Bota
-
Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se në mbarë vendin janë arrestuar 99 anëtarë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik.
2 Gusht, 17:45 -
Turqia bllokon Instagramin, por s’tregon arsyen
2 Gusht, 13:27Turqia ka bllokuar aksesin në rrjetin social Instagram në territorin e saj, pa dhënë arsye konkrete ose sqarim se sa do të zgjasë ky vendim.
-
Spiunët e 'fjetur', miliarderi rus, miku i Putinit dhe zgjedhjet e Bidenit! Skenari i fshehtë i SHBA - Rusi për shkëmbimin e të burgosurve
2 Gusht, 13:26New York Times, Financial Times dhe BBC zbulojnë detaje nga shkëmbimi i 26 të burgosurve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara që i ngjajnë skenarit të një filmi spiunazhi. Realiteti është edhe më emocionues dhe shënon një pikë në favor të administratës Biden, por edhe të Putinit dhe Turqisë, të cilat luajtën një rol vendimtar
-
Nga banda e ‘Diabolikut’ te prangat në Dubai, merr fund arratia për ‘mbretin e narkotikëve’, Dorian Petoku! Si u arratis nga qendra e rehabilitimit në Itali
2 Gusht, 09:42Ka marrë fund arratia për "mbretin e narkotikëve", shqiptarin Dorian Petoku. 35-vjeçari është vënë në pranga në Dubai, pas një bashkëpunimi të Guardia di Finanza dhe policisë së Emirateve. Petoku është një nga emrat e famshëm të klaneve mafioze shqiptare.
-
Përqafime dhe lot, Biden e Harris presin të burgosurit e liruar: Ne jemi SHBA, t’i kthejmë ata pranë familjeve (VIDEO)
2 Gusht, 08:21Tre amerikanë, përfshirë gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, të cilët u liruan në një marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve me Rusinë, janë kthyer në tokën amerikane. Ata u pritën nga Presidenti Joe Biden, Kamala Harris dhe familjet e tyre. Lot dhe përqafime në aeroport.
-
OKB: Të shmanget përshkallëzimi në Lindjen e Mesme
2 Gusht, 07:52Pas sulmeve me vrasjen e udhëheqësve të Hamasit dhe Hisbollahut në Teheran dhe Bejrut disa vende të Këshillit të Sigurimit bëjnë thirrje për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm në Lindjen e Mesme.
-
BE paralajmëron Hungarinë mbi lehtësimin e vizave për shtetasit rus
2 Gusht, 07:50Komisionerja e Bashkimit Europian për Çështje të Brendshme paralajmëroi të enjten Hungarinë se vendimi i saj për të lehtësuar kufizimet e vizave për shtetasit rus dhe bjellorus përbën një kërcënim të mundshëm të sigurisë dhe se do të merrte masa nëse shqetësimet e saj nuk trajtoheshin.
-
SHBA njeh kandidatin e opozitës si fitues të zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë
2 Gusht, 07:38Qeveria e Shteteve të Bashkuara njohu të enjten kandidatin e opozitës Edmundo González si fitues të zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë.
-
Irani thotë se një pjesëtar i Gardës iu vra gjatë sulmit izraelit në Bejrut
2 Gusht, 07:31Milad Bidi, anëtar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, është vrarë gjatë sulmit ajror izraelit më 30 korrik që shënjestroi komandantin e lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr në Bejrut të Libanit.
-
-
Detaje të reja nga vrasja e liderit të Hamas, Haniya/ New York Times: Nuk ishte raketë, por një bombë me telekomandë
1 Gusht, 20:38Detaje të reja janë zbardhur nga New York Times lidhur me vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniya. Fillimisht u tha se Haniya u vra nga një raketë izraelite në Teheran, ku ndodhej për ceremoninën e betimit të presidentit të ri iranian, por bëhet me dije se lideri i Hamas u vra nga një bombë e telekomanduar, e vendosur në bujtinën ku po qendronte.
-
Ish-Presidenti Trump ngjall reagime me komentet për identitetin e Nënpresidentes Harris
1 Gusht, 19:17Ish-Presidenti Donald Trump pretendoi të mërkurën se Nënpresidentja Kamala Harris i kishte mashtruar votuesit lidhur me përkatësinë e saj racore. Zoti Trump po fliste para Shoqatës Kombëtare të Gazetarëve Afrikano-Amerikanë në Çikago, në një intervistë që u shoqërua nga tone të ashpra.
-
Përpjekje diplomatike për të parandaluar përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme
1 Gusht, 16:25Turma të mëdha iranianësh morën sot pjesë në ceremoninë mortore për udhëheqësin e grupit militant Hamas në Teheran. Homazhet dhe lutjet u kryesuan nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei para se trupi i tij të dërgohet në Katar për varrim.
-
Shkëmbim i madh të burgosurish mes SHBA dhe Rusisë! Lirohen 2 gazetarë dhe ish- marinsi amerikan! Turqia koordinon shkëmbimin
1 Gusht, 15:41Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së. Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovich, ish marinsi Paul Whelan dhe një numër amerikanësh. Gjithashtu mes të liruarve pritet të jetë edhe gazetarja e Radio Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva.
-
Sezoni turistik! Italia ul çmimet për shkak të konkurrencës nga Shqipëria, “Corriere Della Sera”: Një shezlong kushton 10 euro në ditë
1 Gusht, 15:23Sipas prestigjiozes italiane 'Corriere Della Sera', kjo gjë ka bërë që vendi ynë fqinj, Italia, të ule çmimet, ndërsa veçon plazhet e Milano Marittima, një fshat i Cervias në provincën e Ravenës, i njohur për turizmin.
-
Bloomberg: Rusia liron gazetarin amerikan Evan Gershkovich
1 Gusht, 15:07Evan Gershkovich, reporteri i Wall Street Journal, dhe ish-marinsi amerikan Paul Whelan, të burgosur që nga viti 2018, janë liruar nga Rusia në kuadër të një shkëmbimi të të burgosurve.
-
Itali/ Traktori përmbyset dhe e zë poshtë, humb jetën fermeri shqiptar
1 Gusht, 15:06Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali pasi traktori që po drejtonte u përmbys dhe e zuri poshtë
-
Goditet rrjeti i trafikut të drogës nga Ekuadori në Europë! ‘Koka’ e organizatës Dritan Gjika
1 Gusht, 14:43Dritan Gjika dhe Mario S. janë dy shqiptarët që kanë drejtuar një nga organizatat më të forta që bënte trafikun e kokainës nga Ekuadori në Evropë. Tashmë Prokuroria e Ekuadorit zyrtarizoi akuzën për krim të organizuar ndaj trafikantëve
-
Shantazh, korrupsion, beteja për pushtet… Lufta sekrete e Mossad-it
1 Gusht, 14:38“Në Teheran, ashtu si në Bejrutin e Jugut, një agjent i Mossad-it është gjithmonë “gjashtë shkallë larg” nga burimi i tij. Ata që kanë informacionin nuk duhet të jenë të vetëdijshëm se po i bëjnë një nder Izraelit: shpesh nuk e marrin vesh kurrë.
-
Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të krahut ushtarak të Hamasit në Gaza
1 Gusht, 14:25Mohammed Deif, kreu i krahut ushtarak të Hamasit që nga viti 2002, u vra muajin e kaluar në një sulm ajror izraelit në pjesën jugore të Rripit të Gazës