La Repubblica: Spiunia ruse arriti të depërtonte në bazën e NATO-s në Napoli për 10 vjet

Një spiun ruse ishte gati të depërtonte në personelin e bazës së NATO-s në Napoli dhe në Flotën e 6-të të SHBA-së. Investigimi për rastin në fjalë është publikuar nga mediat italiane, është kryer nga gazeta Der Spiegel dhe La Repubblica.

Protagonistja e atij që cilësohet si “operacioni më i bujshëm i inteligjencës” i kryer nga Moska në Itali, është tridhjetë vjeçarja Maria Adela Kuhfeldt Rivera, e lindur në Peru nga një baba gjerman. Por ky është një indentiteti i rremë pasi emri i vërtetë i gruas që mundi të hyjë në qarqet shoqërore në më shumë se 10 vjet për të depërtuar në majën e Aleancës Atlantike, është Olga Kolobova, vajza e një oficeri rus.

Sipas La Republicca gjurma kryesore që e lidh me shërbimet sekrete të Moskës - është pasaporta ruse e përdorur për të hyrë në Itali: ajo i përket të njëjtës seri speciale të përdorur nga 007 e Gru, inteligjencë ushtarake nën urdhrat e Kremlinit".

Investigimi nuk ka arritur të rindërtojë se çfarë informacioni mori e infiltruara, por ajo ra në kontakt me figurat kryesore të NATO-s dhe të Marinës Amerikane. Asnjë agjent rus nuk kishte arritur të depërtonte kaq thellë në strukturat e Aleancës Atlantike.

30 vjeçarja, një grua kozmopolite dhe me vetëbesim, zotëron gjashtë gjuhë të huaja, u punësua në një kompani për prodhimin e bizhuterive, më pas hyri në rrethet shoqërore e Napolit dhe më në fund arriti të depërtonte në stafin e NATO-s, bazën dhe të Flotës VI të SHBA-së, në drejtimin operacional të aleancës në Evropë. “Një Mata Hari moderne, e cila u dallua për mënyrat e saj joshëse dhe la gjurmë zemrash të thyera përpara se të zhdukej në ajër”, shkruan gazeta.

Nuk dihet nëse e infiltruara ka hyrë fizikisht në bazën e NATO-s apo në komandën amerikane, por ka të dhëna të forta për praninë e saj gjatë disa ceremonive. Në vitin 2018, gruaja “u largua papritur nga Napoli me një fluturim për në Moskë, duke mos u rikthyer kurrë.

“Është e qartë se i gjithë ky rast ngre një çështje sigurie më të përgjithshme, përsa i përket mbrojtjes së sekreteve ushtarake të bazës së NATO-s në Napoli dhe të Flotës së Gjashtë amerikane”, theksojnë shumë analistë italianë.

Sipas La Repubblica, më në fund, burime në shërbimet sekrete italiane thonë se rreth një e treta e diplomatëve rusë në Itali (rreth 80 nga 240 që janë gjithësej) thuhet se janë anëtarë të tre shërbimeve sekrete të Moskës.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 26/08/2022 20:57

    Mbas 4 vjetësh këta e kuptuan që ishte spiune , hahaha sa vigjilent janë amerikanët

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës