Fiorentina fundos Milanin. Kuqezinjtë bëjnë nisjen më të keqe të një sezoni me 4 humbje në 6 ndeshje gjë që për herë të fundit kishte ndodhur në sezonin 1938-1939. Vjollcët dhuruan spektakël në “San Siro” me një Ribery në superformë dhe fituan 3-1. Pulgar kaloi Fiorentinën në avanatzh që në minutën e 14-të me penallti ndërsa ekipi i Marco Giampaolo mbeti me një lojtar më pak në minutën e 55-të kur Musacchio u ndëshkua me të kuq. Castrovilli dyfishoi shifrat për miqtë e drejtuar nga Vincenzo Montella duke e dërguar rezultatin në 0-2 në minutën e 66-të.
Chiesa një nga më të mirët humbet penallti por Ribery ishte i papërmbajtshëm dhe dehu mbrojtjen e Milanit dhe shënoi golin e tretë. I vetmi reagim i Milanit ishte goli i Rafael Leao që tregon se i vetmi lojtar në formë është ai.3 humbje radhazi dhe 4 në 6 ndeshjet e para, Milani është pa busull.
Gishti është drejtuar nga trajneri Marco Giampaolo për krizën e Milanit. Spalleti, Rudi Garcia e Shevchenko shihen si opsione por Maldini e mbron duke thënë se loja nuk i kënaq por drejtuesit janë në anën e trajnerit. Vetë Giampaolo nënvizon se nuk e ka menduar dorëheqjen. “Asnjë hakmarrje por gëzim shumë i madh të mposhtësh Milanin” ky ishte reagimi i Vincenzo Montella-s pasi Fiorentina e tij triumfoi në Milano./ Përgatiti Andi Kapxhiu