-
Kronikë
Vlorë/ Për të shtatën ditë radhazi zjarret djegin kurorën e gjelbër të Karaburunit, sot dita e dytë e ndërhyrjes nga ajri, helikopteri hedh mbi 300 mijë litra ujë, situata problematike! Zjarr edhe në Tragjas, Radhimë e Kuç
Situata e zjarreve vijon të mbetet kritike në Vlorë. Edhe këtë të hënë është nën flakë Karaburuni, një prej vatrave më të mëdha në këtë qark aktive prej 7 ditësh. Ndërhyrja nga ajri për të dytën ditë radhazi nuk ka mundur që ta shuajë këtë vatër të rrezikshme që vijon të mbetet ende problematike.
2 Gusht 2021, 07:36 -
Kronikë
Vlora 10 ditë nën flakë, përpijnë mijëra hektarë pyje në Tragjas e Karaburun! Zjarri rrezikon të përparojë drejt zonave të banuara në Dukat! Prefekti: E domosdoshme ndërhyrja nga ajri
Prej 10 ditësh Vlora e rrethuar nga zjarri! Në të gjithë qarkun vijojnë që të digjen mijëra hektarë pyje dhe në Tragjas dhe Karaburun. Në Karaburun zjarri ka përparuar duke rrezikuar të prek dhe zonat e banuara në Dukata Fushë në lagjen Kanal. Administrata rajonale e zonave të mbrojtura Vlorë ka kërkuar nga zjarrfikëset të jenë në gatishmëri dhe se banorët të jenë vigjilentë.
31 Korrik 2021, 07:23 -
Kronikë
Vlorë/ Zjarr në Tragjas, Radhimë e Karaburun! Digjen qindra hektarë me shkurre e pemë! Flakët përpijnë hyrjen e Ksamilit! Punonjësit 'luftojnë' me mjete rrethanore
Prej disa ditësh tashmë, zjarret kanë 'pushtuar' sipërfaqe të tëra në Vlorë, ku në Karaburun, Tragjas e Radhimë, po digjen hektarë të tërë me bimësi e pyje. Flakët në gadishullin e Karaburunit vijojnë prej 4 ditësh tashmë, ndërsa situata mbetet mjaft kritike, pasi rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë. Tymi i zi ka "pushtuar" edhe Ksamilin.
30 Korrik 2021, 10:04 -
Kronikë
Zjarr në pyllin e fshatit Tragjas të Vlorës, era favorizon flakët, zjarrfikësit tentojnë t'i shuajnë me mjete rrethanore! Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Të shkaktuar nga dora e njeriut, apo nga temperaturat ekstremisht të larta që kanë përfshirë vendin, zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe të tëra me kullota e pyje. Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar sot në fshatin Tragjas të Vlorës. Flakët favorizohen nga era, ndërsa zjarrfikësit tentojnë t'i shuajnë me mjete rrethanore.
28 Korrik 2021, 07:57