-
Serbi/ Vuçiç sfidon opozitën: Nisni referendum nëse duhet të qëndroj në postin e presidentit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ftoi më 14 janar përfaqësuesit e opozitës që të kërkojnë mbajtjen e një referendumi këshillues për qëndrimin e tij në këtë post, me qëllim që të përcaktohet mbështetja që ka në mesin e qytetarëve.
14 Janar, 16:19 -
Studentët serbë protestojnë sërish në rrugët e Beogradit
Dhjetëra mijëra protestues kundër qeverisë mbushën rrugët e Beogradit të dielën (12 janar 2025) duke ndezur dritat e telefonave celularë dhe mbajtur 15 minuta heshtje në nderim të viktimave nga shembja e çatisë së një stacioni treni, aksident për të cilin i fajësojnë autoritetet.
12 Janar, 20:49 -
Vuçiç: Serbia do të ofrojë zyrtarisht organizimin e takimit Trump-Putin
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sonte se Serbia është e interesuar të jetë vendi ku të mbahet takimi mes Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, dhe Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, dhe se mund të garantojë siguri të plotë për të dy presidentët.
12 Janar, 20:21 -
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
Paralajmërimi i autoriteteve serbe se Shtetet e Bashkuara mund të vendosin sanksione ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), shtron pyetjen se çfarë pasojash do të kishin ato për thesarin e këtij shteti dhe popullatën e tij?!
10 Janar, 13:09 -
KQZ rendit Listën Serbe në fletëvotime, kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje
Përfshirja e saj nxiti reagimin e lëvizjes Vetëvendosje, e cila është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi që në ditën e fundit të vitit që lamë pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se vendimi i këtij paneli për certifikimin e Listës Serbe është i detyrueshëm dhe duhet të zbatohet
6 Janar, 21:41 -
Serbia shqyrton mundësi për furnizimet me naftë e gaz pas sanksioneve të supozuara amerikane
Qeveria e Serbisë e ka miratuar një vendim për themelim të një trupi koordinues për t’i garantuar furnizimet me gaz dhe naftë, pas vendosjes së sanksioneve potenciale amerikane në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), për shkak të pronësisë ruse.
5 Janar, 20:38 -
Shaip Kamberi: Kërcënimet e Vuçiç, sjellje tipike prej autokrati fuqia e të cilit po perëndon
Kërcënimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, janë sjellje “të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon”, ka thënë sot deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
5 Janar, 16:10 -
Sanksionet e SHBA për naftën serbe, Vuçiç do flasë me Putin! Takon ambasadorin amerikan në Beograd
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar anëtarët e qeverisë serbe se ShBA-ja do të vendosë sanksione të drejtpërdrejta gjithëpërfshirëse ndaj industrisë serbe të naftës dhe se për këtë problem do të bisedojë personalisht me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin pas datës 20 janar.
4 Janar, 16:20 -
Vuçiç: Kurti e konsideron Listën Serbe armiken më të madhe
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të shtunën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e konsideron Listën Serbe - partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – si armiken më të madhe, dhe ka paralajmëruar rritje të presionit të vendit të tij lidhur me Kosovën.
4 Janar, 16:09 -
Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën
I pranishëm me të rinjtë e forumit të Partisë Progresiste serbe, Vuçiç kërkoi të justifikonte politikat e tij përballë protestave masive të cilat kanë prekur së fundmi Beogradin. Për Beogradin, fajtori duhet gjetur tek faktori i jashtëm.
25 Dhjetor 2024, 21:45 -
Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë
Në Serbi ka revoltë gjithëpopullore, thotë deputeti shqiptar në Beograd, Shaip Kamberi. Në rast se presidenti serb Aleksandër Vuçiç e fiton betejën me qytetarët, thotë ai, do e çojë Serbinë në drejtim të diktaturës.
25 Dhjetor 2024, 20:51 -
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
Bllokuesi i akseve kryesore për hyrjen, lëvizjen dhe daljen nga kryeqyteti i të të gjithë drejtuesve të automjeteve, është ‘arkitekti i mosbindjes civile’ sipas versionit shqiptar vetë ai, Sali Berisha, kryetar i PD si dhe nën akuzë për korrupsion pasiv për ‘Partizanin”, në hetim për ’21 janarin’, ‘Gërdecin’, për pasurim të paligjshëm dhe akuza të tjera të rënda të këtij lloji
24 Dhjetor 2024, 21:10 -
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
SHBA, BE, dhe Ambasada Gjermane reaguan të shqetësuara për mosregjistrimin e Listës Serben ë Zgjedhje. Në një grup reagimesh, zyrat diplomatike të SHBA BE dhe Gjermanisë në Kosovë të cilat e shohin mosregjistrimin e Listës si një veprim politike dhe jo të bazuar në standard ligjore dhe procedurash.
24 Dhjetor 2024, 12:21 -
Protestat në Beograd kundër qeverisë, Vuçiç akuzon studentët: Po paguheni nga Perëndimi
Udhëheqësi serb kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por është përballur me akuzat për shkeljen e lirive demokratike dhe ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën. Ai fillimisht i akuzoi studentët se po paguhen nga Perëndimi
23 Dhjetor 2024, 08:37