Sociale
-
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai vlerësoi performancën e vajzave dhe djemve të Orkestrës së Forcave të Armatosura, të cilët sollën në brigjet e Pashalimanit meloditë e "Ritfolk", duke i dhënë jetë një kujtese kulturore të veçantë.
24 Gusht, 15:44 -
Rikonstruksioni i Spitalit të Gjirokastrës, Rama: Do t'i shërbejë mbi 60 mijë banorëve e turistëve (VIDEO)
24 Gusht, 15:20Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga rikonstruktimi i spitalit, ku përmes një posëtimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky spital do t’i shërbyer banorëve të zonës, por edhe turistëve që vizitojnë qytetin e gurtë.
-
Pushuesit vendas e të huaj preferojnë Velipojën: Ka përmirësime, hapësira publike është shumë e mirë! Vijmë rregullisht
24 Gusht, 13:50Pushuesit shprehen se ndihen të lirë dhe komodë falë sipërfaqes së bollshme që ofron plazhi, ndërsa standardet e mbajtjes së pastërtisë e bëjnë eksperiencën edhe më të këndshme.
-
Sot dita e Shën Kozmait, pelegrinazh në Manastirin në Kolkondas të Libofshës! Fortlumturi Joani: Shenjtorët kemi nevojë t'i imitojmë, jo vetëm t'i admirojmë
24 Gusht, 13:55Me qindra besimtarë kremtuan Festën e Shën Kozmait në manastirin e Kolkondasit, duke ndjekur pelegrinazhin dhe duke ndezur qirinj. Meshën e drejtoi Kryepeshkopi Joan, i cili theksoi rëndësinë e ndjekjes së shembullit të shenjtorëve.
-
-
Banorët e Lumit të Vlorës në protestë, bllokojnë rrugën: 35 vite në harresë, na mungon infrastruktura (VIDEO)
24 Gusht, 10:16Për 30 minuta banorët bllokuan rrugën e lumit të Vlorës, një aks kryesor që lidh zonën me bregdetin e Himarës. Ata kërkuan rikonstruksionin e rrugës e cila, prej 35 vitesh, është lënë në harresë pa asnjë ndërhyrje.
-
-
U nda nga jeta pas një arresti kardiak, homazhet për gazetarin Artur Zheji do të mbahen nesër në Universitetin e Arteve të Bukura
24 Gusht, 10:02Homazhet për gazetarin, që u nda nga jeta një ditë më parë teksa ndodhej me pushime në Sarandë, do të mbahen nga ora 10:00-12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura. Ngushëllimeve për ndarjen nga jeta iu bashkua edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.
-
Biznesi i 'urisë', shqiptarët po braktisin dietat me pak kalori për ushqimet e pasura me proteina
24 Gusht, 07:35Moda e re ushqimore është e qartë: konsumatorët po braktisin dietat me pak kalori për ushqimet e pasura me proteina. Nga qiqrat e pjekura te kefiri dhe proteina shtazore, tregu ushqimor global dhe ai shqiptar, po përshtatet me një “uri” të re që vjen nga palestrat, mediat sociale dhe dëshira për një trup më të fortë.
-
Mot i qëndrueshëm, si pritet të jenë temperaturat këtë të diel
24 Gusht, 07:29Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare në relievet malore në lindje.
-
-
-
-
-
Fierza, fshati i dritës në terrin e harresës! Banorët: Duhet rruga për të ‘ringjallur’ kullat për turizëm
23 Gusht, 18:42Në Fierzën e dritës jetojnë vetëm 50 nga 500 banorët që ishin dikur. Por edhe pse të larguar prej dekadash, shumë kthehen në festën e kthyer në traditë, për të mos e braktisur plotësisht vendlindjen. Banorët thonë se vetë kanë sjell ujin dhe energjinë, por rruga mbetet problem madhor që pengon ringjalljen për turizëm të kullave historike.
-
Ndërron jetë papritur gazetari Artur Zheji! Po festonte datëlindjen e të birit në një restorant në Sarandë, pësoi arrest kardiak (REAGIMET)
23 Gusht, 16:54Gazetari Artur Zheji është angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH, ATSH dhe gazeta Mapo. Zheji la pas bashkëshorten, vajzën 19 vjeçe dhe djalin 22 vjeç. Reagime nga bota e medias dhe politika.
-
Stuhia e fuqishme përfshin Elbasanin, erë e fortë dhe rrebeshe shiu! Lëvizje mjetesh me vështirësi në rrugë (VIDEO)
23 Gusht, 14:46Elbasani është pushtuar sot nga një mot i pazakonshëm, me erë të fortë dhe e shoqëruar nga një rrebesh shiu. Reshje të fuqishme kanë përfshirë qytetin dhe zonat përreth
-
Fluks i lartë mjetesh dhe udhëtarësh në doganën e Qafë-Thanës, radhë e gjatë pritjeje! Policia shqiptare punon me 8 sportele (VIDEO)
23 Gusht, 12:26Dhjetëra automjete kanë krijuar radhë në të dyja kahet, duke shtuar kohën e pritjes për kalimtarët. Për të përballuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin, autoritetet kufitare shqiptare po punojnë me 8 sportele aktive në total
-
Trafik i rënduar nga ‘Rruga e Kombit’ deri në Lezhë! Dyndje pushuesish nga Kosova, deri në 3 orë pritje: Po na kthehet në makth (VIDEO)
23 Gusht, 11:51Për të përshkuar vetëm 17 kilometra rrugë, qytetarët thonë se u duhet të presin deri në tre orë, duke e cilësuar situatën të papranueshme, pasi pushimet po kthehen në makth për ta. Edhe kjo fundjavë gushti po shoqërohet me një fluks të jashtëzakonshëm mjetesh në Rrugën e Kombit, nga Rrësheni në Milot dhe në drejtim të Lezhës
-
Kosova s'e braktis bregdetin shqiptar! Në 22 ditë gushti, mbi 830 mijë persona hynë nga pika kufitare e Morinës
23 Gusht, 11:28Në 22 ditët e para të gushtit, më shumë se 830 mijë persona, pjesa më e madhe shqiptarë të Kosovës kaluan në pikën kufitare të Morinit, me destinacion bregdetin shqiptar. Pavarësisht këtij fluks, radha u shmang në kufi nga marrëveshja e lëvizjes së lirë, por trafiku u rëndua në Rrugë të Kombit, Milot dhe Lezhë.
