-
Lanë ushqimin, vetëflijohen për ringjallje nënë e bijë, dëshmia e motrës nga spitali: Anisa 15 muaj e vdekur në banesë! Babai u vetëvra 6 vjet më parë
Detaje të reja tronditëse, edhe pse ende kontradiktore, kanë dalë nga ngjarja e një dite më parë në Kombinat, ku nëna dhe njëra prej vajzave u gjetën të pajetë në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër është në spital. 56-vjeçarja Zhaneta dhe dy vajzat me origjinë nga Përmeti u zhvendosën në Tiranë pas vdekjes së kryefamiljarit, Llukan Josifi, i cili u hodh nga pallati 6 vite më parë.
3 Korrik 2020, 08:20 -
Tiranë, nënë e bijë gjenden të pajeta në banesë, në gjendje të rëndë vajza tjetër! Dyshohet se janë vetëflijuar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (2 korrik) në Tiranë. Nënë e bijë janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër e familjes është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja është raportuar në polici nga vëllai i 56-vjeçares, pasi motra e tij dhe dy mbesat nuk i përgjigjeshin në telefon dhe nuk i hapnin as derën.
2 Korrik 2020, 20:26