-
Basha në zyrën e FRD-së, gris shkresën e bashkisë për të liruar zyrat dhe i drejtohet Ramës: Humbësi bëhet i rrezikshëm në ditët e fundit, nuk ke shans të na trembësh
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur para zyrës së FRD-së, ndërkohë që ju drejtua kryeministrit Edi Rama se nuk ka shans që të frikësojë opozitën, dhe se tashmë është e qartë fitorja ndërkohë që humbësi bëhet i rrezikshëm
12 Mars 2021, 15:52 -
Meta mobilizon edhe të birin në mbrojtje të FRD-së, bashkë dhe me militantë të tjerë të LSI mblidhen para selisë ku Presidenti u përlesh me policinë (PAMJET)
Djali i presidentit, Besjan Meta, është parë së bashku me disa simpatizantë të LSI-së para selisë së FRD-së, duke mbështetur siç duket edhe kauzën e kreut të shtetit, por edhe të mamasë së tij.
12 Mars 2021, 15:25 -
Sjellja e Metës në zyrat e FRD-së/ Veliaj: Degjenerim total psiqik dhe i alkoolizuar! Sali Shehu: Nuk ka burrë nëne që të na marrë ambientet
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për Report Tv ka thënë se sjellja e presidentit Ilir Meta në zyrat e FRD-së, është një tregues se kreu i shtetit ka degraduar nga ana mendore dhe se është i alkoolizuar.
12 Mars 2021, 13:20 -
Bashkia u kërkon të lirojnë zyrat! Sherr dhe përplasje fizike te FRD, Meta kërcënon policët: Do ju çoj në burg me duart e mia, do përfundoni nën këpucët e shqiptarëve! VIDEO nga përleshja
Presidenti Ilir Meta sulmoi fizikisht punonjësit e Policisë Bashkiake që u gjendën në godinën ku Fryma e Re Demokratike ka selinë. Kreu i shtetit shkoi me urgjencë ne seli sapo dëgjoi deklaratën e kreut të FRD-së, Sali Shehu se po nxirren jashtë godinës që bashkia e Tiranës ka në pronësi, pa paralajmërim. Të gjitha përplasjet dhe kërcënimet e presidentit ndaj zyrtarëve të bashkisë, i shihni në kronikën në vijim.
12 Mars 2021, 12:00