Bota
-
13 Dhjetor 2023, 11:30
-
Baza e re detare ruse në Detin e Zi alarmon Gjeorgjinë
13 Dhjetor 2023, 11:25Në fillim të nëntorit, 50 deputetë të opozitës gjeorgjiane iu drejtuan anëtarëve të NATO-s dhe BE-së, duke bërë thirrje për një qëndrim të bashkuar kundër planit të Rusisë për të krijuar një bazë të përhershme detare në rajonin e shkëputur gjeorgjian të Abkhazisë
-
VIDEO/ Deputeti polak i ekstremit të djathtë shuan me fikëse zjarri qirinjtë e festës hebraike në parlament
13 Dhjetor 2023, 11:11Një ligjvënës polak i ekstremit të djathtë përdori një zjarrfikës për të shuar qirinjtë Hanukkah në parlamentin e vendit të martën gjatë një ngjarjeje me anëtarët e komunitetit hebre, duke provokuar zemërim dhe duke e shtyrë kryetarin ta përjashtonte atë
-
Dhjetëra të plagosur nga sulmet me raketa në Kiev
13 Dhjetor 2023, 10:34Mbetjet e raketave ruse të rrëzuara prej mbrojtjes ajrore ukrainase, kanë dëmtuar një spital dhe një ndërtesë banimi në kryeqytetin ukrainas Kiev, duke plagosur të paktën 50 persona, kanë thënë autoritetet e qytetit
-
Papa Françesku: Nuk jap dorëheqje, por e kam bërë gati vendin ku do prehem
13 Dhjetor 2023, 10:41Pavarësisht problemeve të tij shëndetësore, Papa Françesku ka bërë të ditur se nuk do të japë dorëheqjen, por zbuloi se ka bërë gati vendin se ku do të prehet
-
Papa Françesku apel Palestinës dhe Izraelit: Kërkoj armëpushim të menjëhershëm
13 Dhjetor 2023, 10:28 -
'Shpëton' Sunak, deputetët britanikë votojnë në favor të planit të diskutueshëm të azilit në Ruandë: Populli britanik duhet të vendosë, jo bandat kriminale
13 Dhjetor 2023, 10:05Kryeministri britanik Rishi Sunak e kaloi provën në parlament, mbrëmjen e të martës, teksa paketa e tij e re për azilkërkuesit, për t’i dërguar në Ruanda, shmangu ngërçin dhe kaloi me votë, duke i mbijetuar njëkohësisht dhjetëra ligjvënësve, që kërkonin largimin e tij dhe zhytjen e konservatorëve në përçarje e mposhtje në zgjedhje
-
Kreu i shërbimit sekret izraelit letër Antonio Guterres: Mos ndërhyni
13 Dhjetor 2023, 09:56 -
Media: Disa liderë të Hamasit u larguan jashtë Katarit, nuk dihet destinacioni i tyre
13 Dhjetor 2023, 09:51 -
Izraeli: Operacioni në Gaza vazhdon, dje u goditën 250 objektiva
13 Dhjetor 2023, 09:47 -
2 ushtarë të tjerë izraelitë vdiqën, duke e çuar totalin në 115
13 Dhjetor 2023, 09:36 -
-
Izraeli nis sulmet në Liban dhe Siri
13 Dhjetor 2023, 09:25 -
Samiti i klimës, miratohet marrëveshja historike për lëndët djegëse fosile
13 Dhjetor 2023, 09:20Qeveritë kanë rënë dakord për herë të parë që të heqin lëndët djegëse fosile. OKB publikoi draftin e marrëveshjes ditën e sotme, pas negociatave në Dubai. Në marrëveshje citohet se vendet duhet të heqin dorë nga karburantet fosile, duke filluar nga kjo dekadë
-
-
FOTO/ Miratimi i rezolutës në OKB për armëpushim në Gaza, Shqipëria votoi pro! Vendet kundër dhe ato që abstenuan
13 Dhjetor 2023, 09:02Konflikti izraelito-palestinez, vendet që votuan kundër dhe ato që abstenuan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Votimi në organizatën botërore me 193 anëtarë ishte 153 pro armëpushimit, 10 kundër dhe 23 abstenime. Mes vendeve që kërkuan armëpushim është edhe Shqipëria
-
Finlanda rihap dy vendkalime në kufirin rus
13 Dhjetor 2023, 08:37Finlanda ka planifikuar të rihapë dy nga pikat e saj të mbyllura kufitare me Rusinë, njoftoi sot kryeministri i vendit
-
Dyshime për korrupsion, shkarkohet ministri kroat i Ekonomisë dhe këshilltari i tij
13 Dhjetor 2023, 08:28Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, shkarkoi ministrin e Ekonomisë, Davor Filipoviç dhe këshilltarin e tij, Jurica Lovrinçeviç, pasi ky i fundit kishte një marrëveshje të parregullt me një stacion televiziv të Zagrebit
-
Zelensky drejtuar Bidenit: Së bashku do të fitojmë! Por, fondet amerikane mbeten të bllokuara
13 Dhjetor 2023, 08:07Udhëheqësi ukrainas takohet me presidentin amerikan dhe udhëheqësit e kongresit në Uashington. Biden: “Mosdhënia e ndihmës është një dhuratë e Krishtlindjeve për Putinin”. Por, mbështetësit e Trump nuk dorëzohen: së pari ata duan një ndalesë për emigrantët nga Meksika.
-
Lufta/ Sulm me raketa në Kiev, 53 të plagosur, mes tyre fëmijë! Goditet një banesë dhe një spital
13 Dhjetor 2023, 08:00Shpërthimet filluan të dëgjoheshin para sirenave. Kievi është sërish nën sulm. Sipas kanaleve të ndryshme të telegramit, rusët kanë lëshuar raketa balistike, të cilat janë shumë të shpejta dhe kërkojnë më shumë kohë për t'u kapur nga kundërajrorët.
