I dha të afërmit tenderin 3 mln €, Apeli i GJKKO lë në fuqi 3 vite burg për ish kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla

Tirane- Gjykata Poscame e Apelit ka dënuar përfundimisht me 3 vite burg Lefter Allën ish kryebashkiaku i Bulqizës i cili u gjet fatjor për vepren penale të shkelje te barazisë në tendera dhe shpërndorim të deryrës.

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar Alla përfundimisht do të vuaj dënimin me dy vite.

Vendimi nuk ndryshoi edhe për përsonat e tjerë të përfshirë. Konkretisht për ish nënkryetarën Enkeleda Lleshi që dënimini saj u konvertu në sherbim prove. Lirim më kusht përfituan edhe 4 ish punonjës të bashkisë të cilët nga SPAK akuzohen për shkelje të barazisë në tendera pasi ishin pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave.

Ndërkohë biznesmenët Aqif Konesha dhe Rasim Daci, si dhe punonjës të kompanisë, u dënuan nga gjykata për falsifikim dokumentesh me nga 1.6 deri në 1.9 vite burg.Lefter Alla  i cili u arrestua me 15 Mars të 2023 akuzohet për se ka shpërduar detyrën në lidhjë më një tender me vlerë 3 mln euro.

Ai dyshohet se në bashkpunim më ish zyrtarët e bashkisë favorizoi  dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.

Pasi i shpallën fituese këto firma, punimet për uijësjellësin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i 'BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj.

Vendimet e GJKKO-se se apelit
-3 vite burg Lefter Alla 
-1 vit e 8 muaj burg Enkelejda Lleshit, lirohet me kusht
-Nga 14 muaj burg Rubin Kolës, Arsen Gjokës e Kujtim Zogut, lirohen me kusht
-Leonard Daci dënohet me 1 vit e 2 muaj burg, lirohet me kusht
-Erion Isaku dënohet me 2 vite burg
-Rasim Daci dënohet me 1 vit e 8 muaj burg
-1 vit e 4 muaj burg Aqif Koneshën, i afërmi i Lefter Allës
-Dënohet me 1 vit burg, Dali Gazidedja, lirohet me kusht

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agjenti: 08/06/2024 11:42

    Po konfiskim prone a pati apo vec nja 2 vite burg ene del me 3 milion eurot ne xhep

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille