Serbi-Studentët serbë protestuan sërish sot (10 janar 2025) në Beograd. Ata u mblodhën në kryqëzimin kryesor të kryeqytetit serb, duke paralizuar qarkullimin e makinave.

Tubimi filloi në orën 13:00 para Pallatit të Drejtësisë në rrugën Savska, ku ndodhen institucione të shumta gjyqësore.

Më pas ata u shpërndanë në të dy drejtimet e autostradës ndërkombëtare përmes kryeqytetit të Serbisë, ku qëndruan deri rreth orës 15.00.

“Ejani në Mostar, nëse keni guxim” ishte motoja e protestës së tyre e njoftuar prej disa ditësh.

Teksa protestuan kundër korrupsionit qeveritar, ata kërkuan që përgjegjësit për shembjen e strehës së jashtme të ndërtesës të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, (ku vdiqën 15 persona) të marrin dënimin që meritojnë.