Bota
-
20 Janar, 19:46
-
Rregullorja e re/ Nga gushti në vendet e BE do të ndalohen paketimet plastike njëpërdorimshe të ketchup-it e majonezës në restorante
20 Janar, 18:44Siç është njoftuar më parë, deri në fund të verës së ardhshme, restorantet në të gjithë Evropën do të duhet të ndalojnë shërbimin e salcave, të tilla si ketchup dhe majonezë, vaj dhe kripë në qese njëpërdorimëshe shpesh të bëra prej plastike
-
Protestat në Iran/ Sipas OJQ-ve mbi 4 mijë të vrarë, por edhe 9 mijë të tjerë janë në verifikim! Arrestimet arrijnë në 29 mijë! Televizioni shtetëror u hakua
20 Janar, 18:43Sot është dita e 24-t e protestave. Vazhdon pamundësia për të pasur akses në Internet ose në sisteme të tjera komunikimi; në këtë mënyrë qeveria iraniane shpreson të frenojë përhapjen jashtë vendit të lajmeve mbi kryengritjet e qytetarëve iranianë që kërkojnë lirinë.
-
-
Fëmijët e elitës së regjimit iranian mburren me pasurinë dhe jetesën e luksit, ndërsa mijëra qytetarë vriten në protesta
20 Janar, 17:50Shtypja e protestave antiregjim është jashtëzakonisht e dhunshme, me të paktën 5.000 të vrarë sipas autoriteteve iraniane dhe rreth 16.500 sipas organizatave të pavarura, fëmijët e klerikëve të lartë, ministrave dhe drejtuesve të sigurisë mbeten të mbrojtur nga gjakderdhja, duke jetuar në luks brenda ose jashtë vendit.
-
-
Europa përballë Trump-it: A duhet të përdorë forcën për të mbrojtur Groenlandën?
20 Janar, 16:23Disa europianë duan të kundërpërgjigjen me një luftë tregtare. Të tjerë duan të godasin industrinë amerikane të teknologjisë. Dhe disa ligjvënës në Britani dhe Gjermani madje kanë shqyrtuar opsionin për bojkotimin e Kupës së Botës FIFA këtë verë, e cila organizohet pjesërisht në SHBA.
-
Macron në Forumin Ekonomik të Davosit: Tarifat doganore të Trump të papranueshme, po përdoren si mjet për të bërë presion për çështjen e Groenlandës
20 Janar, 15:58Emmanuel Macron i cilësoi si të papranueshme tarifat doganore të presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj vendeve të cilat kanë dërguar trupa ushtarake në Groenlandë. Sipas Macron, tarifat po përdoren nga Trump si një mjet për të bërë presion për çështjen e Groenlandës, teksa shtoi se Evropa i kushton rëndësi të madhe sovranitetit dhe rregullave ndërkombëtare
-
Kanadaja do rend të ri global në tregti, bën aleancë me Kinën dhe përpiqet të ulë varësinë nga SHBA
20 Janar, 15:48Formësimi i aleancave dhe partneriteteve të reja tregtare është bërë çështje urgjente për vende si Kanadaja, teksa politika e jashtme e Trump bëhet gjithmonë e më agresive dhe e paparashikueshme.
-
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin
20 Janar, 15:15Më 18 dhjetor të vitit të kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump e ka firmosur ligjin e ashtuquajtur Akti për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili, mes tjerash përcakton se SHBA-ja nuk mbështet asnjë politikë që synon ndryshimin e kufijve në Ballkan përgjatë vijave etnike.
-
Anglia i thotë ‘po’ planeve të Kinës për të ndërtuar ambasadën gjigande në Londër
20 Janar, 14:56Ambasada e re do të jetë në një zonë shumë të privilegjuar të Londrës e cila ‘rrihet’ nga shumë kabllo fibrash optike që përçojnë të dhëna shumë sensitive, duke rritur frikën se mund të përdoren nga Kina për tu infiltruar në sistemin financiar të Mbretërisë së Bashkuar.
