-
Përkrahte ISIS me postime në rrjetet sociale, 56-vjeçari kërkon gjykim të shkurtuar: Jam i penduar
Ibrahim El Salih Lekica ka kërkuar gjykim të shkurtuar në gjykatën e Posaçme ndërsa akuzohet për terrorizëm. Sipas SPAK, ka bërë thirrje në rrjetet sociale në mbështetje të ISIS, po në marrjen në pyetje gjatë fazës së hetimeve ke shfaqur pendesë.
17 Janar 2023, 12:35 -
Akuzohet për mosdeklarim dhe fshehjes të pasurisë, GJKKO nis gjyqin për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo
Gjykata e Posaçme çeli shqyrtimin gjyqësor ndaj Fatos Lulos, ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë. Lulo akuzohet nga SPAK për "fshehje e mosdeklarim të pasurisë" në formën e kallëzimit të rremë. Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament ne Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit.
16 Janar 2023, 11:58 -
Vrasjet e bujshme në vend/ Dështon ballafaqimi mes Luftar Reçit dhe Emiliano Shullazit, seanca shtyhet më 23 janar
Ka dështuar ballafaqimi i dëshmitarit të drejtësisë, Luftar Reçi me Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe të pandehurit e tjerë për vrasjen e Vajdim Lames dhe Klodian Saliut.
16 Janar 2023, 09:44 -
Pularia, 7 makina, toka e apartamente, para 'cash' e llogari bankare, GJKKO vendos konfiskimin e pasurive të Astrit Beqirajt! I dënuar për trafik droge
Pasuria me vlerë disa milionë euro e Astrit Beqirit të lidhur me trafikun e kokainës pritet t’i kalojë përfundimisht shtetit. GJKKO e shkallës së parë ka vendosur konfiskimin e pularisë në pronësi të Beqiraj, automjteve dhe shumë pasuri të tjera.
13 Janar 2023, 17:04 -
Gërdeci/ Ja pse akuza e SPAK-ut ndaj Mediut nuk është parashkruar, ndjekja penale nisi në 11 shkurt 2009! Gjykata do vendosë vetëm për faktin penal
Arsyetimi i Gjykatës së Apelit konfirmuar edhe nga Gjykata e Lartë se pse vepra penale për të cilën akuzohet Fatmir Mediu për Gërdecin nuk është parashkruar.
12 Janar 2023, 17:04 -
Apeli i GJKKO-së konfirmon vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për anëtaren e KPK-së! Etleda Çiftja shpallet e pafajshme, bien dy akuzat ndaj saj
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga GJKKO në 16 shtator ku anëtarja e KPK Etleda Çiftja, u shpall e pafajshme mbi akuzat që rëndonin ndaj saj për deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim dokumentesh.
12 Janar 2023, 15:29 -
Familja Durdaj njihet me akuzën ndaj Mediut, avokati: Moment procedural, më vonë ndajmë qëndrimet
Avokati i familjes Durda, Dorjan Matlija, e ka konsideruar thjesht si një moment procedural thirrjen e tyre në SPAK për tu njohur me komunikimin e akuzës që i është bërë Fatmir Mediut.“Ky proces është vënë në lëvizje nga familja Durda. Në këto momente
11 Janar 2023, 15:15 -
Arkë me peshk për të bërë një punësim në ministri, Apeli konfirmon dënimin me 1 vit e 3 muaj për ish zv. ministren Rovena Voda
Voda u dënua me 1 vit e 3 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-zv.ministrja vuajti vetëm 10 muaj në qeli. Po ashtu edhe dy të pandehurat e tjera, Florida Beu dhe Majlinda Hasanin janë dënuar me nga 10 muaj burg.
11 Janar 2023, 14:46 -
Zamira Durda: Vetëm dënimi i Mediut me burgim të përjetshëm bën drejtësi, solli armatimet e rënda në Gërdec
Pyetjes së gazetares së Report Tv Ledina Jakimi se çfarë do të quante mbyllje me drejtësi të çështjes së Gërdecit, Zamira Durda ka thënë se Fatmir Mediu do të duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.“Të dënohen fajtorët. Janë shum&a
11 Janar 2023, 14:21 -
Çështja Gërdeci, mbërrijnë në SPAK denoncuesit e Mediut, Zamira dhe Feruzan Durda! Humbën fëmijën 7–vjeçar në tragjedi
Në SPAK kanë mbërritur para pak minutave Zamira dhe Feruzan Durda, burrë e grua që humbën djalin e tyre 7-vjeçar nga shpërthimi në Gërdec. Gazetarja e Report Tv Keti Banushi raporton se ata janë thirrur nga Prokuroria e Posaçme në cilësinë e kallëzuesve të ish ministrit te mbrojtjes Fatmir Mediu.
