Bota
-
12 Maj, 13:49
-
I dehur dhe nën efektin e kokainës, përplasi për vdekje këmbësorin në Itali dhe u largua, arrestohet 52 vjeçari shqiptar në Bolonja
12 Maj, 13:38Sipas mediave italiane, pas përplasjes ai nuk ndaloi për t’i dhënë ndihmë viktimës, por u largua duke braktisur makinën e dëmtuar rreth 500 metra më tej. Automjeti u gjet me xham të thyer, gjurmë gjaku dhe airbag të hapur, ndërsa drejtuesi ishte zhdukur.
-
‘Stuhi’ rreth Starmer, 81 deputetë i kërkojnë dorëheqjen! Kryeministri britanik refuzon largimin, ikën një ministre e kabinetit
12 Maj, 13:37Kryeministri britanik Keir Starmer nuk do të japë dorëheqjen megjithë presionin e madh nga deputetët e forcës së tij politike pas humbjes në zgjedhjet lokale të javës së kaluar. Në mbledhjen e qeverisë këtë të martë Starmer mori përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve, por tha se do të udhëheqë ndryshimin që ka premtuar për qytetarët.
-
Europa diskuton për dërgimin e emigrantëve në vende të treta, rikthehet debati për 'modelin Ruanda'
12 Maj, 13:28Ministrat europianë pritet të diskutojnë të premten krijimin e kampeve jashtë BE-së për azilkërkuesit e refuzuar
-
Fëmijët e humbur të Ukrainës, si përfunduan mbi 20 mijë të mitur të rrëmbyer në kampet e riedukimit dhe shkollat ushtarake të Rusisë
12 Maj, 12:25Sipas autoriteteve ukrainase dhe organizatave ndërkombëtare, Rusia jo vetëm që i ka rrëmbyer fëmijët me forcë, por përpiqet edhe t'u ndryshojë identitetin.
-
Marrëveshja me Shqipërinë, Meloni gati planin për rikthimin te ‘formula’ fillestare: Në kampin e Gjadrit sërish emigrantë që kapen në det
12 Maj, 11:34Qeveria italiane po përgatit një dekret të ri për t’u rikthyer te projekti fillestar i kampit në Gjadër. Miratimi pritet brenda muajit qershor.
-
Marrëveshja me Shqipërinë, Meloni gati planin për rikthimin te ‘formula’ fillestare: Në kampin e Gjadrit sërish emigrantë që kapen në det
12 Maj, 11:34Qeveria italiane po përgatit një dekret të ri për t’u rikthyer te projekti fillestar i kampit në Gjadër. Miratimi pritet brenda muajit qershor.
-
Lufta/ Trump: Teherani do ta braktisë 100% pasurimin e uraniumit! Presidenti i SHBA gati për fluturimin drejt Kinës, me Xi Jinping bisedë dhe për Iranin
12 Maj, 11:35Donald Trump shprehet i sigurtë se ushtria amerikane do të marrë në zotërim rezervat bërthamore të Iranit. Edhe pse e krahasoi armëpushimin me një pacient që ka vetëm 1% mundësi të jetojë, Trump tha se nuk ka nxitim për të arritur një marrëveshje me Teheranin. SHBA-të e kanë nën kontroll situatën me Iranin deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë përpara fluturimit për në Kinë, duke u shprehur se për luftën do të fliste gjatë edhe me kryeministrin Xi Jinping.
-
'Netflix ju shikon', gjiganti i transmetimit paditet për 'spiunazh' ndaj përdoruesve dhe krijimin e opsioneve të varësisë
12 Maj, 10:47Në padi pretendohet se Netflixi ka mashtruar konsumatorët për vite me radhë duke deklaruar se nuk mbledh apo shpërndan të dhënat e përdoruesve, ndërkohë që sipas autoriteteve kompania ka gjurmuar preferencat e shikuesve dhe i ka shitur këto informacione te ndërmjetësuesit e të dhënave dhe kompanitë e teknologjisë së reklamimit
-
Si top kristali! NASA publikon videon e astronautëve të Artemis II duke luajtur me një pikë uji (VIDEO)
12 Maj, 08:32Një video tregon ekipin e Artemis II duke eksperimentuar me një pikë uji brenda kapsulës Orion. Uji shihet duke formuar një sferë të përkryer ndërsa pluskon nëpër kabinë.
-
Trump udhëton drejt Kinës për marrëveshje tregtare mes krizave globale, luftës në Ukrainë dhe përplasjeve me Iranin
12 Maj, 08:36Donald Trump dëshiron që Kina të bindë Teheranin të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin për t’i dhënë fund konfliktit. Kina ruan lidhje me Iranin dhe mbetet një konsumator i madh i eksporteve të tij të naftës.
-
Anija e prekur nga Hantavirus niset për në Holandë, pasagjerët e fundit evakuohen nga Tenerife
12 Maj, 08:19Zbritja e pasagjerëve i jep fund një operacioni kompleks, i cili deri tani ka rezultuar në evakuimin dhe riatdhesimin e 94 personave në vendet ku jetojnë, 41 ditë pasi MV Hondius u nis nga jugu i Argjentinës dhe nëntë ditë pas rezultatit të parë pozitiv për infeksionin viral respirator.
-
Hantavirusi/ Pasagjerët amerikanë në karantinë në Nebraska, zyrtarët e Shëndetësisë: Rreziku publik është 'shumë i ulët'
11 Maj, 23:03Më shumë se 90 pasagjerë të anijes turistike, aktualisht të ankoruar në Ishujt Kanarie të Spanjës, po riatdhesohen. Një pjesë e personave që ishin në anije, për shkak të ekspozimit me Hantavirus janë karantinuar. Ndërkohë autoritetet shëndetësore thonë se rreziku për publikun mbetet i ulët.
-
-
‘Tërmet’ në qeverinë britanike, dorëhiqen 4 deputetë të Partisë Laburiste! 64 parlamentarë kërkojnë largimin e Keir Starmer
11 Maj, 22:2864 deputetë deri tani kanë kërkuar publikisht që Starmer ose të largohet menjëherë, ose të paraqesë një afat kohor për largimin e tij.
-
-
Skenë si në filmat aksion! U mor peng nga një çift, taksisti 58-vjeçar në Turqi shpëton duke çarmatosur kriminelin (VIDEO)
11 Maj, 21:4958-vjeçari u rrëmbye nën kërcënimin e armës (pushkë gjahu me ajër), nga një çift, 31-vjeçari Semih T dhe 36-vjeçarja Gulbahar. Gjatë ndjekjes, 31-vjeçari qëlloi drejt policëve që po ndiqnin taksinë. Ndërkohë që aksioni vijonte, taksisti urdhërohej nga pengmarrësi që të drejtonte makinën sipas udhëzimeve të tij.
-
-
Hantavirusi/ Doktor Alimehmeti: Në botë përllogariten 100 mijë të prekur! Shkalla e vdekshmërisë nga kjo sëmundje arrin në 10-15%
11 Maj, 20:36Doktori Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Hantavirusi nuk është një risi për botën, por është një realitet i kahershëm, pasi sipas tij, përllogaritet që të paktën 10 mijë deri në 100 mijë persona të prekën çdo vit nga ky virus.
-