Sport
-
Milan ka kaluar me sukses testin e vështirë të Bergamos pasi ka mposhtur me shifrat 1-3 Atalantën e Gjimshitit dhe Berishës. Në këtë takim shkëlqeu edhe një herë sulmuesi Piontek.
17 Shkurt 2019, 11:21 -
Barcelonës i mjafton goli i Messi-t, vijon e qetë në krye të “La Liga-s”
17 Shkurt 2019, 11:17Barcelonës i ka mjaftuar goli i Messi-t për të marrë tre pikët kundër Valadolid. Ndërkohë fitore edhe për Atletico Madrid që në transfertë ka mposhtur Vallecano-n.
-
Acarohen mardhëniet mes tifozëve zikaltër dhe Icardit, sulmohet makina e bashkëshortes së tij
17 Shkurt 2019, 02:28Të tencionuar e të acaruar nga Mauro Icardi një grup tifozësh kanë sulmuar me gurë makinën e menaxheres dhe njëkohësisht bashkëshortes së tij, Ëanda Nara. Gjatë ngjarjes në makinë ndodheshin edhe fëmijët e çiftit.
-
Cungu në orët e fundit te Kukësi, trajnerit “i pritet koka” për rezultaet negative
16 Shkurt 2019, 22:58Armando Cungu me shumë mundësi nuk do të jetë më trajneri i Kukësit. Drejtuesit e klubit verilindor kanë marrë këtë vendim drastik pas ndeshjeve të fundit ku ekipi performoi larg pritshmërive.
-
Të dielën 4 ndeshje të Superligës, spikat Laçi-Partizani dhe Flamurtari-Skënderbeu
16 Shkurt 2019, 17:00Të dielën do të luhen 4 ndeshje të Superligës me Partizani kryesues që do të udhëtojë drejt Laçit me synimin për të rritur akoma më shumë diferencën me ndjekësit pas humbjes së Kukësit. Ndërkohë në Vlorë do të luhet Flamurtari-Skënderbeu, në kryeqytet përballën Tirana me Luftëtarin ndërsa ndeshja e fundit do të jetë ndërmjet Kamzës dhe Kastriotit.
-
Trupi i Sala mbërrin në vendlindje, homazhet do mbahen në klubin ku u rrit
16 Shkurt 2019, 14:58Trupi i pajetë i futbollistit Emiliano Sala ka mbërritur në vendlidjen e tij në Argjentinë, ndërkohë homazhet për 28-vjeçarit do të kryehen në klubin e San Martin.
-
Frikë për familjen Icardi, sulmohet me gurë makina me të cilën udhëtonte Wanda dhe fëmijët
16 Shkurt 2019, 14:51Persona të paidentifikuar kanë sulmuar me gurë makinën e bashkëshortes dhe agjentes së Mauro Icardi-t, Wanda Nara-n. Në makinë gjatë incidentit kanë qenë edhe fëmijët e çiftit.
-
Dramë në Durrës, Teuta përmbys Kukësin dhe e mbyll me dy të kuq, Hidi bën heroin
15 Shkurt 2019, 20:04Teuta ka fituar ndaj Kukësit mbrëmjen e sotme duke fituar me shifrat 2-1, portieri Hidi bën mrekullinë duke pritur penalltinë e goditur në minutën e fundit
-
Protesta e opozitës shtyn për të dielën ndeshjen Tirana-Luftëtari
15 Shkurt 2019, 12:11Protesta e opozitës shtyn për të dielën ndeshjen e Kategorisë Superiore mes Tiranës dhe Luftëtarit.
-
Barcelona rinovon me trajnerin Valverde, bashkë edhe në sezonin e ardhshëm
15 Shkurt 2019, 11:39Barcelona-Valverde bashkë edhe në sezonin 2019-2020. Valverde ka mbështetjen e futbollistëve, tek Barça që prej 2017-tës
-
Europa League/ Napoli,Interi dhe Chelsea prekin kualifikimin, humbasin Lazio dhe Arsenal
15 Shkurt 2019, 10:21Napoli , Interi dhe Çelsi i fituan ndeshjet e para të fazës së 1/16 të Europa League dhe prekin kualifikimin për më tej. Lacio u mposht në Romë nga Sevija 1-0 ndërsa Arsenali u surprizua në Bjellorusi nga Bate Borisov.
