Bota
-
Presidenti amerikan u përgjigjet gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë për marrëdhënien e tij me kryeministren italiane.
2 Tetor, 23:50 -
G7 konfirmon se do të nxjerrë 100 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike për të ulur çmimet
2 Tetor, 21:06Vendet e G7 kanë rënë dakord të nxjerrin deri në 100 milionë fuçi naftë nga rezervat e tyre strategjike gjatë katër muajve të ardhshëm, në një përpjekje të koordinuar për të ulur çmimet e larta të energjisë dhe për të lehtësuar presionin mbi tregjet e naftës.
-
Zhduket shqiptari në anijen turke të sulmuar në Rusi, i vëllai e kërkon: Mund të jetë në spital në Moskë
2 Tetor, 19:57Një anije transportuese mallrash me shumicë, e quajtur “Aroyat”, u sulmua më 27 shtator, ndërsa po i afrohej portit të Novorossiysk-ut, në Rusi. Një listë zyrtare e viktimave nuk është publikuar; megjithatë, një marinar shqiptaro-turk dyshohet se është i zhdukur
-
Disfata e Netanyahut në prag të zgjedhjeve në Izrael, Gjykata e Lartë lejon partitë arabe të garojnë më 27 tetor
2 Tetor, 18:17Vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare në Izrael, Benjamin Netanyahu përballet me një zhvillim që mund të ndikojë në betejën e tij për të siguruar shumicën e nevojshme për të qeverisur. Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin që mbante jashtë garës dy blloqet kryesore arabe, duke u hapur rrugën të marrin pjesë në zgjedhjet e 27 tetorit.
-
Kievi dhe Budapesti pranë marrëveshjes historike, Ukraina ndryshon ligjin për pakicën hungareze në këmbim të heqjes së vetos për negociatat me BE-në
2 Tetor, 18:04Sot në parlamentin ukrainas është paraqitur një projektligj që zgjeron të drejtat arsimore të pakicave kombëtare dhe forcon garancitë për përdorimin e gjuhës së tyre në shkolla. Nëse ligji miratohet, Hungaria mund të heqë veton për hapjen e pjesëve të tjera të negociatave të Ukrainës me BE-në.
-
Ministri letonez i Mbrojtjes: Sulmet hibride të Rusisë janë shqetësimi kryesor, jo retorika bërthamore
2 Tetor, 17:56Në një memorandum diplomatik të shpërndarë te vendet anëtare të NATO-s, Moska tha se kishte informacione se aleanca po përgatitej për një “bllokadë ajrore dhe detare” të territorit rus.
-
Konfliktet në Lindjen e Mesme, media: Irani po përgatitet për një përgjigje më të ashpër nëse sulmohet sërish nga SHBA-ja
2 Tetor, 16:52Që kur Presidenti Masoud Pezeshkian u kthye nga Nju Jorku javën e kaluar, komandantët dhe zyrtarët e lartë janë përqendruar në fushëveprimin dhe kohën e çdo përgjigjeje nëse Uashingtoni sulmon përsëri.
-
SHBA/ Momente paniku në autobusin e shkollës, shoferi humb ndjenjat! Nxënësja ndalon mjetin në sekondën e fundit dhe shmang tragjedinë (VIDEO)
2 Tetor, 16:46Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur nxënësja Alexis Smith merr kontrollin e situatës dhe kërkon ndihmë për shoferin.
-
Qeveria e Pedro Sanchez humb votimin në Parlament, rrëzohen dekretet për krizën e strehimit! Rritet presioni për zgjedhje të parakohshme në Spanjë
2 Tetor, 16:33Ndërkohë, mijëra protestues vijojnë të jenë të mbledhur në sheshin Puerta del Sol në Madrid. Komiteti i qiramarrësve, që drejton protestat, ka thirrur manifestime të njëkohshme më 3 tetor në Madrid dhe në 22 qytete të tjera të Spanjës.
-
Lufta/ Zelensky: Moska dëshiron që ukrainasit të largohen nga kryeqyteti! Putini do që të përshkallëzojë konfliktin sa më shumë
2 Tetor, 15:54Presidenti Volodymyr Zelensky, në një intervistë me El País, pohoi se Rusia po përpiqet t'i detyrojë ukrainasit të braktisin Kievin duke intensifikuar sulmet ndaj objektivave civilë.
-
SHBA shton një tjetër aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme! Trump: Irani do të bëjë lëshime, kriza do të mbarojë shpejt
2 Tetor, 14:46SHBA po shtojnë aeroplanmbajtëse dhe luftanije të tjera në lindjen e mesme në një kohë kur Presidenti amerikan është duke shqyrtuar përgjigjet ndaj Iranit në rast të mos firmosjes së një marrëveshjeje finale. Trump shprehet se do të bëjë lëshime dhe se kriza pritet të përfundojë shpejt.
-
OKB: Ushqimet po shtrenjtohen sërish, çmimet kapin nivelin më të lartë në gati 4 vjet
2 Tetor, 14:19Rritjen më të madhe e kanë dhënë drithërat, sheqeri dhe vaji vegjetal. Sipas OKB-së nëse presionit në Hormuz dhe Detin e Zi vazhdojnë rritja e kostove do të vazhdojë idomos në vendet që varen nga importi i ushqimit dhe energjisë.
-
Marta Kos për Corriere della Sera: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të procesit të zgjerimit! Ukraina? Nuk do të ketë as lehtësime, as privilegje
2 Tetor, 13:24Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet që kryesojnë aktualisht garën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kështu e përshkruan panoramën e zgjerimit komisionerja evropiane Marta Kos në një intervistë për "Corriere della Sera", ku flet edhe për Ukrainën, duke e bërë të qartë se lufta e ka kthyer zgjerimin në një prioritet gjeopolitik,
-
U godit me thikë nga ndihmëspiloti i tij, kapiteni rrëfen momentin dramatik: Isha në luftë me jetën kur po tentoja të hapja derën e kabinës!
2 Tetor, 12:52Kapiteni indian i avionit të Flydubai, i cili u godit me thikë nga bashkëpiloti i tij ka treguar momentet dramatike ku rrëfeu se edhe pse ishte i plagosur ka mundur të hapi derën e kabinës për të lejuar pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të hynin dhe të ndalonin sulmuesin.
-
Aksident zinxhir, 69 automjete aksidentohen në SHBA, mjegulla e dendur “pushton” autostradën!
2 Tetor, 10:56Një aksident masiv ka ndodhur në Karolinën e Jugut në SHBA, ku 15 kamionë të mëdhenj u përfshinë në një përplasje me 50 automjete të tjera. Sipas mediave të huaja fatmirësisht nuk pati viktima, katër persona mbeten të bllokuar brenda automjeteve, dhe 11 të tjerë morën me dëmtime të lehta dhe u dërguan në spital.
-
I dënuar në Belgjikë me 12 vite burg dhe 560 mijë euro gjobë, Enid Kasmi arrestohet në Venezuelë dhe zhduket! Dosja e panjohur e shqiptarit, banda e tij kishte 200 mln €
2 Tetor, 09:29Enid Kasmi, shqiptaro-kolumbiani i arrestuar në Venezuelë, kërkohet nga Belgjika për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Sipas dokumenteve, ai ishte organizonte transportin e kokainës nga Amerika Latine drejt Belgjikës, duke përdorur edhe avionë. Megjithatë, ende nuk dihet vendndodhja e tij.
-
Franca ‘zien’ nga protestat e gjimnazistëve, mbi 1763 të arrestuar, pjesa më e madhe të mitur! Drejtori i shkollës në Marsejë spërkatet me benzinë
2 Tetor, 08:47Nxënësit e gjimnazeve kanë bllokuar hyrjen në klasa për të kërkuar zëvendësimin e mësuesve që mungojnë, klasa më pak të mbipopulluara dhe kushte më të mira infrastrukturore. Mbi 300 institucione arsimore janë përfshirë në të gjithë Francën, nga Parisi në Marsejë.
-
Putin paralajmëron Perëndimin: Rusia është gati të përdorë çdo armë për të mbrojtur Kaliningradin
1 Tetor, 22:26Presidenti Vladimir Putin ka thënë se Rusia do të përdorë të gjitha armët që ka në dispozicion nëse konsideron se enklava e saj baltike e Kaliningradit sulmohet.
-
Putin: Rusia u detyrua të mbronte veten, stërvitjet në Detin Baltik ishin një përshkallëzim
1 Tetor, 21:11Takimet vjetore të Klubit Valdai duhej të mbaheshin në Soçi, por muajin e kaluar, sulmet me dronë ukrainasë në Detin e Zi i detyruan organizatorët të kalonin në qytetin e Istrës, dyzet kilometra larg Moskës.
-
Sulmi i planifikuar pranë bazës amerikane në Britaninë e Madhe, arrestohet 27-vjeçari britaniko-iranian
1 Tetor, 20:44Një shtetas britaniko-iranian është arrestuar nën dyshimin për përgatitje të akteve terroriste, në lidhje me incidentin e ndodhur në bazën ajrore RAF Fairford, kanë bërë të ditur autoritetet britanike kundër terrorizmit.