-
Kronikë
Prangosja nga SPAK e 9 zyrtarëve për tenderin 2.8 miliardë lekësh, Report Tv siguron dosjen e plotë! Ç'ndodhi gjatë prokurimit, inxhinierja që zbuloi gjithçka
Report Tv ka siguruar dosjen e hetimeve të zhvilluar nga SPAK, ku shpjegohet nga autoritetet hetimore se çfarë ka ndodhur gjatë prokurimit dhe si u arrit që një uniformë policie të shkonte në total 2800 euro për katër vite.
12 Korrik 2021, 10:46 -
Kronikë
Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë për uniformat e policisë, GJKKO lë në qeli 8 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, një 'arrest shtëpie'
Gjykata Speciale kundër Korrupsionit ka lënë në qeli 8 zyrtarët dhe ish zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe një në "arrest shtëpie", për abuzimin me tenderin e uniformave të policisë së vitit 2020
12 Korrik 2021, 10:29 -
Kronikë
Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë, Lleshaj për Report Tv: Nuk kam pasur asnjë autoritet ligjor për të ndërhyrë! Kërkova në shtator në Kuvend që çështja të hetohet
Sandër Lleshaj, i cili mbante detyrën e ministrit të Brendshëm kur u nënshkrua tenderi për blerjen e uniformave të policisë së shtetit me vlerë 2.8 miliardë lekë ka reaguar për Report Tv në lidhje me arrestimet e SPAK. Lleshaj thotë se nuk ka pasur asnjë autoritet ligjor për të ndërhyrë në asnjë procedurë konkrete prokurimi të zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, përfshire natyrisht edhe ate për uniformat e Policisë së Shtetit
11 Korrik 2021, 16:23 -
Kronikë
9 të arrestuarit në Ministrinë e Brendshme, grupi shkeli ligjin dhe bashkoi lotet në një tender gjigant që dëmtoi cilësinë! U bë pa miratimin e Policisë, ja kush kundërshtoi
Detaje te reja të shkeljes së ligjit për procedurën e tenderimit për uniformat e Policisë së Shtetit. Burime për Report TV thonë se procedura e tenderimit ka nisur që në 2019-ën, periudhë kur është hapur gara për uniformat e reja të Policisë së Shtetit. Sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja.
11 Korrik 2021, 14:42 -
Kronikë
Emra dhe kontrata/ Saga e korrupsionit me uniformat e policisë 2009-2020, të arrestuarit i shpëtuan drejtësisë dhe fituan sërish të njëjtin tender të anuluar, si u përsërit historia
Tenderat abuzivë me uniformat e policisë një histori e përsëritur në vitin 2009, vitin 2011, 2015 dhe 2020. Jani Gjergjefi pronar i “Gjergjefi” shpk u arrestua në 2009 për tenderin e uniforma të policisë bashkë me zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, por kompania e tij fitoi sërish të njëjtin tender në 2011 me vlerë 2.2 miliardë lekë. Mes të arrestuarave ishte edhe Bujar Murati që u prangos pas 11 vitesh nga SPAK për aferat në Lushnje.
10 Korrik 2021, 16:09 -
Kronikë
Operacioni i SPAK, Yuri Kim: Abuzimi me tenderat, vjedhje ndaj qytetarëve shqiptarë e atyre amerikanë! PD: U dekonspirua, Ministria e Brendshme u njoftua 3 ditë më parë
'Vjedhje ndaj qytetarëve shqiptarë dhe atyre amerikanë' e ka konsideruar ambasadorja e SHBA, Yuri Kim abuzimin me tenderat, në një reagim që vjen pas operacionit antikorrupsion të SPAK në Ministrinë e Brendshme.
10 Korrik 2021, 12:28 -
Kronikë
Historiku i tenderit abuziv prej 2.8 mld lekë për uniformat e policisë, si ish-drejtoresha e prokurimeve publike favorizoi fituesin
Cili është historiku i tenderit i uniformave të policisë, që çoi në pranga 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe që u fitua nga bashkimi i kompanisë shqiptare dhe të huaja. Kur nisën akuzat për abuzim dhe çfarë ndodhi pasi njëra nga kompanitë që u skualifikua ngriti pretendimet për modifikime në dokumentacion
10 Korrik 2021, 12:07 -
Kronikë
Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë të uniformave të policisë, SPAK ‘mësyn’ në Ministrinë e Brendshme! Arrestohet ish-drejtoresha e prokurimeve publike dhe 8 zyrtarë e ish zyrtarë! Bashkëpunëtorët e drejtësisë zbardhën skemën korruptive
Operacion antikorrupsion nga SPAK, arrestohen 8 zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe një është lënë në 'arrest shtëpie'. Operacioni është bërë në lidhje me abuzimin me tenderin e uniformave të policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, ku mes të arrestuarve është edhe ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari
10 Korrik 2021, 09:07