11 Janar 2023, 14:10 -
Durda: Mediu firmosi urdhrin që solli në Gërdec armët më të rënda, punëtorët kishin vetëm pinca
Për Zamira Durdën Fatmir Mediu ka qenë ai që ka firmosur një urdhër për ndryshimin e kalibrit të armëve që demontoheshin në Gërdec. Sipas saj ajo fabrikë nuk mund të demontonte armë të rënda por urdhri i Mediut i solli aty."SPAK ta hetojë ashtu siç duhet. Ai ka pasur nj&a
11 Janar 2023, 12:43 -
Mediu vetëm 'shpërdorim detyre' për ‘Gërdecin’, Zamira Durda për Report Tv: Na vranë sërish! Hetim korrupsionit, babëzia për para vrau 26 vetë
Zamira Durda, një nënë që humbi djalin 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit e konsideron si një ‘vrasje për herë të dytë’ faktin se Fatmir Mediu është nën akuzë vetëm për shpërdorim detyre për tragjedinë e Gërdecit.
11 Janar 2023, 12:38 -
Porositi 137 kg kokainë nga Ekuadori, Gentian Malindi dënohet 13 vite burg, do të vuajë dënimin me 8 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar
Gentian Malindi i arrestuar muaj më parë nën akuzën e porositjes së 137 kilogramëve kokainë të kapura në 2019-ën në Portin e Durrësit, është dënuar me 13 vite burg nga GJKKO. Por duke qenë se Malindit i është pranuar kërkesa e tij për gjykim të shkurtuar, ai do të vuajë dënimin me 8 vite dhe 8 muaj burg.
10 Janar 2023, 15:34 -
Tentuan të manipulonin dëshminë e Luftar Reçit për vrasjet e bujshme në vend, GJKKO dënon Gentian Goskovën dhe Elton Kosovën me 6 vite burg në total
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 3.6 vite burg Gentian Goskovën i njohur si "Reqi i Korçës" dhe me 2.4 vite Elton Kosovën, pasi tentuan të manipulojnë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi.
9 Janar 2023, 15:16 -
Afera e Inceneratorëve/ Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës për masë më të lehtë sigurie
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrpusionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga GJKKO në 25 nëntor ku lihej në fuqi masa e arrestit me burg për Lefter Kokën pavarësisht se ky i fundit kërkoi ndryshim për shkak të gjendjes shëndetësore.
5 Janar 2023, 10:45 -
Abuzuan me tenderin 7 mln lekë duke blerë autoshkallë zjarrfikëse që nuk funksiononin, Apeli i GJKKO lë në burg ish-zyrtarët e bashkisë së Durrësit
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për 6 ish-zyrtarët e Bashkisë së Durrësit që abuzuan me tenderin 7 mln lekë duke blerë autoshkallë zjarrfikëse që nuk funksiononin! Kështu, anëtarët e përllogaritjes së vlerës së fondit limit, Adriatik Velaj, Muhamed Likaxhiu dhe Artan Taho qëndron në fuqi dënimi me 10 muaj burg, të tre me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
4 Janar 2023, 10:47 -
Inceneratori i Elbasanit, shtyhet për në janar seanca paraprake! Njëra prej të akuzuarve kërkon pushimin e çështjes për shkak se është gjykuar një herë
Nëse çështja e Inceneratorit do të kalojë apo jo për gjykim në GJKKO do të vendoset në janar, pasi seanca e parashikuar për sot është shtyrë. Avokati i njërës prej të akuzuarve, Jonida Zeqo, Sajmir Visha ka kërkuar pushimin e çështjes pasi sipas tij është hetuar një herë dhe është pushuar nga Gjykata e Elbasanit. Në seancën e sotme kanë munguar Lefter Koka dhe Alqi Bllako.
30 Dhjetor 2022, 11:52 -
Vrau pronarin e lokalit pas sherrit për kalin, ‘të fortit' të Vlorës Eduart Xhezos i konfiskohen 4 makina e një dyqan
Apeli i Gjykatës së Posaçme la në fuqi vendimin e konfiskimit të pasurive të Eduard Xhezos, të fortit të Vlorës që vrau një biznesmen vetëm pas sherrit për një kalë, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019.
29 Dhjetor 2022, 13:27 -
Afera me inceneratorin e Fierit, Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin në qeli për Arben Dervishajn, Regan Merdanin e Enver Shehin
Apeli i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurimit arrest me burg caktuar nga Shkalla e Parë për Arben Dervishajn, biznesmeni që mbikëqyrte punimet i inceneratorit të Fierit ndërsa akuzohet se paraqiste raporte fiktive në ministritë e linjës. Dervishaj kishte Apeluar masën e GJKKO duke kërkuar ndryshimi e saj, kërkesë që u rrëzua këtë të enjte në Apel
29 Dhjetor 2022, 12:43 -
Akuzohet për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO për Ardian Çapjan
Është shtyrë seanca gjyqësore për Ardian Çapjan dhe të pandehurit e tjerë në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Shkak për shtyrjen e seancës ka qenë mungesa e një prej avokatëve mbrojtës të një prej të pandehurve.
28 Dhjetor 2022, 12:32