Policia franceze çan me thikë gomonen e shqiptarëve që ishin nisur për Britani! U hodhën edhe spraj (VIDEO)

Autoritetet franceze kanë filmuar momentin kur ka shpuar një gomone teksa ka përdorur edhe spraj kundër emigrantëve që tentuan të kalonin Kanalin për në Britaninë e Madhe. Grupi që përfshinte shqiptarë dhe kurdë po përpiqeshin të niseshin me gomone nga porti i Dunkirkut.

4 policë të kufirit në Francë i kanë bllokuar rrugën atyre që mbanin gomonen. Njëri prej policëve çau me thikë gomonen me thikë. Numri i emigrantëve që e kanë kaluar këtë kanal ka arritur shifra rekord për këtë vit, në 23 mijë. Vetëm në gusht, aty kanë kaluar 6887 emigrantë. Pavarësisht motit të keq, vetëm të enjten kanë mbërritur në tokën angleze, 400 emigrantë. Britania e madhe ka njoftuar planin për të përshpejtuar dëbimin e azilkërkuesve shqiptarë.

Punonjësit anglezë për emigracionin do të shqyrtojnë me shpejtësi kërkesat për azil të shqiptarëve dhe ata që nuk e fitojnë azilin do të kthehen shpejt. Britania i ka njoftuar shqiptarët për këtë masë edhe nëpërmjet reklamave në gjuhën shqipe. Në 6 muajt e parë të vitit 2022, janë 2165 shqiptarë që kanë shkuar në Angli me gomone. Shqiptarët dhe afganët përbëjnë 18% të numrit total të emigrantëve në Britani.

Sipas një raporti sekret të Inteligjencës Ushtarake, në Angli, 40% e emigrantëve në kanalin e “La Mansh-it”, që ndan Britaninë e Madhe nga kontinenti europian, janë nga Shqipëria. Mësohet se rreth 1075 emigrantë kaluan me gomone 6 muajt e fundit, ndërsa vitin e kaluar ka qenë një shifër prej 757.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TONI TIRANE: 26/08/2022 18:20

    Eshte 2022 dhe jo me ne 1994 kur ikej me gomone. Keta qe ikin shumica do vene ne shtepi bari dhe perfundojne burgjeve. Mire se po iken po shumica jane kontigjent qe punojne ne shtepi bari. Jane terbuar nga mania per te bere leket shpejte dhe leke te pista.

    Përgjigju
  • Alush: 26/08/2022 10:35

    Pse po ikni o Shqipe rrini dhe ndertini vendin tuaj te bukur

    Përgjigju
    • Shqipja: 26/08/2022 11:22

      Vend i bukur por me njerez te ligj!

  • A. N.: 26/08/2022 08:57

    Mjere ky popull i shkrete qe i la te behen miliardere kasten politike 30vjecare ndersa per vete endet rrugeve te botes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)