Kosova & Rajoni
-
Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Federatës boshnjake-kroate, konfirmoi emërimin përbërjes së re të Qeverisë së Federatës, në një seancë të jashtëzakonshme në Sarajevë, të premten, më 28 prill. Në favor të emërimit të ministrave të rinj dhe të kryeministrit të këtij entiteti të Bosnjë e Hercegovinës, votuan 51 përfaqësues, dy ishin kundër dhe një abstenoi.
28 Prill 2023, 21:24 -
Kurti dhe Vuçiç takohen më 2 maj, BE zbardh axhendën
28 Prill 2023, 20:25Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, konfirmoi se në takimin e ri të nivelit të lartë të dialogut mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, në rend dite do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit dhe do të paraqitet drafti i parë i statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
-
Lajçak takohet me Kurtin në Athinë: Në 2 maj takimi i rradhës me Vuçiç-in, të shmanget çdo veprim që përkeqëson atmosferën
28 Prill 2023, 20:03Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar ditën e sotme me Miroslav Lajçak përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë takimit të tyre u bisedua për takimin që do të mbahet në 2 maj në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiçit.
-
Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar vendosi ndryshime në Kodin Penal të Bosnjës, Dodik: Përpjekje kriminale, nuk ka legjitimitet
28 Prill 2023, 17:54Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik deklaroi se vendimi i Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt, për ndryshimet në Kodin Penal, nuk do të zbatohet në Republikën Sërpska dhe as nuk do të publikohet në gazetën zyrtare të këtij entiteti të Bosnjë e Hercegovinës
-
Cilët serbë nga Kosova po i arreston Serbia?
28 Prill 2023, 15:35Me këto fjalë, Ivana Nikoliq nga Leposaviqi, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës, e komenton arrestimin e bashkëshortit të saj, Draganit, nga autoritetet serbe të sigurisë më 10 prill në vendkalimin kufitar në Jarinje
-
Kuvendi komunal i Mitrovicës së Veriut kërkon hapjen e urës mbi Ibër! Beogradi: Do të shkaktojë tensione
28 Prill 2023, 15:13Asamblistët e Komunës së Mitrovicës së Veriut, me propozimin e Aida Ferati-Dolit, kanë miratuar kërkesën për hapjen për qarkullim të urës kryesore mbi lumin Ibër.
-
Dendias takon Ramën në Athinë: Ramë dakord në parim për çështjen e ‘Detit’! Shqipëria shembull për Turqinë
28 Prill 2023, 14:00Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias thotë se procesi i përmbylljes së marrëveshjes për çështjen e Detit me Shqipërinë mund të shërbejë si shembull për Turqinë. Në takimin me kreun e qeverisë, Edi Rama që ndodhet në Athinë për të marrë pjesë në forumin ekonomik të Delphit, Dendias u shpreh i lumtur se Shqipëria ka rënë dakord në parim për marrëveshjen.
-
Bie ndjeshëm prirja e shqiptarëve për të emigruar dhe qëndruar në Greqi
28 Prill 2023, 13:30Greqia po vlerësohet si një vend gjithnjë e më pak tërheqës për emigracionin shqiptar, ndryshe nga vitet e mëparshme kur ishte vendi që kishte numrin më të madh të shqiptarëve me lejeqëndrime, por edhe numrin më të madh të refugjatëve shqiptarë që hynin pa dokumente në territorin grek nga kufiri i gjelbër.
-
Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës
28 Prill 2023, 13:27Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për kryetarë në katër komunat në veri, që u mbajtën të dielën e 23 prillit. PDK dhe Vetëvendosja ndanë pushtetet duke fituar në nga 2 komuna
-
BE e konfirmon: Takimi i Kurti-Vuçiç më 2 maj! Në rend dite çështja e të pagjeturve dhe themelimi i asociacionit
28 Prill 2023, 13:13Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, konfirmoi se në takimin e ri të nivelit të lartë të dialogut mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, në rend dite do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit dhe do të paraqitet drafti i parë i statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
-
U futën për të vjedhur në vilën e një familje italiane, dy shqiptarët kapen ‘mat’ me bizhuteri dhe xhevahire në duar
28 Prill 2023, 13:03Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia Italianë pasi kanë bastisur një shtëpi dhe kanë vjedhur bizhuteri dhe xhevahire.
-
A do të ndalohet TikTok-u në Kosovë?
28 Prill 2023, 13:07Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës do të iniciojë takime me institucionet e sigurisë së Kosovës për të analizuar nëse aplikacioni TikTok paraqet rrezik për sigurinë shtetërore
-
E rëndë në Kosovë, nipi vret xhaxhanë! Shkak konflikti për pronën
28 Prill 2023, 12:44Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësja të premteje në Kosovë, përkatësish në fshatin Kijecvë të Malishevës. Për shkak të një konflikti për çështje pronësië nipi ka vrarë xhaxhain e tij. Gazeta Sinjali raporton se autori i dyshuar është identifikuar si Berat Berisha 38 vjeç.
-
Punëtoret e Korporatës Energjetike të Kosovës në protestë, kërkojë rritje të pagave
28 Prill 2023, 12:38Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) protestuan më 28 prill në Prishtinë, duke kërkuar rritje të pagave.
-
Mediat serbe: Vuçiç shtrohet me urgjencë në spital
28 Prill 2023, 09:32Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shtruar me urgjencë në spital, raportojnë mediat serbe
-
Ballafaqimi Gërvalla- Daçiç në Këshillin e Sigurimit: Krejt çka ndodhi dje në OKB
28 Prill 2023, 09:25Të enjten, ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ajo foli për situatën në Kosovë, por edhe për gjendjen në rajon. Gërvalla, qysh në fillim të fjalimit të saj, e shprehu pakënaqësinë për, siç tha ajo, moslejimin e komunikimit në gjuhën shqipe
-
U rrëzua me biçikletë në greminë, ndërron jetë 14 vjeçari shqiptar në Greqi
27 Prill 2023, 22:57Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 14 vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ra me biçikletë në një greminë. Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e djeshme në fshatin e quajtur ‘Kypseli Agrinio’.
-
Christian Schmidt ndryshon kushtetutën e Bosnjës për të mundësuar formimin e qeverisë
27 Prill 2023, 22:15Më 27 prill, përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, bëri ndryshime të përkohshme në Kushtetutën e entitetit të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, që pritet ta lehtësojnë formimin e Qeverisë së Federatës si dhe ligjeve penale për parandalimin e mashtrimeve zgjedhore.
-
Shqipëria për shfuqizimin gradual të UNMIK-ut
27 Prill 2023, 20:41 -
Chollet bisedon me Vuçiç-in, pret takim konstruktiv mes tij dhe Kurtit në 2 maj në Bruksel! Flitet për krijimin e Asociacionit
27 Prill 2023, 19:43Në 2 maj në Bruksel pritet të ketë një takim mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit në Bruksel. Kështu u shpreh ditën e sotme, Derek Chollet Këshilltari i Lartë i DASH i cili tha se shpreson në një takim konstruktiv mes liderve të Kosovës dhe Serbisë.
