Basha në zyrën e FRD-së, gris shkresën e bashkisë për të liruar zyrat dhe i drejtohet Ramës: Humbësi bëhet i rrezikshëm në ditët e fundit, nuk ke shans të na trembësh

Vetëm pak orë pas përplasjes së presidentit Ilir Meta me efektivët e policisë bashkiake të cilët po lironin zyrat e FRD-së, në ambientet e partisë opozitare ka mbërritur edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Kreu i PD-së, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të opozitës, iu drejtua kryeministrit Edi Rama, se nuk ka shans që ai të frikësojë opozitën, dhe se tashme është e qartë fitorja pasi humbësi po bëhet i rrezikshëm. Basha madje në mënyrë demostrative, ka grisur shkresën e bashkisë dërguar kreut të FRD-së për të liruar zyrat, ndërkohë të cilën e ka cilësuar atë si një ‘letër bakalli’.

Nga ana tjetër, i pyetur nga gazetarët për veprimin e presidenti, Basha tha se Meta është në lartësinë e duhur për të mbrojtur kushtetutën.

‘Duket qartë se fitorja po vjen humbësi bëhet i rrezikshëm ditët e fundit. Është ajo që populli shqiptar e njeh dhe thotë ruaju bishës së plagosur. Nuk ke shans ta trembësh apo ta frikësosh opozitën që ka marrë përsipër ndryshimin. 25 prilli është ndryshmi i vërtetë dhe këtë e di edhe Edi Rama. Nga ngjarja e sotme është një seri ngjarjesh që tregojnë një gjë ka humbur mendjen dhe ka dalë nga fiqir nga frika e humbjes. Me një letër bakalli me atë të cilës mendojnë se mund të ushtrojnë presion. (Gris letrën). E kanë vuajtur dhunën e shtetit mijëra qytetarë nga banditët e qeverisë. Dhunë e kanë ndjerë mijëra familje. Ilir Meta është në lartësinë e detyrës për të mbrojtur shtetin dhe Kushtetutën.  Hakmarrja është tipari më dallues i Edi Ramës në këto 8 vite. Dhuna është e vetmja alternativë që ai ka pasur për shqiptarët.  Unë i bëj thirrje të gjithë gazetarëve profesionistë që edhe kur ndodhën në thundrën e regjimit siç është rasti i disa televizioneve  që të bëjnë detyrën e tyre. Të gjithë bashkë për ndryshimin.’- tha Basha.

Kujtojmë se ditën e sotme presidenti Ilir Meta është përfshirë në një rast të paprecedent, duke u përplasur me Policinë Bashkiake, e duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së. Kjo sepse sipas Metës, kërkesa e Bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike.

Meta është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”. Kreu i shtetit ka degjeneruar në një sjellje aspak të hijshme për një president për të mbrojtur zyrat e FRD-së, në një kohë kur vetë Sali Shehu përpiqet në një moment që ta qetësojë.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/03/2021 02:49

    Ke ardhur shume vone z.Basha,erdhe /pas pilafit/,nuk u tregove i shkathet si Likja,qe te merrje pike per fushate,s.d.q. me mire rri urte se vertet ju takojne me ligj zyra,por menyra si e perlate /Shtepine e oficereve/,ka disa pikepyetje!!

    Përgjigju
  • Endri: 12/03/2021 22:40

    Sa mire qe vazhdon me keto veprime qe ta shohim mire se ti je vec nje kukull i baces dhe katundarit nga Skrapari. Se kush do jete humbesi do ta shohesh me 26 Prill. Po mos del e pellet qe ua vodhi votat Rama pastaj o mashtrues

    Përgjigju
  • Nope: 12/03/2021 18:00

    Eshte e papranueshme per nje kandidat per Km te grisi dokumentat shteterore. Shko ne gjykate dhe ndiq rrugen ligjore dhe te gjitha rruget e ligjshme nqs pretendon te besojme qe po vjen shpresa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë