Ekspulsioni administrativ – dëbimi nga territori italian

Ekspulsioni administrativ – dëbimi nga territori italian

Qëllimi i kësaj dritareje informuese është tu ofrohet lexuesve një orientim paraprak për temat që më shqetësojnë dhe më preokupojne ditë pas dite në profesionin tim.

Një prej këtyre problemeve, për të cilin shumë bashkështetas më kontaktojnë vazhdimisht, është pa dyshim ai i të ashtuquajturit ekspulsion apo dëbim nga territori italian si rrjedhojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit të lirë të personave. Rreth kësaj teme qarkullon shpesh një informacion i gabuar, që shtyn të interesuarit t’u drejtohen personave të pakualifikuar, të cilët shpesh keqësojnë më tej situatën.

Ekspulsioni administrativ është një masë kufizuese me të cilën goditen personat që hyjnë apo qëndrojnë në mënyrë të parregullt në territorin italian, pa ju nënshtruar kontrolleve në kufi apo pa kërkuar lejen e qëndrimit në afatin e caktuar.

Urdhërat e dëbimit, ndryshe nga ç’ka mendojnë pjesa më e madhe e personave, nuk anullohen në mënyrë automatike nga rregjistri i të dhënave, por për këtë qellim duhet të ndiqet një proçedure e vecantë me ndihmën e profesionistëve.

Hapi i parë, nëse një person rezulton i goditur nga kjo masë kufizuese, është të bëhet një kontroll i detajuar në rregjistrin SIS, rregjistër që përmban të dhënat që kanë të bëjnë me dëbimet nga çdo territor i vëndeve Schengen. Shpesh të interesuarit kanë informacione te gabuara rreth ekspulsioneve që ekzistojnë në emër të tyre, apo nuk kanë ruajtur kopje të ketyre urdhërave meqënëse bëhet fjalë për masa të dhëna shumë vite më parë. Për këtë arsye kërkesa e informacionit është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e paevitueshme.

Hapi i dytë, pasi të merret një përgjigje e saktë në lidhje me datën dhe përmbajtjen e ekspulsionit, është të kontrollohet nëse periudha e masës në fjalë ka kaluar dhe nëse gjatë gjithë kësaj kohe i interesuari nuk ka shkelur urdhërin për të mos hyrë në territorin e një shteti Schengen.

Në vijim hartohet një kërkesë e detajuar në gjuhën italiane që duhet të depozitohet në Ambasadën përkatëse në Shqipëri. Kësaj kërkese duhet ti bashkëngjiten dokumenta që provojne faktin që personi i interesuar është larguar menjëherë nga territori i shtetit, si p.sh nëpërmjet vulës së daljes në pashaportë apo biletës së udhëtimit. Njëkohësisht duhet të bashkëlidhen dokumenta që provojnë në mënyrë të pamohueshme që i interesuari ka respektuar këtë urdhër dhe ka kaluar këtë periudhë në Shqipëri, si p.sh. kontratat e punes, provimet, pagesat e ndryshme, etj.

Proçedura është sa e thjeshtë, aq dhe specifike, prandaj personat e interesuar duhet t’u drejtohen avokatëve, profesionistëve apo organizatave të ndryshme që merren me problemet e emigracionit jo vetëm në Itali, por dhe në shtetet e tjera të BE-së, të cilët mund ti ndihmojnë hap pas hapi në mënyrë konkrete e t’u rikthejnë lirinë e lëvizjes.

Unë u përqëndrova në rastin e Italisë sepse është proçedura që njoh personalisht, por koncepti është i ngjashëm dhe për vëndet e tjera të Komunitetit Europian.

Përsa i përket shtetit italian, kohët e fundit avokatët me origjinë shqiptare kanë krijuar një shoqatë profesionale që vihet në dizpozicion e në ndihmë të bashkëqytetarëve duke i ndihmuar te kapërcejnë të gjitha vështirësitë, siç mund të jetë ajo e mosnjohjes së gjuhës. Në të njëjtën mënyrë janë organizuar prej kohësh dhe kolegët që ushtrojnë profesionin ligjor në Angli.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja