Bota
-
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së zbuloi të premten asryen se po hetonte ish-presidentin Donald Trump për marrjen e dokumenteve nga Shtëpia e Bardhë.
27 Gusht 2022, 08:22 -
Ishte në-kontrollin e paqeruajtësve rusë, forcat e armatosura të Azerbajxhanit rimarrin qytetin strategjik pranë Nagorno-Karabakut
26 Gusht 2022, 22:11Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev deklaroi të premten se forcat e armatosura të vendit të tij kanë rimarrë kontrollin mbi qytetin kyç të Laçin, i cili lidh rajonin separatist të Nagorno-Karabakut me Armeninë, dhe ishte nën kontrollin e paqeruajtësve rusë që nga nëntori i vitit 2020.
-
-
Centrali bërthamor në Ukrainë, rritet frika për një rrjedhje të mundshme radioaktive
26 Gusht 2022, 21:11 -
-
La Repubblica: Spiunia ruse arriti të depërtonte në bazën e NATO-s në Napoli për 10 vjet
26 Gusht 2022, 18:47Një e infiltruar e shërbimeve sekrete ruse ka arritur të depërtojë dhe të krijojë lidhje të forta me personelin dhe figurat kryesore të bazës së NATO-s në Napoli dhe të flotës së 6 të SHBA. Misioni i 30 vjeçares, një grua kozmopolite që zotëronte 6 gjuhë të huaja, u zbulua nga një investigim i mediave gjermane
-
Bastisja në shtëpinë e Trump-it, publikohet urdhri që autorizoi FBI-në për kontrollin e pronës! U gjetën dokumente 'top sekrete'
26 Gusht 2022, 18:29Departamenti Amerikan i Drejtësisë sikurse njoftoi këtë të premte ka publikuar një version të reduktuar të dokumentit që shpjegon arsyen e kontrollit që FBI-ja kreu në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Florida në fillim të këtij muaji, ku agjentët konfiskuan të dhëna dhe dokumente të tjera të klasifikuara.
-
Skandali i përgjimeve në Greqi, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e kryeministrit Mitsotakis
26 Gusht 2022, 18:01Pas skandalit me shërbimin sekret që ka përgjuar telefonin e një gazetari të ekonomisë së CNN Greece edhe kreun e partisë opozitare PASOK në Greqi, presioni ndaj kryeministrit Kyriakos Mitsotakis është shtuar.
-
'E ardhmja e Erdoganit varur tek Rusia'
26 Gusht 2022, 17:28Turqia po thellon marrëdhëniet tregtare me Rusinë pavarësisht sanksioneve perëndimore kundër Moskës. Vëzhguesit politikë thonë se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mund të mbështetet tek Rusia për të ndihmuar në lehtësimin e problemeve ekonomike në rritje të Turqisë, ndërsa ai përballet me zgjedhjet për një mandat tjetër vitin e ardhshëm. Korrespondeti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Stambolli
-
Sulm kibernetik ndaj shërbimeve qeveritare në Mal të Zi, autoritetet fajësojnë Rusinë
26 Gusht 2022, 16:54Agjencia e Sigurisë së Malit të Zi (ANB) konfirmoi më 26 gusht se shërbimet ruse ishin përgjegjëse për një sulm të fuqishëm kibernetik që preku të gjithë strukturën shtetërore të informacionit të Qeverisë së Malit të Zi.
