Bota
-
Kina e ka marrë mësimin e asaj që ndodhi me pandeminë në muajt e parë të vitit 2020 atje. Nuk ka më mungesë ‘vigjilence’. Shanghai Disneyland, një park shumë i njohur jo vetëm në Kinë, është mbyllur dy ditë pasi një vizitor i fundjavës rezultoi pozitiv me virusin COVID-19.
1 Nëntor 2021, 16:26 -
Punonjësi i IT njoftoi ekstremistin e djathtë në Gjermani që jepte lajme të rremë për COVID se do arrestohej, autoritetet e marrin të pandehur
1 Nëntor 2021, 16:24Një punonjës i gjyqësorit në Berlin në Gjermani ka nxjerrë informacion në lidhje me një hetim penal ndaj një komplotisti të ekstremit të djathtë. Raportet e institucioneve gjermane thonë se punonjësi i IT-së akuzohet se i ka kaluar të dhëna Attila Hildmann, një skeptik i shquar i masave anti COVID dhe ish-kuzhinier.
-
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë infektohet me COVID-19: Jam e vaksinuar dhe po përjetoj simptoma të lehta
1 Nëntor 2021, 13:18Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se doli pozitive në testin për COVID-19 të dielën, ndërsa theksoi se për herë të fundit është takuar me presidentin Joe Biden, të martën.
-
Macron thotë se kryeministri australian gënjeu rreth paktit për nëndetëse
1 Nëntor 2021, 12:41Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se është i sigurt që kryeministri australian, Scott Morrison, e ka gënjyer kur ka anuluar kontratën për nëndetëse ujore, që më vonë ka nxitur krizë diplomatike.
-
5 milionë humbje jete nga COVID-19, ekspertët: Janë më shumë! Varianti delta ‘armiku’ kryesor në ‘luftën’ me pandeminë, ‘arma’ vaksina
1 Nëntor 2021, 12:12Prej 18 muajsh bota është pjesë e një “lufte” që nuk zgjodhi, me COVID-19, një “luftë” që nuk është parë prej dekadash dhe në të cilën kanë humbur jetën 5 milionë njerëz.
-
Kush do të gdhendi kungullin më të bukur nën ujë?! Dhjetëra zhytës bëhen pjesë e konkursit të pazakontë për Halloween-in në Miami
1 Nëntor 2021, 11:28Kur mendojmë për festën e Halloween-in, pashmangshmërisht na shkon mendja edhe te kungulli i gdhendur me drita, cili është një nga simbolet e shumta të kësaj feste.
-
Halloween i frikshëm prej vërteti, festë e përgjakur në SHBA! Një i vdekur e nëntë të plagosur
1 Nëntor 2021, 10:29Të paktën 1 i vdekur dhe nëntë persona u plagosën në një festë të Halloween në Texarkana, Teksas, pasi një person i armatosur qëlloi me armë. Një i dyshuar u arrestua të dielën.
-
Përqafime të ‘zjarrta’ dhe lot gëzimi në aeroporte, Australia ‘thyen’ masat e ashpra anti-COVID dhe hap kufijtë
1 Nëntor 2021, 10:20Përqafime të “zjarrta”, lot gëzimi dhe të qeshura kanë mbushur aeroportin e Australisë, pasi ditën e sotme ka hyrë në fuqi lehtësimi i masave anti-COVID dhe hapja e kufijve.
-
G20/ Vendet e varfra të zhgënjyera: Shanset që ngrohja globale të qëndrojë në kufirin 1.5 gradë celsius, të vogla! Duhet bërë më shumë, është çështje mbijetese
1 Nëntor 2021, 10:05Udhëheqësit që përfaqësojnë më shumë se një miliard nga njerëzit më të rrezikuar nga kriza klimatike thanë se janë "jashtëzakonisht të shqetësuar" dhe kishin shpresuar për më shumë nga samiti i G20 në Romë.
