Bota
-
Pyetja që po ‘zien’ tani në koridoret e diplomacisë dhe analistëve të gjeopolitikës është: A po përgatit Putin një dredhi dhe blof ndaj presidentit amerikan Trump, për të avancuar me planin e tij të luftës ndaj Ukrainës?! Edhe Macron i telefonon Zelenskyt. Putin nuk e do presidentin ukrainas në bisedime, i vë kushte. Rusia bombardon Kievin me dronë, Ukraina i përgjigjet
8 Gusht 2025, 07:52 -
-
Këshilli i Sigurisë së Izraelit vendos të pushtojë Gazën, Netanyahu: Banorët kohë deri më 7 tetor të evakuohen! Hamasi: Ne do luftojmë
8 Gusht 2025, 07:11Pas dhjetë orësh, rreth orës 03:30 të mëngjesit, Këshilli i Sigurisë nën drejtimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu, i dha dritën jeshile planit të tij. IDF ishte kundër, pasi nuk mund të lëvizen 1 milion banorë në një krizë humanitare. Netanyahu i vendosur: Do ta marrim kontrollin e Gazës, nuk do e aneksojmë! Hamasi nuk dorëzohet
-
Greqia: Numri i migrantëve ka rënë që nga pezullimi i kërkesave për azil
7 Gusht 2025, 22:54Më shumë se 7000 migrantë kanë zbarkuar në Kretë dhe në ishullin e vogël fqinj, Gavdos, që nga fillimi i vitit, krahasuar me 4.935 në vitin 2024
-
Lufta në Ukrainë/ Meloni biseda telefonike me Trump, Zelensky dhe presidentin e Emirateve Arabe: BE dëshiron të jetë pjesë e procesit të paqes!
7 Gusht 2025, 22:38Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi biseda telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Zelensky tregoi detaje të bisedës me Melonin dhe pohoi se BE dëshiron të jetë pjesë e diskutimeve
-
IDF urdhëron evakuimin e Gazës veriore: Lëvizni në jug për sigurinë tuaj!
7 Gusht 2025, 21:27 -
Itali/ Pjesë e rrjetit kriminal që trafikonte klandestinë nga Shqipëria drejt BE, Britanisë e SHBA, kapet 35-vjeçari i kërkuar! Gjykata vendos ekstradimin, punonte në fermë
7 Gusht 2025, 21:10Shqipëria e akuzonte si pjesë e një rrjeti kontrabande emigrantësh, i cili merrej me trafikun e njerëzve drejt Evropës, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara. Gjykata e Apelit të Torinos vendosi në favor të ekstradimit drejt Shqipërisë. Jetonte i vetëm dhe ishte punësuar në një fermë
-
Liban: Qeveria miraton planin e SHBA-ve për çarmatimin e Hezbollahut, ministrat e organizatës braktisin sallën gjatë votimit!
7 Gusht 2025, 20:57Qeveria libaneze ka miratuar planin me njëmbëdhjetë pika, të përgatitur nga i dërguari i SHBA-së Tom Barrack, i cili gjithashtu bën thirrje për çarmatimin e Hezbollahut dhe të gjitha fraksioneve të tij
-
-
Zyrtarja e lartë e KE-së: Kriza në Gazë ngjan shumë me një gjenocid!
7 Gusht 2025, 19:47Kjo është hera e parë që një zyrtare e lartë e KE-së bën një akuzë të tillë, që është në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të bllokut, i cili e ka akuzuar Izraelin për shkelje të të drejtave të njeriut në Gazë
-
Media: SHBA-të nuk e mbështesin aneksimin e Gazës nga Izraeli!
7 Gusht 2025, 19:23 -
The Economist: SPAK në Shqipëri po rrëzon figurat e rëndësishme, kryeministri Rama nuk është i kënaqur
7 Gusht 2025, 19:10Në Tiranën e viteve 1930, siç shkruan Lea Ypi, një akademike shqiptare, në një libër që do të botohet së shpejti, banditët debatonin nëse korrupsioni ishte "shkaku i mjerimit shqiptar apo pasoja më e natyrshme e tij". Mund ta dëgjoni të njëjtin argument sot në kryeqytetin e Shqipërisë.
-
-
Trump propozon regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në SHBA pa llogaritur emigrantët e paligjshëm
7 Gusht 2025, 18:39Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që regjistrimi i ardhshëm i popullsisë në SHBA të mos përfshijë personat që ndodhen ilegalisht në vend. Regjistrimi zyrtar i radhës është parashikuar për vitin 2030, por Trump nuk dha një datë për nisjen e këtij procesi të ri që propozon.
-
Zelensky telefonatë me Ramën: Diskutuam mbi përgatitjet për takimet në qendrat e mëdha ndërkombëtare! Po punojmë për t’i dhënë fund luftës
7 Gusht 2025, 17:36Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama: E informova për situatën në frontin e luftës dhe bisedimet e fundit diplomatike. Faleminderit kryeministrit Rama dhe Shqipërisë!
-
-
‘I dhashë Mossadit informacion në lidhje me Fordow dhe Natanz’, zbulohet rrëfimi i shkencëtarit të ekzekutuar në Iran
7 Gusht 2025, 17:21Rouzbeh Vadi, i cili u ekzekutua për dhënien e informacionit në lidhje me programin bërthamor të Teheranit te Mossad, agjencia izraelite e spiunazhit, ishte vetë një shkencëtar bërthamor.
-
Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë! E ndjekin 6 shtete të tjera
7 Gusht 2025, 16:38Shifrat u publikuan teksa 184 shtete po përpiqen të gjejnë një gjuhë të përbashkët në negociatat në Gjenevë për një traktat, që synon t’i japë fund ndotjes nga plastika
-
Netanyahu mban mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Nëse Hamasi pranon kushtet, s'do ta pushtojmë Gazën! Shefi i IDF: Nëse e bëjmë, do jetë vrimë e zezë
7 Gusht 2025, 15:36Netanyahu mblodhi kabinetin e sigurisë, ushtria del kundër pushtimit të Gazës. Edhe familjet e pegjeve janë kundër luftës. Netanyahu thotë se nëse Hamasi dorëzon armët, s'do ketë as pushtim dhe as luftë. Plani i luftës do zgjasë 4-5 muaj. Mediat: SHBA-të nuk e mbështet aneksimin e Gazës nga Izraeli! Hamasi: Netanyahu po sakrifikon pengjet për interesa personale
-
Putin reagon për takimin me Presidentin Trump, zbulon vendin ku mund të ndodhë
7 Gusht 2025, 14:26Presidenti rus u pyet gjithashtu nëse është i gatshëm edhe për një takim me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe tha se parimisht nuk është kundër.
