Kërkohet neutralitet si modeli austriak apo suedez për Ukrainën! Çfarë do të thotë kjo, pse Austria dhe Suedia janë neutrale?

Kërkohet neutralitet si modeli austriak apo suedez për Ukrainën! Çfarë do të thotë kjo, pse Austria dhe Suedia janë neutrale?

Foto ilustruese

Për vite me radhë, Ukraina ka aspiruar të bashkohet me NATO-n, një lëvizje që do të rriste ndjeshëm ushtrinë e saj përballë agresionit rus, por shanset për anëtarësim mbeten të pakta.  Rusia refuzon akuzat perëndimore se dëshiron të ndikojë në Ukrainë dhe pretendon se dëshira e saj kryesore është që Ukraina të jetë neutrale, një shtet neutral dhe jashtë NATO-s.

Por më 24 shkurt, Rusia nisi pushtimin e Ukrainës pas muajsh tensionesh – dhe konflikti i përgjakshëm e ka bërë tani më të imagjinueshëm skenarin e një Ukrainë neutrale. Që nga viti 2019, anëtarësimi në NATO është sanksionuar në kushtetutën e Ukrainës. Rusia ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga kjo dhe të deklarohet neutrale.

Pas gati 3 javë luftë, duket se Ukraina nuk po insiston më për anëtarësimin në NATO dhe nuk ka përjashtuar bisedimet për neutralitetin e mundshëm të vendit në negociatat me Rusinë. Ndërkohë që sot është përmendur edhe rasti i neutralitetit të Suedisë dhe Austrisë, si një model që mund të ndiqet edhe nga Ukraina.

Në të drejtën ndërkombëtare, neutraliteti nënkupton detyrimin e një shteti, i shkaktuar nga deklarata ose detyrimi i njëanshëm, për të mos ndërhyrë në konfliktet ushtarake të shteteve të treta.

Shembuj të neutralitetit ekzistojnë, si Zvicra, Irlanda, Suedia, Finlanda dhe Austria, ku katër këto të fundit janë shtete post-neutrale pasi janë pjesë e Bashkimit Evropian.

Megjithatë, ndërkohë që BE-ja ka një politikë të përbashkët të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, klauzola të largimit janë të disponueshme për të shmangur një bllokim të përgjithshëm.

Rusia deklaroi hapur dhe vazhdimisht se Deklarata e Samitit të NATO-s në Bukuresht në prill 2008, e cila konfirmoi se Gjeorgjia dhe Ukraina do të bëhen anëtarë të NATO-s, ishte një gabim kolosal strategjik dhe përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për interesat thelbësore strategjike të Rusisë.

Rastet e Suedisë dhe Austrisë janë të ndryshëm sa i përket arsyes së neutralitetit por i njëjtë sa i përket angazhimeve ndërkombëtare, për të mos iu bashkëngjitur ndonjë aleance ushtarake apo ndonjë konflikti ushtarak të palëve të treta.  

Pse Austria është Neutrale

Austria është e detyruar për neutralitet nga Traktati i Shtetit Austriak i vitit 1955 dhe kushtetuta e saj, e cila ndalon hyrjen në aleanca ushtarake dhe krijimin e bazave të huaja ushtarake në territorin austriak. Neutraliteti austriak është në fakt një neutralitet i detyruar. Territori i Austrisë ishte i pushtuar nga forcat aleate e Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1955. Në vitin 1955, Bashkimi Sovjetik, në memorandumin e Moskës, kërkoi neutralitetin e Austrisë sipas modelit të Zvicrës dhe shprehu gatishmërinë për zotimet e katër fuqive për integritetin dhe paprekshmërinë e territorit austriak. Të gjitha vendet me të cilat Austria kishte marrëdhënie diplomatike ratifikuan Traktatin e Shtetit Austriak.

Pse Suedia është neutrale

Suedia e mbështet politikën e saj të neutralitetit në traditë dhe jo në një traktat ndërkombëtar. Gjatë konflikteve ushtarake në gjysmën e parë të shekullit të 19-të, Suedia ruajti statusin e saj neutral. Neutraliteti u shpall zyrtarisht nga Mbreti Gustav XIV në 1834. Suedia kishte qenë prej kohësh një fuqi e fortë ushtarake, por ajo e përshtati politikën e neutralitetit me interesat e saj politike. Në vitin 1941 lejoi forcat gjermane të kalonin tranzit përmes territorit suedez në frontin finlandez, dhe në të njëjtën kohë mbronte refugjatët nga nazizmi. Pas vitit 1945, Suedia vendosi të ruajë statusin e saj neutral. Siguria e Suedisë varej fort nga statusi i Finlandës dhe indirekt edhe nga politika e BRSS ndaj Finlandës./ Përgatiti Shqiptarja.com

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Plazhi i Darzezës në Fier bëhet gati për sezonin veror! Rama: Perlë e Adriatikut

Plazhi i Darzezës në Fier bëhet gati për sezonin veror! Rama: Perlë e Adriatikut