Sociale
-
29 Mars, 11:47
-
-
-
-
Nesër Fitër Bajrami/ Spahiu: Mos harroni të varfrit e të sëmurët! Urojnë Begaj e Rama: Zoti iu pranoftë lutjet
29 Mars, 09:07Pas një muaji agjërimi e sakrificash, besimtarët myslimanë do të kremtojnë nesër festën e Fitër Bajramit. Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë
-
Sonte kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta para
29 Mars, 08:31Kjo do të bëjë që të humbasim 1 orë nga gjumi i mëngjesit, duke u zgjuar më herët. Qëllimi i ndryshimit të orës është për të përfituar sa më shumë nga energjia diellore si dhe kursimi i energjisë elektrike.
-
Parashikimi i motit për sot/ Reshje shiu dhe temperatura deri në 19 gradë
29 Mars, 08:15Shërbimi Meteorologjik ushtarak bën me dije se orët gjatë pasdites do të dominohen nga vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore në male, por me intensitet të ulët
-
Moti i keq/ Breshëri dëmton 160 hektarë parcela të kultivuara me pjeshkë në Lushnjë
29 Mars, 07:36Moti i keq që përfshiu vendin një ditë më parë ka shkaktuar mjaft dëme sidomos në fshatrat e Lushnjës. Fermerët shprehen për Report Tv se investimi i kryer prej kohësh ka shkuar dëm.
-
Fronëzohet Kryepeshkopi Joan: Do forcoj unitetin e Kishës, mos braktisini vendin! Të pranishëm qindra besimtarë e krerët e shtetit! Greqia sjell 2 ministra (VIDEO)
29 Mars, 07:17U zhvillua këtë të shtunë në Tiranë ceremonia e fronëzimit të kryepeshkopit të ri, Joanit. Klerikë nga e gjithë bota dhe krerët më të lartë të shtetit, ndoqën ceremoninë bashkë me dy ministra grekë. Fortlumturia e tij u angazhua për të forcuar unitetin brenda Kishës, e bëri thirrje që vendi të duhet e të mos braktiset.
-
Filetot me salmonelë/ AKU për Report Tv: U shpërndanë në 10 qarqe! Tërhoqëm mbrapsht 4 tonë, kompania s’bashkëpunoi, na ndihmuan Tatimet për t’i gjetur (VIDEO)
28 Mars, 20:19AKU jep detaje të reja për Report Tv pas bllokimit të një sasie të madhe të filetos së pulës me salmonelë. Martin Jorgaqi, Drejtori i Menaxhimit të Riskut i AKU thotë se bëhet fjalë për 7.9 tonë fileto pule me salmonelë që është kapur në port. Kompania ka refuzuar urdhrin e bllokimit dhe një pjesë e filetos është hedhur në treg. Jorgaqi thotë se ishte ndarë në 10 qarqe dhe është tërhequr nga tregu rreth 4 tonë fileto pule me salmonelë.
-
Shëndeti oral, 430 mijë depistime në shkollat e Lezhës, problem mungesa e ndërgjegjësimit për të kryer kontrolle
28 Mars, 18:53Pavarësisht punës në terren të stomatologeve publik, problem mbetet mungesa e ndërgjegjësimit për të kryer kontrolle të rregullta dentare, ka deklaruar Drejtoresha e Përgjithshme e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Jeta Deda.
-
Muaji i Ramazanit/ Rama shtron iftar: Myslimanët e Shqipërisë nuk janë problem, por vlerë e shtuar! Për ne BE më shumë se një grup traktatesh, është vëllazërim
28 Mars, 18:14Si çdo vit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda shtruan iftar këtë të premte në ambientet e Pallatit të Kongreseve, me të ftuar personalitete të shumta. Rama u shpreh se myslimanët e Shqipërisë janë vlerë e shtuar, e cila së shpejti mund t'i bashkohet Bashkimit Europian, me anëtarësimin e vendit në Union.