-
Moderna padit Pfizer & BioNTech për kopjim të teknologjisë mbi vaksinën kundër COVID-19
26 Gusht 2022, 16:28Kompania farmaceutike Moderna bëri të ditur në një deklaratë të premten se do padisë kompaninë Pfizer dhe partnerin e saj gjerman BioNTech për shkelje të së drejtës së autorit dhe pronësisë intelektuale gjatë zhvillimit të vaksinës së parë për COVID-19 të miratuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
-
Shefi i OBSH-së: Nuk ndihmoj dot familjarët e mi në Etopi, po vdesin urie
26 Gusht 2022, 16:16Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus, ka thënë se nuk mund t’iu dërgojë para familjarëve “të uritur” në rajonin Tigray në Etiopi
-
Udhëtoi 20 herë drejt Gjermanisë me vizë italiane, vajza e Putinit u shpëtoi shërbimeve të inteligjencës
26 Gusht 2022, 14:46Vajza e Putinit nga viti 2015 mund të ketë kaluar të paktën 20 herë në territorin gjerman ka përdorur edhe një vizë Shengen të lëshuar nga Italia.
-
Fundosja e jahtit luksoz në brigjet italiane në pronësi të një oligarku rus! Mister shkaqet, nisin hetimet (VIDEO)
26 Gusht 2022, 12:49"M/Y Saga", jaht luksoz 40 metra i gjatë i fundosur ditë e shtunë, më 20 gusht në Gjirin e Squillace, rreth 9 milje detare larg brigjeve të Catanzaro Marina në jug të Italisë ishte në pronësi të oligarkut rus Gennady Ayvazyan.
-
Zelensky: Shkëputja e centralit bërthamor nga rrjeti i Ukrainës mund të shkaktonte katastrofë radioaktive
26 Gusht 2022, 11:53Evropa u përball me rrezikun e një katastrofe nga rrezatimi radioaktiv të enjten kur një central bërthamor i pushtuar nga Rusia u shkëput nga rrjeti energjetik i Ukrainës, tha Presidenti Volodomyr Zelensky.
-
Lufta në Ukrainë/ Fjala e Papës për Daria Dugina: Çmenduri! Zelensky: Rusia e ka sjellë Evropën një hap më afër katastrofës bërthamore
26 Gusht 2022, 08:42Bergolio kishte thënë: "Të pafajshmit paguajnë luftën". Sipas Kuleba "ata krahasojnë padrejtësisht agresorin dhe viktimën". Zelensky, nga kanali i tij Telegram, sulmoi Moskën për shkëputjen e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia nga rrjeti elektrik, duke vënë kështu në rrezik sistemin e ftohjes së centralit.
-
Policia franceze çan me thikë gomonen e shqiptarëve që ishin nisur për Britani! U hodhën edhe spraj (VIDEO)
26 Gusht 2022, 07:49Autoritetet franceze kanë filmuar momentin kur ka shpuar një gomone teksa ka përdorur edhe spraj kundër emigrantëve që tentuan të kalonin Kanalin për në Britaninë e Madhe. Grupi që përfshinte shqiptarë dhe kurdë po përpiqeshin të niseshin me gomone nga porti i Dunkirkut.
-
Berisha ‘non grata’, koordinatori i qeverisë amerikane: Në luftën kundër korrupsionit, SHBA përqendrohet tek dukuria, jo tek emrat
25 Gusht 2022, 21:42Në konferencën e tij të parë për shtyp të enjten në Uashington, foli edhe për Ballkanin Perëndimor, duke thënë se problemet e tjera ekzistuese në rajon, përkeqësohen si pasojë e korrupsionit. Ai vlerësoi Shqipërinë si partner të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe tha se SHBA do ta luftojë korrupsionin kudo që ta ndeshë. Do promovojmë llogaridhënien dhe sanksionet kundër zyrtarëve të korruptuar!
-
‘Që nga kufijtë e temperaturës për ftohjen ose ngrohjen deri te fikja e dritave nëpër vitrinat e dyqaneve’, Spanja miraton masat për kursimin e energjisë
25 Gusht 2022, 20:40Parlamenti i Spanjës ka miratuar dekretin e qeverisë së pakicës për kursimin e energjisë, duke ratifikuar një sërë masash jopopullore në fuqi që nga 10 gushti, që administrata thotë se tashmë ka ulur konsumin e energjisë elektrike.
-