Nuk është se çdo pikë e dy pikturave është e njëjtë nga njëra te tjetra. Jo. Ka një dallim të qartë mes rrënjëve të Bashir Al Assad dhe Sali Ram Berisha. Bashir u ngjit në pushtet duke ardhur nga një dinasti, ndërsa Sali Berisha nisi të ndërtojë dinastinë e tij familjare pasi mori pushtetin. Saliu kishte konsideruar si dinasti Bllokun komunist, nga ku doli direkt në antikomunizëm. Mirëpo kjo nuk u pranua botërisht.
Berisha nisi t’i shërbejë paradigmës se vinte nga një familje e zakonshme në male, por që ishte patriote dhe thuajse me influenca botërore. Kur vizitoi Kuvajtin (vizitë e parë jashtë vendit si president i Republikës, viti 1992), në Kuwait City deklaroi se atë vend e njihte nga tregimet e babait të tij, Ram. Pas pak orësh gazetarët zbuluan se Berisha ia futi kot, babai i tij kishte jetuar para se të krijohej Kuvajti si shtet më vete, Kuvajti u krijua si shtet në vitin 1991.
E kështu Berisha nuk i ngjan Assadit në pikën e parë.
Ndërsa shumë e shumë të tjera janë krejt të njëjta.
Kur rebelët pushtuan selinë dhe garazhin e Assadit, dje, aty gjetën perla, flori e mallra të vlerave të larta…, gjetën edhe koleksion me makina të fundit Mercedes e Ferrari. E njëjta gjë ndodhi me Berishën kur pushtoi zyrat e qeverisë në shtator 1998. Gjithë ideja e tij ishte se aty mund gjente flori, por nuk ishte gjë. U tërhoq menjëherë dhe nisi pushtimin e ambasadës amerikane, po atë ditë. Floririn e vërtetë Berisha e mblodhi duke nisur në Krrabë bashkë me Metën, por më së shumti në korrupsionin gjigand që zhvilloi në emër të dinastisë së tij familjare. Apartamente në disa shtete të botës, bregdetin nga Jugu në Veri, vila, më në fund vetëm në Tiranë rreth 500 apartamente.
Të dy, si ai i Sirisë, edhe ky i Shqipërisë u vunë përballë Amerikës që e konsiderojnë si armike të betuar.
Pasi u godit nga ligji dhe nga Amerika, Berisha nisi të sulmojë Amerikën dhe të hedhë sytë nga Rusia. Ndërsa Assad u duk se e humbi mbështetjen e Rusisë ditën e fundit, por në fakt u strehua atje. Nuk i dihet se ç’ lajme të kobshme mund të marrim më vonë.
Fiks njësoj si Berisha, edhe Assad pasi mori pushtetin në vitin 2000, vuri maskën: Sapo u kthye nga Londra direkt në pushtet, bashkë me gruan dhe fëmijët deklaroi se ‘do të jetonin në një apartament në lagjen Abu Rummaneh të Damaskur’, duke shmangur luksin e pushtetit. Si të kishte folur më parë me Saliun. Saliu sapo erdhi në pushtet deklaroi se do të vazhdonte të jetonte në apartamentin e vjetër në lagjen ‘ Brraka’. Tani aty ka mbetur vetëm mbishkrimi “ Tuneli i Salës”, ndërsa Sala ka marrë rrugët e pasurimit të paligjshëm…
Njësoj të dy.
Njësoj edhe kur përqendruan pushtetin në duar të familjes së ngushtë. Edhe Assad deklaroi se ‘qendra e pushtetit’ ishte e shoqja Emma. Pjesën e hekurt të pushtetit ua besoi vëllait të tij më të vogël, motrës, kunatit, kushëririt…
Në këtë pikë nuk e arriti plotësisht Saliun. Assad nuk mundi ta fusë ndër shalë edhe qeverinë, Ndërsa Saliu i bëri ministrat lecka për të pastruar familjen. Tani familja e ngushtë e Berishës po pret radhën në hyrjen e SPAK, familja e Assad u fotografua dje duke bërë një shëtitje në Moskë.
Edhe në vrasjet masive të popullit të vet, si Saddat edhe Sali, ngjajnë si dy pika ujë. Assad, pas Pranverës Arabe, shkaktoi vdekjen e gjysmë milioni përmes sulmit me armë kimike. Dy pilotët shqiptarë që u urdhëruan në vitin 1997 për të sulmuar me armë kimike popullin e Jugut, sot e kësaj dite japin intervista që shkulin tokën. Ata nuk pranuan aktin e tmerrshëm, megjithatë edhe Saliu ka 3000 të vrarë në vitin 1997.
Edhe në këtë pikë sikur Assad të kishte pirë kafe me Saliun një ditë para ngjarjes tragjike. Saliu akuzoi Amerikën për ‘ rebelimin e vitit 1997’; edhe Assadi fajësoi Amerikën këto ditë, por duke thënë “ forcat e jashtme’.
Nuk besoj se, larg qoftë, Assad të ketë lindur në Shkëlzen, ose Saliu të ketë lindur në Damask. E pabesueshme.
Saliu është jetim, jo Asad. Nuk e do as baba amerikon as Nana ruse.
Përgjigju