-
Gripi i shpendëve ‘shuan’ fermat e rrit me 8 lekë çmimin e vezëve! 427 mijë pula të ngordhura te Rea’s dhe AIBA! Gati 1 mln vezë të asgjësuara
28 Mars, 17:57Më shumë se 427 mijë pula kanë ngordhur brenda një muaj nga gripi i shpendëve që ka prekur dy ferma në Durrës, “Rea’s” dhe “AIBA”. Report TV mëson se pulat janë asgjësuar përmes djegies, si dhe 975 mijë vezë janë bllokuar dhe asgjësuar. Kjo situatë ka sjellë shtrenjtim të menjëhershëm të vezëve në treg.
-
Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane, Alban Dervishi: E nisa si marinar i thjeshtë, kam lundruar në çdo det të botës (VIDEO)
28 Mars, 17:25I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane.
-
-
E zhdukur prej 2 marsit të këtij viti, emisioni 'Pa Gjurmë' gjen adoleshenten korçare, tregon arsyet e largimit të saj nga shtëpia (BISEDA E PLOTË)
28 Mars, 16:30E zhdukur prej datës 2 mars të këtij viti, gjendet falë emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv adoleshentja korçare, V.H. Ajo u lidh me moderatoren Odeta Dume ndërsa tregoi dhe arsyet e largimit të saj nga shtëpia.
-
Protestë në Memaliaj/ Era rrëzon shtyllat, 3 mijë banorë një javë pa drita: OSHEE nuk përgjigjet për defektet, faturat i paguajmë
28 Mars, 16:11Prej një jave, rreth 3 mijë banorët e Buzit, Luftinjës, Qesaratit dhe Krahës në Bashkinë Memaliaj, janë pa energji elektrike. Shkak është bërë moti i keq, me erë dhe shi që ka rrëzuar shtyllat elektrike. Banorët, mbledhur në protestë ndaj OSHEE-së, thanë se rrjeti është tejet i amortizuar dhe defektet janë të vazhdueshme.
-
Nesër ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan! Të pranishëm krerët e shtetit, Presidenti Begaj fjalim! Të ftuar nga Greqia dhe 13 Kisha Ortodokse të Botës
28 Mars, 15:54Me praninë e qindra besimtarëve, përfaqësues nga kishat të ndryshme të botës, dhe me prezencën e krerëve më të lartë të shtetit shqiptar e të ftuar nga Greqia, do të fronëzohet të shtunën Kryepeshkopi i ri, Joani. Ceremonia do t’i hapë rrugë ushtrimit të plotë të detyrës së tij si drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
-
Tërmeti në Myanmar, burime nga Ministria e Jashtme: Deri tani nuk ka shqiptarë të prekur
28 Mars, 14:11Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi sot Mianmarin dhe lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Tajlandë e Kinën Juperëndimore. Burime nga Ministria e Jashtme kanë thënë për Report Tv se deri më tani nuk ka një raportim për shqiptarë të prekur nga tërmeti.
-
Të paktën 7.9 tonë fileto pule me salmonelë nga Brazili/ AKU pa transparencë, fsheh kompaninë! Burime: ‘Dimal’ theu urdhrin e bllokimit
28 Mars, 12:11Të paktën 7.9 tonë fileto pule me salmonelë me origjinë nga Brazili u kap në Portin e Durrësit nga AKU. Kjo është sasi e pretenduar zyrtarisht nga vetë AKU, ndërsa burime bëjnë me dije se kjo shifër mund të jetë më e madhe, deri në 18.3 tonë. Sasia u fut në Shqipëri më 11 mars. AKU zero transparencë, fsheh kompaninë. Report Tv mësoi me burime se është kompania ‘Dimal’. Pse nuk e tregon AKU kompaninë, mbron konsumatorin apo biznesin mashtrues? Kontrolle në 9 subjekte në Vlorë, tërhiqet fileto me salmonelë.
