Vazhdojnë protestat në Gjermani, mijëra shoferë kamionësh mbushin rrugët

Vazhdojnë protestat në Gjermani, mijëra shoferë kamionësh mbushin rrugët

Foto nga Gjermania

Fermerët nuk heqin dorë nga protesta. Të tjera organizime dhe tubime masive do të mbahen në Berlin. Sipas policisë në protesta pritet të marrin pjesë rreth 1500 shoferë me automjetet e tyre.

Ndër kërkesat kryesore të tyre është tërheqja e rritjes së tarifave që paguajnë në bazë të ndotësve të emetuar që në shumë raste arrijnë edhe 80%.

Në të njëjtën kohë ata kërkojnë edhe kushte më të mira pune për drejtuesit profesionistë. Sipas Shoqatës Federale të Shpërndarjes dhe Transportit (BLV), kamionët pritet të mbërrijnë sot në qendër të Berlinit, për të marrë pjesë në demonstratën e planifikuar për nesër në mesditë në Portën e Brandenburgut.

Zona pritet të qëndrojë e bllokuar të paktën deri në mbrëmjen e nesërme dhe priten vonesa dhe probleme në shumë pjesë të rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Rritjet e çmimeve të tarifave, të cilat zbatohen nga 1 dhjetori 2023 në përputhje me legjislacionin e BE-së, kanë të bëjnë me kamionët mbi 7.5 tonë, ndërsa nga 1 korriku 2024 masa do të shtrihet për automjetet mbi 3.5 tonë. 

Automjetet me emetim zero janë ende të përjashtuara nga detyrimi për të paguar tarifat.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit