-
Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
Saliu u ngrit në mëngjes para dy ditësh dhe iu drejtua burgut të Fierit. ( Në një imazh si kali i Jakup Ferrit). Nuk i interesonte aspak nëse aty brenda do të ishte Salijanji apo çfarëdo Sali- Ane tjetër. Nuk e vërejtët një moment kur ky urdhëron Mulin të mbajë distancë dhe Saliu mori pamje pikëlluese, si hije pak e shtrembër dhe i kërrusur.
11 Janar, 15:47 -
Frrok Çupi: Ilir Meta mbeti jetim
Megjithëse tani Ilir Meta nuk ka as portë. Nuk quhen porta hyrja dhe dalja e tunelit. Djaloshi nga Skrapari tani ruhet si hipopotami në Afrikë, kafsha e egër që sulmon edhe luanët. Kur ishte mbi tunel, Ilir Meta pat deklaruar se ‘i bie të fortit’, bash si hipopotami. Sot, për shkak të rreziqeve që paraqet, u detyrua të bëjë rrugën në tunel nga burgu për në SPAK
7 Janar, 16:19 -
Frrok Çupi: Një zgjidhje për Jozin, Tanin e Tutin që nuk duan dënimin e Berishës
Jozi u shfaq dje në publik, menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, më e mbushur se kurrë. ‘Dje kemi qenë dëshmitarë të një tjetër vendimi politik nga sistemi i drejtësisë: detyrimi për paraqitje ndaj Sali Berishës, liderit të opozitës’, ligjëroi Jozi.
5 Janar, 12:47 -
Frrok Çupi: Pak Sali, pak Assad
Nuk është se çdo pikë e dy pikturave është e njëjtë nga njëra te tjetra. Jo. Ka një dallim të qartë mes rrënjëve të Bashir Al Assad dhe Sali Ram Berisha. Bashir u ngjit në pushtet duke ardhur nga një dinasti, ndërsa Sali Berisha nisi të ndërtojë dinastinë e tij familjare pasi mori pushtetin.
9 Dhjetor 2024, 17:11 -
Frrok Çupi: Mallkimi: Frrok Gjini është një malësor
Dje në Parlament, kryetarja iu drejtua deputetit Frrok Gjini që zuri me dhunë foltoren, me këto fjalë: “Për çfarë e kërkoni fjalën? Apo edhe ju në kuadrin e malësorëve që e marrin fjalën vetë…”. Deputeti Frrok Gjini na del si një ari, veç pse është malësor
4 Dhjetor 2024, 17:20 -
Frrok Çupi: Pse Amerika na kujtoi Çlirimin në 29 Nëntor?
Rrezikun nuhati e para Amerika, rrezik që i kanosej aleatit besnik Shqipëri. Synimi i kolaboracionistëve të djeshëm dhe i komunistëve të korruptuar të sotëm, ishte paketuar prej kaq vitesh, në një letër alumini me mbishkrimin ‘antikomunizëm’. Por në fakt nuk ka lidhje me këtë ‘tabelë’. Amerika u zgjua herët, që në mëngjesin e 29 Nëntorit; po dallonte rrezikun
2 Dhjetor 2024, 18:17 -
Frrok Çupi: Zor se këtë shekull mund ta kurojmë plagën e Martinit
Do të na duhet të bëjmë sakrificën në nder të Perëndive, gjë që e kemi bërë në lashtësinë tonë. Ndryshe Martin Cani, nxënës 14 vjeç, që e vranë me thikë pardje në derën e shkollës në kryeqytet, do të kalojë me të tjerët. Mos them se të tjerët mund të vijnë pas tij, se ky do të ishte mallkim
20 Nëntor 2024, 15:57 -
Frrok Çupi: Ju tregoj konfliktin me Sali Berishën në gazetën “Rilindja Demokratike”
“Unë jam larguar i pari nga Partia Demokratike, edhe pse isha një nga themeluesit dhe kryeredaktor i gazetës “Rilindja Demokratike”. Largimin tim e bëra në gusht të vitit 1991, pasi shkrova një artikull ku theksova se Sali Berisha dhe Enver Hoxha ishin të njëjtë. Konflikti im me Berishën kishte nisur për shkak të ndërhyrjeve që ai kërkonte të bënte në gazetë.