-
‘Vaksina’ shpallet fjala e vitit nga fjalori i Oksfordit! ‘Arma’ e vetme në ‘luftën’ me pandeminë e COVID-19
1 Nëntor 2021, 10:00Vaksina është shpallur fjala e vitit nga leksikografët e Fjalorit anglez të Oksfordit.
-
I veshur me kostum Halloween, i riu sulmon me thikë pasagjerët brenda një treni në Tokio, 17 të plagosur! Momenti kur dalin duke ulëritur nga treni
31 Tetor 2021, 21:38Të paktën 17 persona janë plagosur në një sulm me thikë dhe zjarrëvënie, në një linjë treni nëntokësor në kryeqytetin japonez, Tokio. Pamjet video tregojnë pasagjerët duke vrapuar nëpër vagona larg flakëve dhe duke u ngjitur nga dritaret e trenit
-
Monedha në “Fontana di Trevi” sjell fat për G20! Arrihet marrëveshja për klimën, në 2022 synohet imunizimi me 70% i popullatës në botë nga COVID
31 Tetor 2021, 20:03Monedha e hedhur në Fontana di Trevi nga liderët e G20 duket se u ka sjellë fat në arritjen e një marrëveshje për klimën. Ata vendosën një tavan për ngrohjen globale në 1,5 gradë celcius dhe duke u angazhuar në emetime zero të karbonit deri në mesin e këtij shekulli
-
Shkëputet teleferiku dhe përplaset në tokë, humb jetën 1 person në Çeki
31 Tetor 2021, 17:29Një person ka humbur jetën, pasi një teleferik në lëvizje u shkëput dhe u përplas në tokë në Çeki.
-
Arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Londër, shef kuzhine dhe importues kokaine
31 Tetor 2021, 15:548 persona janë arrestuar pas një operacioni anti-drogë në Angli, mes tyre edhe një shef kuzhine shqiptar, të dyshuar se importonin sasi të mëdha kokaine
-
Fillon Konferenca Botërore e Klimës në Britaninë e Madhe, Von der Leyen: Kemi vetëm një shans
31 Tetor 2021, 13:56Këtë të dielë fillon në Glasgou, Britaninë e Madhe, Konferenca Botërore e Klimës e OKB-së, e njohur si (COP26). 190 vende konsultohen për dy javë për mënyrat e arritjes së kufizimit të ngrohjes globale deri në 1,5 gradë.
-
VIDEO/ Hutoi gardianët dhe i hodhi një litar, modelja seksi 21 vjeçare ndihmon nënën të arratiset nga burgu
31 Tetor 2021, 13:32Një histori e rrallë ka ndodhur Kolumbi. Një vajzë 21 vjeçare, shumë bukuroshe dhe e njohur në instagram, ka ndihmuar mamanë e saj të arratiset nga burgu, duke hutuar një roje të institucionit.
-
Rikthimi në orën diellore/ Analiza e Deutsche Welle: Grindja për ndërrimin e orës në BE
31 Tetor 2021, 12:36Vetëm për shkak se rrezikon humbjen e besueshmërinë, BE duhet ta heqë ndërrimin e orës, që si çdo fund tetori erdhi edhe këtë vit. Pas tre vitesh konsultimesh e premtimesh, ka ardhur koha BE, mendon Bernd Riegert.
-
Po punonin në katin 26-të, gruaja i pret litarin dhe i lë të varur, në rrezik jeta e punëtorëve në Tajlandë: Isha e inatosur, nuk më kishin informuar për punimet
31 Tetor 2021, 12:18Puna me lartësitë është e rrezikshme, po kur dikush të pret shiritin dhe të lë të varur nga kati i 26-të? Kjo me të vërtet është e frikshme!
-
Samiti i G20-s në Romë: Reduktim i subvencioneve për lëndët fosile
31 Tetor 2021, 11:57Në Romë po zhvillohet samiti dyditor i G20-s, ku janë takuar krerët e 20 vendeve më të industrializuara. Vendet e G20-s shprehen, se do të reduktojnë subvencionet shtetërore për lëndët djegëse fosile si qymyri.
-
A mund të bashkohet bota kundër armikut të përbashkët: Ngrohjes globale?
31 Tetor 2021, 10:18Samiti i Kombeve të Bashkuara për klimën këtë vit rishtron një pyetje urgjente për komunitetin ndërkombëtar: A mund të bashkohet bota për t’u përballur me armikun e përbashkët të ngrohjes globale përpara se të jetë tepër vonë?