-
Ramos pranon se kartoni i verdhë ishte i qëllimshëm/ Ylli i Realit rrezikon ndëshkimin nga UEFA
15 Shkurt 2019, 06:58Deklarata e bërë nga Sergio Ramos pas përfundimit të sfidës mes Ajaxit dhe Realit të Madridit, i cili e pranoi se e kërkoi qëllimisht kartonin e verdhë për të mos luajtur ndeshjen e kthimit . është bërë shkak që ndaj tij të shpërthejnë shumë polemika. “Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk e bëra me qëllim atë ndërhyrje, por ndonjëherë në futboll duhet të marrësh vendime me peshë”, u shpeh Ramos me anë të një shkrimi në Twitter
-
Juventus nuk ndalet, kërkon që Salah të luajë në Torino
15 Shkurt 2019, 05:42Salah mund të vishet bardhë e zi sezonin e ardhshëm pasi zëra të shumtë flasin për një transferim të yllit tek Juventus. Sipas “The Guardian”, për të blerë karonin e Salah Juves i duhen duhen afërsisht 175 milion euro, një shumë e madhe të cilën ajo kërkon ta minimizojë duke futur në tratativa edhe Paolo Dybala.
-
Interi arrin të sigurojë 3 pikëshin ndaj Rapidit/ Mungesa e Icardit nuk vërehet
15 Shkurt 2019, 04:19Interi arriti të sigurojë 3 pikëshin ndaj Rapidit pas një loje të shkëlqyer të realizuar në Vienë. Zikaltërit nuk e vërejtën në asnjë moment mungesën e Icardit por përkundrasi luajtën një lojë të shkëlqyer me plot raste për të shënuar.
-
Tomorri braktis kampionatin dhe lëshon akuza të forta: Maskaradë e kurdisur nga FSHF
14 Shkurt 2019, 19:55Një vendim që vjen pas dënimit nga Komisioni i Disiplinës ku klubi berates u dënua me humbjen e ndeshjes 3-0 në tavolinë në favor të Apolonisë
-
Roma kërkon të blindojë Nicola Zaniolon, por talenti italian pëlqen Juventusin
14 Shkurt 2019, 18:30Te Roma po mendojnë të blindojnë talentin Nicola Zaniolo, i cili në sezonin e parë po bën një kampionat të madh si dhe po shkëlqen në “Champions”.
-
Veprimi i Ramos në fundin e ndeshjes, kapiteni i Realit rrezikon dy ndeshje pezullim në “Champions League”
14 Shkurt 2019, 15:38Sergio Ramos rrezikon të dënohet nga UEFA me dy ndeshje pezullim nga “Champions League”. Kjo pasi kapiteni i Realit mendohet se ka marrë me dashje kartonin e verdhë në sfidën me Ajaks për të munguar në ndeshjen e ardhshme.
-
Moratti mbron Icardin: Ka qënë kapiten i shkëlqyer, vendim i pavlerë heqja e shiritit
14 Shkurt 2019, 12:38Ish-presidenti i Interit në një intervistë për mediat italiane ka mbrojtur sulmuesin argjentinas duke thënë se Icardi ka qënë një kapiten shumë i mirë pasi gjithmonë ka luajtur me entuziazëm dhe profesionalizëm dhe nuk kam asgjë për të thënë.
-
Lezhë/ Goditën me mjete të forta futbollistët e huaj, nën hetim dy persona
14 Shkurt 2019, 09:23Në një sherr të ndodhur ditën e djeshme disa të rinj u konfiltuan me futbollistët e huaj të skudërës së Besëlidhjes.
-
Luhaten tensionet mes skuadrës së Interit dhe Mauro Icardit
14 Shkurt 2019, 05:14Mauro Icardi ka refuzuar të udhëtojë në ndeshjen e Interit në Europa League kundër Rapid Vienna pasi atij iu hoq shiriti i kapitenit nga “dora”. Sulmuesi argjentinas, 25, është nën kontratë deri në vitin 2021, por klubi ka negociuar një marrëveshje të re me gruan e tij Wanda Nara, e cila vepron si agjenti i tij