12 Nëntor 2024, 07:26 -
Frrok Çupi: Ilir Meta shet gazeta
“Arrestohet Ilir Meta, hajde gazeta!”. Shitësi i gazetave atë mëngjes i vinte vërdallë bregut të detit, kudo ku kishte bar- kafe; madje po i mbaronin gazetat. Mallkonte redaksitë që nuk printojnë më shumë. Ilir Meta i shiti të gjitha gazetat, që pardje kur e kanë arrestuar në një kthinë të rrugës së madhe.
25 Tetor 2024, 15:30 -
Frrok Çupi: Iliri, si peshk i madh, thjesht tundi bishtin
Do të ishte krejt e panatyrshme sikur Ilir Meta do të binte në rrjetë si cironkë, ashtu urtë e butë. Ose sikur të ndodhte që të mos e tundte bishtin, siç e tundi. Atëherë Ilir Meta nuk do të ishte ajo balena që ‘të çan më dysh’ edhe nëse je anije e madhe në det
22 Tetor 2024, 12:11 -
Frrok Çupi: Rasti i Irena Gjokës si frymë ‘mos e shtro zverkun’ ndaj Berishës
Edhe Irena Gjoka mund ta kalonte me një ‘haj mo!” shpifjen e radhës së familjes Berisha. Bija e Saliut, kandidate për mëkëmbës, ka deklaruar publikisht se ‘Irena Gjoka është e korruptuar me 500 mijë euro’
19 Tetor 2024, 18:20 -
Frrok Çupi: Psikopat, manipulues turmash, por thotë se ‘fiton kundër Amerikës’
Në vitin 2015, Departamenti i Shtetit i SHBA-së e kategorizoi zyrtarisht si të padëshiruar dhe “Terrorist global i caktuar posaçërisht”. Por edhe pas kësaj ai nuk e zgjati shumë e u bëri thirrje njerëzve që të sulmojnë Izraelin si ‘Aleat i armikut Amerikë’.
18 Tetor 2024, 17:14 -
Frrok Çupi: Deputetë të pastrehë, ku ka tym të fusin kokën
Këta më duken të pastrehë. Pamja ‘vrapo për atje ku del tym’, është vetëm dukja. Të parët e tyre kanë vrapuar edhe poshtë urave ku nuk i zë shiu. Por thelbi është ky: Këta vërtet nuk kanë strehë. Edhe rruga e Salës është kthyer në vend elitar, si ‘rruga e shpresës’; nuk u shkon të pastrehëve që të bëjnë tangërllëk e të kërkojnë ‘rrugë miradinash e shpresash’
17 Tetor 2024, 14:49 -
Frrok Çupi: Doni të bëni dhunë? Herë tjetër jo në shesh, këtu ka njerëz!
Edhe bosi juaj, Saliu, që nuk ka lënë gjë të mirë në këtë jetë e në këtë shesh, më në fund e bëri një gjë të mirë dje mbrëma. Dje mbrëma ai nxori kokën nga ballkoni ku ngujohet diku në cepin e kasabasë, thërriti Mulin e i bëri me gisht: “Zaten se m’i sjell ata këtu rrotull, se ta griva mishin’
8 Tetor 2024, 18:00 -
Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike
Mbrëmë u shfaq në dritaren e ‘burgut’, me një fytyrë të llahtarshme si ta kishin rrahur si Ndrea Prendin; kuq e kuq si i pirë nga rakia; shtremba-shtremba sikur sfidonte edhe maskën e artistit Agron Llakaj; sytë të lagur e të futur deri në kockën e hundës. Në mjerim. I dorëzuar më në fund iu thoshte gjithë shqiptarëve “gëzohuni me këtë mumje që u ka dhunuar!’.
7 Tetor 2024, 10:13