-
Vendi nën bombardimin rus, ministri i Jashtëm i Ukrainës: Paqja mund të arrihet vetëm përmes forcës! Zelensky: Mosmarrëveshja për Groenlandën largon vëmendjen nga lufta
20 Janar, 14:47Ministri i Jashtëm i Ukrainës u ka bërë thirrje liderëve botërorë që ta kthejnë vëmendjen nga vendi i tij, teksa sulmet e fuqishme ruse vijojnë të shkatërrojnë infrastrukturën industriale dhe energjitike të Ukrainës. Ndërkaq, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shprehur shqetësimin e tij se mosmarrëveshja e vazhdueshme për Groenlandën mund ta largojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë.
-
'Jetojmë në kohën e përbindëshave'! Kryeministri Belg paralajmëron Trump: Tërhiqu ose marrëdhëniet SHBA-Europë do të marrin fund!
20 Janar, 14:40Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, ka paralajmëruar fundin historik të marrëdhënieve tradicionale mes Europës dhe SHBA nëse Donald Trump nuk tërhiqet nga politikat e tij.
-
Ndoqi policin me sharrë elektrike në rrugë, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci
20 Janar, 13:13Ngjarja e frikshme ka ndodhur më 6 maj të vitit 2024 në qarkun Renfrewshire të qytetit Glasgow. Kastrati bëri një aksident duke u përplasur me një automjet policie. Fillimisht ai u largua nga vendi i aksidentit, por më pas u kthye, hapi bagazhin e makinës dhe mori një sharrë elektrike. Ai e ndezi mjetin dhe, duke bërtitur me të shara ndaj policisë, nisi të ndiqte oficerin Gary Cowan përgjatë rrugës.
-
Irani në errësirë totale online, blackout-i i internetit prej 280 orësh! 90 milionë njerëz të prekur
20 Janar, 13:07Organizata Netblocks raporton gjithashtu se trafiku në disa platforma tregon një strategji të re të quajtur “whitelisting”, e përdorur më parë edhe në Rusi.
-
Nga luftërat te tarifat doganore, bilanci i Trumpit një vit nga betimi si President i 47 i SHBA
20 Janar, 12:46Ka kaluar saktësisht një vit që nga 20 janari 2025, kur Donald Trump u betua si Presidenti i 47-të i SHBA, duke filluar mandatin e tij të dytë, në Shtëpinë e Bardhë. "Epoka e artë fillon tani", premtoi manjati. Tani, 365 ditë më vonë, mund të bëhet një bilanc: nga tarifat te luftërat, te politika e brendshme.
-
Forumi Ekonomik i Davosit/ Macron kundër Trump: Ai dëshiron një Evropë vasale, e papranueshme! Von der Leyen: Tarifat e reja doganore janë një gabim
20 Janar, 12:36Presidentja e Komisionit Evropian foli në Forumin ekonomik në Davos. “Evropa duhet të përshpejtojë drejt pavarësisë. Në politikë, si në biznes, një marrëveshje është një marrëveshje dhe kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të ketë një domethënie." u shpreh Von Der Leyen në mesazhin e saj.
-
Shkatërrohet organizata e drogës në Itali, 8 shqiptarë të arrestuar!
20 Janar, 12:20Me urdhër të Gjykatës së Bolonjës, AntiMafia italiane ka arrestuar nëntë persona: tetë me origjinë shqiptare dhe një shtetas italian. Ata dyshohen se janë pjesë e një strukture të organizuar kriminale të dedikuar trafikut të lëndëve narkotike. Prokuroria e Bolonjës bën me dije se me arrestimet e fundit është goditur maja e organizatës
-
Gjermani/ Shitësi i drogës humbi telefonin e punës, shqiptari i pret dy gishtat e këmbës
20 Janar, 12:21Ngjarja ndodhi pas humbjes së një telefoni celular që përmbante të dhëna të ndjeshme mbi klientët e drogës, i cili përdorej për organizimin e shitjeve.
-
