Bota
-
Nga xhihadisti i shndërruar në burrë shteti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, te Virginia Giuffre, akuzuesja e amerikanit të dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein: këto janë pesë figura që definuan vitin 2025.
31 Dhjetor 2025, 16:00 -
Izraeli ndalon 37 OJQ dhe punën e tyre humanitare në Gaza! BE dhe OKB dënojnë vendimin, Hamasi: Revokimi i licencave është kriminal
31 Dhjetor 2025, 15:55Pas më shumë se dy vitesh lufte gjendja humanitare në Rripin e Gazës mbetet katastrofike. Megjithatë Izraeli po u ndalon organizatave humanitare të veprojnë atje. Edhe Mjekët pa Kufij janë ndër të organizatat e prekura.
-
Çfarë dihet për sulmin e dyshuar ndaj rezidencës së Putinit?
31 Dhjetor 2025, 15:51Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Presidentit Putin. Udhëheqja ukrainase e hedh poshtë këtë si gënjeshtër që synon të justifikojë vazhdimin e luftës në Ukrainë. Çfarë dihet deri tani?
-
-
Meksikë, vdes njeriu më obez në botë: Juan Pedro Franco peshonte 600 kg
31 Dhjetor 2025, 14:18Nën trajtim në një spital në shtetin e Aguascalientes, 41-vjeçari vdiq pasi gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi për shkak të një infeksioni në veshka. Në kulmin e tij, ai peshonte gati 600 kg, por vitet e fundit kishte arritur të humbiste rreth gjysmën e kësaj peshe.
-
Stërvitjet ushtarake kineze rrisin frikën në Tajvan
31 Dhjetor 2025, 13:25Stërvitjet më të mëdha ushtarake të Kinës në vitet e fundit simulojnë një bllokadë të Tajvanit dhe vënë në provë vendosmërinë e SHBA dhe të sigurisë rajonale, në një kohë tensionesh të larta politike.
-
Danimarka i jep lamtumirën letrave: pas katër shekujsh, postieri del në 'pension'
31 Dhjetor 2025, 09:52Vendi skandinav bëhet i pari në botë që heq postën për letrat dhe rishkruan historinë e komunikimeve.
-
Viti i Ri 2026 ka mbërritur në të gjithë botën, me spektakle madhështore, masa të shtuara sigurie dhe momente përkujtimore
31 Dhjetor 2025, 08:58Australia e priti Vitin e Ri nën një atmosferë më solemne, duke mbajtur një minutë heshtje në nderim të 16 viktimave të Bondit. Kina vendosi të anulojë shfaqjen e zakonshme të fishekzjarrëve mbi Portin Victoria, pas një zjarri masiv në muajin nëntor që mori jetën e të paktën 161 personave.
-
Lufta Ukrainë–Rusi/ Blackout në rajonin e Moskës gjatë sulmeve me dronë ukrainas, 600 mijë persona në errësirë! Kievi: Shpërthime të forta në Odesa, plagosen tre fëmijë
31 Dhjetor 2025, 08:15Sipas autoriteteve ukrainase, dronët kanë goditur infrastrukturë banimi, logjistike dhe energjetike në Odessa. Dy fëmijë, të moshës 8 dhe 14 vjeç, janë plagosur gjatë sulmit, si edhe një foshnjë 7-muajshe. Po ashtu, një burrë 42-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike.
-
Narkotrafikantët e Romës në Dubai, arratia e artë e bandës së Diabolik
30 Dhjetor 2025, 20:33Histori të ndryshme, fate të ngjashme, të rishkruara sapo zbarkojnë në aeroportin e Dubait, të garantuara nga politikat e Abu Dhabit: ekstradim kurrë, në rastin më të keq vetëm një largim përtej kufijve si persona të padëshiruar.
-
Grabitje spektakolare në Gjermani: Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
30 Dhjetor 2025, 19:47Dëmi vlerësohet paraprakisht nga 30 milionë euro, por hetuesit paralajmërojnë se shifra mund të jetë edhe më e lartë, ndërsa mediat raportojnë se vlera mund të arrijë deri në 90 milionë euro.
-
Sulme gjatë festimeve të Vitit të Ri! Turqia arreston 357 të dyshuar për lidhje me ISIS
30 Dhjetor 2025, 19:12357 persona të dyshuar si pjesëtarë të Shtetit Islamik (ISIS) janë ndaluar sot në Turqi, në vazhdën e një operacioni policor të shtrirë në 21 rajone të vendit.
-
Panik në alpet italiane: 4 të plagosur, 100 persona të bllokuar si pasojë e defektit në teleferik (VIDEO)
30 Dhjetor 2025, 16:44Sipas autoriteteve italiane, një kabinë e teleferikut nuk arriti të frenonte siç duhet gjatë hyrjes në stacionin malor dhe u përplas me barrierën ndaluese. Si pasojë, tre persona u plagosën lehtë, ndërsa pjesa tjetër e pasagjerëve, mes tyre edhe fëmijë, u evakuuan me helikopterë shpëtimi.
-
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së mesazh liderëve botërorë: Investoni kundër varfërisë dhe jo tek armët
30 Dhjetor 2025, 11:17Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u drejtohet liderëve botërorë para Vitit të Ri të inevstojnë kundër varfërisë dhe jo tek armët. Konfliktet në nivele që nuk i kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
-
Itali/ Përleshje midis shqiptarëve dhe maqedonasve, 11 të arrestuar
30 Dhjetor 2025, 10:57Të gjithë të arrestuarit, të moshës midis 19 dhe 31 vjeç, me origjinë shqiptare, rumune dhe maqedonase, u mbajtën në burgun e Capanne.
-
Zelensky: Ukraina nuk mund të fitojë pa mbështetjen e SHBA-së! Nuk i besoj Putinit, ai nuk dëshiron vërtet paqe
30 Dhjetor 2025, 09:15Presidenti ukrainas është i hapur për një kompromis për Donbasin, por paralajmëron: "Nuk mund të largohemi nga territoret e diskutueshme. 300,000 njerëz jetojnë atje." Shpërthime në qytetet ukrainase të Zaporizhzhisë dhe Odesës
-
SHBA-të kryejnë sulmin e parë tokësor kundër karteleve të drogës brenda Venezuelës
30 Dhjetor 2025, 08:43Administrata Trump ka ofruar justifikime të ndryshme për fushatën në Venezuelë, e cila ka përfshirë një grumbullim masiv të aseteve ushtarake në Karaibe.
-
Përshkallëzohen tensionet politike, a po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?
30 Dhjetor 2025, 08:02Manovra më e madhe ushtarake e Pekinit prej vitesh simulon një bllokadë të Tajvanit duke vënë në sprovë vendosmërinë e SHBA-së dhe sigurinë rajonale. Ndërkohë tensionet politike po përshkallëzohen.
-
Trump: Shumë shpejt faza e dytë e armëpushimit në Gaza, Hamas do paguajë ‘ferrin’
30 Dhjetor 2025, 07:48Sipas fazës së dytë, një qeveri teknokratike do të krijohej në territorin e shkatërruar, Hamasi do të çarmatosej dhe trupat izraelite do të tërhiqeshin. Më pas do të fillonte rindërtimi i Gazës.
-
Moska akuzoi Kievin për sulmin ndaj rezidencës së Putinit me 91 dronë, reagon Zelensky: Gënjeshtër tipike ruse
30 Dhjetor 2025, 07:03Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov akuzoi ukrainasit se sulmuan vilën e Vladimir Putinit në Novgorod me 91 dronë.
