme, avokati Allës ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për lirimin nga qelia.
26 Qershor 2023, 09:56 -
Kërkoi masë më të butë sigurie, ekspertët dorëzojnë raportin mjeko-ligjor për Lefter Allën: Ka probleme me zemrën! Të hënën seanca në GJKKO
Dy ekspertë mjeko-ligjor paraqitën këtë të hënë pranë Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezultatet e raportit mjekësor ndaj ish-kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla. Sipas ekspertëve, Alla ka probleme shëndetësore me zemrën dhe se qëndrimi në qeli nuk është i përshtatshëm për gjendjen e tij.
5 Qershor 2023, 15:22 -
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës i drejtohet sërish GJKKO, kërkon ndryshim të masës ‘arrest me burg’! I shtruar në spitalin e burgut prej ditësh
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla i është drejtuar sërish GJKKO dhe ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë arrest me burg. Apeli i GJKKO la në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën dhe ish-zyrtarët e tjerë të cilët u arrestuan për abuzimin me tenderin 322 mln lekë.
2 Maj 2023, 11:22 -
Berisha denoncon: Kandidati i PS-së në listën e Këshillit Bashkiak në Durrës ka marrë para nga taksat e shqiptarëve, ja lidhja e tij me Lefter Allën
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në radhët e Sali Berishës, Jola Hysaj ka denoncuar se kandidati i PS për anëtar të Këshilli Bashkiak në bashkinë e Durrësit, Munir Konesha është pjesë e dosjes hetimore të Bulqizës, në lidhje me ish-kryebashkiakun socialist Lefter Alla
29 Prill 2023, 14:38 -
Abuzimi me tenderin 322 mln lekë, Apeli i GJKKO konfirmon masat për ish-kryebashkiakun e Bulqizës dhe 8 ish-zyrtarë! Lefter Alla në spitalin e burgut
Apeli i GJKKO ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën dhe ish-zyrtarët e tjerë të cilët u arrestuan për abuzimin me tenderin 322 mln lekë. Lefter Alla kishte kërkuar masë më të butë sigurie, por Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Alla nuk ishte i pranishëm në senacë, pasi është shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore.
14 Prill 2023, 16:01 -
Në burg për abuzim me tenderin 322 mln lekë, ish kryebashkiaku i Bulqizës kërkon lirinë në Apel! Seanca mbahet të premten
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla kundërshton vendimin e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Kjo e fundit caktoi ndaj tij masën e sigurimit "arrest me burg" për një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e "shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
11 Prill 2023, 11:07